Recension: LSDM-ja përsëri me metodat e vjetra, do t’i nxjerrë duhanxhinjtë në rrugë
Një sërë konstatimesh – të pabaza, pa argumente adekuate, e as me burime të precizuara qartë, dhe e gjithë kjo e plotësuar me komente, të cilat në momente marrin formë të diskualifikimit personal. Këto janë karakteristikat kryesore të këtij teksti, i cili nuk i ofron parimet kryesore gazetareske sipas të cilave, së paku në teori, duhet të udhëhiqet një produkt që ka ambicje të jetë profesional. Prandaj, parashtrohet pyetja se a ka pasur fare qëllim që të krijohet një tekst profesional.
Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja përsëri me metodat e vjetra, do t’i nxjerrë duhaxhinjtë në rrugë
Data dhe koha e publikimit: 29.11.2013, 17:46
Data e recensionit: 01.12.2013
Recensues: Vlladimir Mirçeski
Vërtetësia: “E kërkoj, por vështirë ta gjej” – do të mund të thuhej shkurt. E turbullt është e gjithë përmbajtja, e me këtë edhe vërtetësia. Serioze janë formulimet e mëposhtme:
“Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë përgatit protesta të duhanxhinjve. Pas përpjekjes së pasuskesshme të para disa ditëve të paraqitet se ka revolt në mesin e tyre, LSDM-ja megjithatë nuk ndalet këtu, por do tëë vazhdojë me krijimin e protestave të këtilla të kurdisura. Burime të Sitelit nga rruga e Bihaqit thonë se qëllimi i partisë është të paraqitet gjoja pakënaqësia e duhanxhinjve nga qeveria dhe të simulohet përkrahje për LSDM-në”
por argumente në mbështetje të tyre nuk ka. Kredibiliteti i tekstit në mënyrë plotësuese është vënë në pikëpyetje me faktin se në tekst ka përplot konstatime, të cilat, sipas mënyrës në të cilën janë formuluar, i ngjajnë procesit gjyqësor, e jo produktit gazetaresk.
Burimet e informatave: Gjithçka paraqitet si “anonime”, praktikë kjo që është e zakonshme për këtë lloj të teksteve, pa mos e theksuar asnjëherë ndonjë burim preciz , ose ndonjë bashkëbisedues. Njëkohësisht burime të paemërtuara jo vetëm që nuk e tregojnë informatën kryesore, por në fund e analizojnë edhe gjithë situatën:
“Megjithatë, burimet e afërta me Sitelin konsiderojnë se kjo taktikë nuk do të kalojë te populli, për shkak se bujqit shumë mirë e dijnë se sa subvencione shkojnë për çdo vit në llogaritë e tyre”.
Diçka e këtillë është e patolerueshme.
Përmbajtësia: Përmbajtësi ka për atë pjesë të publikut që dëshiron të besojë në konspiracione, teoritë e konspiracionit dhe perceptimin se politikanët e “papërshtatshëm” gjithmonë masat i përgatisin në prapavijë, në hapësira të errëta dhe me qëllim që dikujt t’ia bëjnë sherin. Realisht, në aspekt të përmbajtësisë, teksti nuk ka peshë.
Anshmëria: Normalisht, ka. Do të ishim pozitivisht të befasuar sikur të ishte e kundërta. Në tekste të këtilla, kur në tapet është opozita, pothuajse gjithmonë janë të pranishme elementet e anshmërisë për “palën tjetër”.
Komentimi: Në këtë rast format e komentit janë të integruara në tekst, por nuk e përmirësojnë, por e shëmtojnë. Gjithçka është bërë në mënyrë të paaftë dhe në momente kalon në nënçmim të disa funksionarëve opozitarë se qenkan nga “shkolla e…”.
Kualitetit i titullit: Konstatim për të cilin artikulli nuk ka ofruar argumentim adekuat. Do të mund të thuhej se titulli (keq) përdor dhe është orientues.
Fotografia: Shumë shpesh në raportet televizive, siç është edhe ky, fotografive të përdorura nuk u kushtohet shumë rëndësi. Kjo ndodh edhe tani, fotografia “as që tregon diçka të veçantë, e as që informon shumë”.
Përfundimi: Në rastet e këtilla është vështirë të jepet ndonjë përfundim, e të mos përsëritet nga e kaluara. Teksti nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë informative, tezat e plasuara nuk janë të mbëshetura në fakte, mungojnë bashkëbiseduesit, të cilët, në mes tjerash, gjithmonë i bëjnë më të “gjallë” kontributet televizive, komentimi është joadekuat, e ashtuquajtura analizë që është ofruar ka një sërë zbrazëtirash. Prandaj, cili është qëllimi i ekzistimit të këtij “produkti”? Me siguri nuk është për shkak të interesit të publikut.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari