Recension: LSDM-ja hesht për skandalet dhe fshihet për përgjigjet

1223-0099876-0908-crop-resize

Nga fillimi deri në fund të këtij artikulli, është e qartë se interesi partiak është vendosur mbi interesin publik, që është qasje e papranueshme dhe joprofesionale . Në Kodeksin e gazetarëve në nenin 13 thuhet:

Gazetari duhet të bëj dallim në mes fakteve dhe opinioneve, në mes lajmit dhe komentimit.

Krejtësisht e kundërta, duke pasur një numër të madh konstatimeve dhe komenteve subjektive, ky tekst është i mëngët në aspekt të fakteve dhe më mirë përshtatet në kategorinë “opinione”. Tentimi për tu graduar me skandal dy raste të ndara, lë dyshim se qëllimi është që informacioni i fundit të spinohet,  e jo të informohet publiku. 

1223Linku deri te artikulli origjinal:LSDM hesht për skandalet dhe fshihet për përgjigjet 

Data dhe koha e publikimit: 15.01.2014, 16:43

Data e recensionit: 20.01.2014

Recensues: Miroslava Burns

Vërtetësia: Gazetari merr pjesë në konferencë për shtyp ku janë paraqitur të dhëna dhe dokumente për rast aktual që ndezi polemika në publik, por në tekst nuk përmendet se çfarë ishte tema e konferencës për shtyp. Lexuesi nuk mundet të përcaktojë se për çfarë bëhet fjalë, sepse nuk përmendet as edhe  emri i aktorit kryesor për të cilën është thirrur konferenca për shtyp. Në disa raste paraqiten pohime të dyshimta sa i përket vërtetësisë së tyre. Për shembull:

Zëdhënësi i LSDM-së qartë se do të vazhdojë me heshtje për gjithë atë që ngarkohet Zaevi .

Autori nuk shpjegon se për çfarë Zaevi “ngarkohet” dhe sipas cilës procedure ligjore, nëse ka njohuri për diçka të tillë.

Burimet e informatave: Gjysma e tekstit është komentim ose fole e fakteve të paatribuara dhe jo shumë bindse. Zëdhënësi i LSDM-së është burimi i vetëm qartë i përmendur.

Përmbajtësia: Mos përmendja e asnjë fjalie nga tema e konferencës për shtyp, le dyshim se autori i këtij teksti këtë e bën me qëllim, që të tërheq vëmendjen e publikut nga tema e konferencës për shtyp në temë tjetër. Kjo, le hapësirë për dyshim me qëllimet të cilat bëhen, edhe pse tekstin e bën jo gjithëpërfshirës.

Anësia: Në drejtim të informimit të përgjithshëm që është prezantuar gjatë konferencës. Në temën e konferencës për shtyp është shkruar tekst tjetër, në këtë tekst nuk janë përdorur  standardet teknike për tu lidhur linqet ënyra se si është shkruar teksti, fjalitë, struktura dhe frazat e përdorura, lënë dyshim se ka  anshmëri politike dhe punë joprofesionale.

Zoran Zaev vazhdon të shpërndajë të pavërteta, mbetën të hapur edhe dyshimet për skandale financiare në komunën e Strumicës. Zëdhënësi i LSDM  duket se do të vazhdojë me heshtje për gjithë atë që ngarkohet Zaevi” 

Komentim: E dukshme është tendenca e paraqitjes së qëndrimeve personale në tekst, i cili sipas kategorisë ku është vendosur, veçanërisht duhet të jetë informativ, e jo komentues. Gazetaria profesionale dhe standardet bëjnë dallim në mes fakteve dhe opinioneve, në mes lajmit dhe komentimit. Në këtë rast një dallim i tillë nuk mund të njihet.

Shilegov në mbrojtje të shefit të vet edhe sot heshti për shumat marramendëse të ndara nëpërmjet tenderit gati se gjitha familjes së ngushtë Zaevi.

Edhe një skandal i madh sot mbeti i pakomentuar. E përditshmja “Dnevnik” doli me kalkulim se firmat e Zaveve vlejnë 12 milion euro edhe pse ai deri tash përmendte shuma nga 6 deri 7 milion euro.

Zoran Zaev vazhdon vazhdon të shpërndajë të pavërteta, kurs mbeten të hapura edhe dyshimet për skandale financiare në komunën e Strumicës. Portali i LSDM-së duket  se do të vazhdojë me heshtje për gjithë atë që ngarkohet Zaevi.

Kualiteti i titullit: Titulli është bombastik, kurse tema e vjetruar. Standardi i dyfishtë. Në funksion të të gjithë tekstit dhe titullit fokusohet në mbështetje të temës e cila është jashtë asaj konferencës për shtyp.

Fotografia: Fotografia është vendosur në mënyrë ilustrative dhe është korrekte.

Përfundimi: Autori të distancohet nga konstatime dhe përfundime subjektive,  standardi është shkelur dhe nuk është respektuar.  Bëhet fjalë për tekst ku autori renditet në anën  e partisë politike dhe i fsheh informatat e paraqitura në konferencën për shtyp. Ajo që konferenca për shtyp nuk është e paraqitur në tërësi jep dyshim për qëllimin e tekstit. Gazetaria bazohet në fakte në zhanret informative dhe jo në opinione dhe komente.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.