Recension: Lideri i LSDM-së nuk pati guxim të hyjë në Klubin e deputetëve

“Pse Zaevi gjeti forcë t’i vizitojë gazetarët, por jo edhe të demonstrojë përgjegjësi dhe pjekuri politike me atë që do të futej në Klubin e deputetëve në mbledhjen e Komisionit”.

Ky gjithsesi është elementi më thelbësor i lajmit nga Klubi i deputetëve i gazetarit të javores, në momentin kur sytë e gjithë opinionit publik ishin të kthyera nga puna e të ashtuquajturit Komision ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.
Është e qartë se lajmi aspak nuk përpiqet të sqarojë se a ësht dashur Zaevi të hyjë në hapësirën ku ka punuar organi i përzier, a do të ishte kjo e mundur  dhe si do të trajtohej kjo, veçanërisht nëse kihet parasyhs se përfaqësuesit e dy partive më të mëdha duheshte të kenë kujdes për praninë reciproke në punën e Komisionit, që kishte përbërje të përcaktua që më parë. Të përkujtojmë se kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase morën pjesë vetëm në sesionin e parë nga shumë sesione që u mbajtën në gusht të punës së Komisionit që t’i japin shtytje punës së tij.

Лидерот на СДСМ не собра храброст да влезе во Клубот на пратениците

Linku deri te artikulli origjinalLideri i LSDM-së nuk pati guxim të hyjë në Klubin e deputetëve

Data dhe koha e publikimit: 24.08.2013

Data e recensionit: 27.08.2013

Recensuesi: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Тeksti bazohet në një ngjarje të vërtetë i pasqyruar ashtu siç ka ndodhur. Kryetari i LSDM-së padyshim me vetëiniciativë ka ardhur në pjesën e Klubit të deputetëve ku kanë qëndruar gazetarët dhe është ndalur për diçka që do të mund të quhej – brifing që nuk është caktuar më parë. Problemi qëndron në atë se ai që e ka bërë lajmin nuk e observuar punën e Komisionit si pjesë e aktiviteteve të një ekipi që ka dinamikë dhe pjesëmarrës për të cilat janë pajtuar palët, që, duke pasur parasysh detyrën që i është caktuar si gazetar, është dashur ta dijë.

Burimet e informatave: Raportuesi ka menduar se prezenca e dukshme në atë ngjarje (brifing) mjafton që të zhvillohet teza se lideri LSDM-së është politikan pa guxim (thënë kalimthi, në një pjesë të mediave shpesh është lidhur me mbiemrin e tij, Zaev, që vjen nga emri i kafshës (lepuri) që është e njohur për atë se është frikacake, që gjithsesi është një aludim jokorrekt). Që të nxirret përfundim për nevojën që Zaevi të futet në Komisionin, do të duheshte të konsultohen edhe tre burime plotësuese, të cilat do ta qartësonin dilemën eventuale të raportuesit se a do të bënte Zaevi veprim korrekt dhe të guximshëm po të futej në hapësirën ku ka punuar Komisioni (!) – një është kryetari i Komisionit, i cili i përcakton dhe kujdeset për rregullat e punës së këtij organi politik-profesional, dhe e dyta, gjithsesi, përfaqësuesit e dy partive, gjë që nuk është bërë. Burimi i tretë ka qenë edhe më i kapshëm – pse këtë pyetje nuk ia kanë parashtruar vetë Zaevit, i cili ka qenë pranë tyre, qartazi i disponuar për bisedë?!

Përmbajtësia: Lajmi – në një kohë kur të gjithë interesoheshin për punën e Komisionit – ka qenë i mirëseardhur, sikurse edhe çdo lajm i ri nga Klubi i deputetëve, vetëm se ajo, hapësirën ku eventualisht i sugjerohet Zaevit të hyjë, e trajton se ndonjë odë shërbimi, ku çdokush mund të hyjë dhe të dalë si të dojë. Pastaj, nga raportuesi, fillimisht do të pritej të kuptojmë se për çka Zaevi ka biseduar me gazetarët, për shkak se, logjikisht kjo do të ishte temë që ndërlidhet me punën e Komisionit. Në vend të kësaj, në këtë rast kemi zëvendësim të temës – në vend që të shkruhet diçka për takimin me Zaevin, bëhet tekst për atë që Zaevi gjoja është dashur ta bëjë, e nuk e ka bërë!

Anshmëria: Gjatë bisedës së Zaevit me gazetarët në Klubin e deputetëve, kryeministri Gruevski, njëkohësisht edhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, ka qenë në Shtip ku ka pasur promovime politike të punës së tij. Dy ditë më parë ishte për vizitë në rajonin e Strugës dhe të Rekës që tingëllonin si tubime parazgjedhore. Pse Zaevi do të duhej të hyjë në hapësirën ku punon Komisioni, e kjo të mos jetë obligim edhe i partnerit të tij të barabartë politik në këto bisedime?!  Këtu gjithsesi bën  pjesë edhe përgjigja për atë se a favorizon teksti dikë apo jo. Në fakt, raporti sugjeron se “ka qenë e paralajmëruar se ai do të marrë pjesë në punën e Komisionit” që është absolutisht e palogjikshme – ose të dy liderët partiakë marrin pjesë në punën e këtij organi ose nuk merr pjesë asnjëri prej tyre! Nëse është ashtu, pyetja e vërtetë për gazetarin është – pse në Klub nuk është lideri “më i guximshëm” politik Gruevski, bile ai nuk është as në qytet?

Komentimi: Lajmi përmban një gjysmëkoment të vogël në pjesën që e cituam më lartë, e edhe ashtu, më tepër është orientues se sa informativ.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Tekst i këtillë nuk është hasur në mediat tjera si temë.

Kualiteti i titullit: Titulli është orientues dhe komentues dhe shërben si paravan që të shmanget ajo që me të vërtetë është pritur nga gazetari në atë moment dhe në ato rrethana – të tregojë diçka që mund të kuptohet në dorë të parë nga lideri partiak i partisë më të madhe opozitare për zhvillimin, rezultatin dhe problemet e punës së Komisionit…

Fotografia: Fotografia poashtu është orientuese – nuk është nga vendi i ngjarjes, është përplot me fotografi, por nga periudha kur Zaevi shkon në bisedime te kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së. Ajo është joadekuate dhe ofron një hierarki simbolike të “vlerave” në jetën politike.

Përfundimi:  Ky artikull është paralajmërues i asaj që ndodhim më pas – kërkimi i fajtorit përr mossuksesin e negociatave në afatin e caktuar fillimisht. Faji, shikuar sipas këtij teksti, është në njërën anë të globit politik, dhe mirë është kur ajo do t’i ngjitet liderit të opozitës, pa marrë parasysh banalitetin e shkakut prë një gjë të tillë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari