Recension: Lexoni dhe shpërndani: Kjo është mrekulli – ilaçe të thjeshta për kancerin

MKnews_mk-mkd-news_co-009870012-098-crop-resize

Sipas psikologëve, është në natyrën e çdo njeriu që të kërkojë zgjidhje alternative për problemet e tij shëndetësore. Sidomos kur mjekësia zyrtare i ka shterrë të gjitha metodat e mundshme. Ky lloj trajtimi me barna popullore, propagandimi, përgatitja dhe shitja e barnave ndihmëse, ilaçeve dhe i përzierjeve tjera bimore është i rregulluar me dispoziat të rrepta ligjore.

Çdo gjë që është jashtë këtyre kornizave konsiderohet, se mund të dëmtojë pacientin dhe dënohet sipas nenit 209 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë:

Neni 209 KP i RM-së

Ai, i cili pa kualifikim të paraparë profesional, merret me shërimin ose ofrimin e ndihmës mjekësore dhe këshillave, do të dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë.

Recensojmë artikull gazetaresk, i cili rekomandon dhe reklamon protokole për trajtimin e sëmundjeve më të rënda për të cilat mjekësia bashkëkohore nuk ka gjetur ilaç, pa mos u thirrur në provat klinike, për atë që e rekomandon ose së paku të përmend, se këto janë vetëm supozime, ose bisedime për revista profesionale. Me një fjalë, përmbajtja e tekstit, kështu siç është prezantuar, së bashku me reklamën, mund kualifikohet si shërim me barna popullore.

FireShot Pro Screen Capture #106 - 'Прочитајте и споделете_ Ова се чудо – едноставни лекови за рак I MKnews_mk' - mkd-news_coLinku deri te artikulli origjinal:  Lexoni dhe shpërndani: Kjo është mrekulli – ilaçe të thjeshta për kancerin 

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2014

Data e recensionit: 05.02.2014

Recensues: Aleksandar Pisarev

Vërtetësia: „Recetat” që mediumi i ofron janë të njohura dhe “rrotullohen” në sajte të ndryshme, me siguri është marrë nga ato. Por, a mundet këto preparate me të vërtetë të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve më të rënda, vetëm në klinikisht mund të vërtetohet, ashtu si në të vërtetë veprohet me barnat tjerë dhe preparate ndihmëse mjekuese. Një informatë e tillë e plasuar hap dyshim se ajo që është publikuar a është e vërtetë.

Burimet e informatave: Nuk ka burim të informatave, kurse sipas hulumtimeve tona e gjithë përmbajtja është marrë nga www.babinLek.mk.

Përmbajtësia: Informata nuk ka asnjë përmbajtje, recetat dhe bimët mjekuese dhe preparatet janë të renditur enciklopedikisht pa koment ose informacion shtesë, nëse efekti i tyre kurues diku është provuar klinikisht. Mediumi i rekomandon si çudibërëse pa distancim dhe paralajmërim se mund të shkaktojnë kontra efekt ose përdorimi i tyre dhe përpunimi në kushte shtëpiake është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet. Teksti publikisht rekomandon përdorim të drogës e cila është e ndaluar: „Vaji i kanabisit i vret qelizat kancerogjene. Toçka!“Duke e ndjekur këtë rekomandim, në një vend tjetër, një aktor i ynë  përfundoi në burg .

Anshmëria: Përmbajtja është e anshme, për arsye se mediumi e ofron si „protokolle që mund të bëjnë çudi në trajtimin e kancerit”.

Origjinaliteti/Plagjiatura: I gjithë artikulli është plagjiatur.  Përmbajtja identike për këto produkte dhe bimë mund të gjenden në një faqe tjetër.

Kualiteti i titullit: Titulli është sensacional dhe i vë në huti lexuesit se ekzistojnë barna edhe për sëmundjen më të rëndë, kurse në tekst nuk konfirmohet me asgjë.

Fotografia: Fotot shoqëruese janë marrë nga portali i lartë përmendur dhe janë regulluar si në udhëzim për trajtim me bimë.

Përfundimi: Bëhet fjalë për tekst jo serioz i cili mund të shkaktojë pasoja shumë të rënda tek shumë pacient. Mediumi tregon se disa preparate i kurojnë edhe sëmundjet më të rënda, çfarë i vë në huti lexuesit dhe të sëmurëve ju jep shpresë të rremë për shërim.

Në fakt, të gjitha “barnat” që janë të listuara në këtë tekst mund të përcaktohet kategorinë shtesat mjekësore. Reklamimi i tyre, aplikimi dhe shpërndarja janë të rregulluara rreptësisht nga ligj.

Mediumi deklaron se kanë ndikim për shumë  sëmundje, në mes të cilave dhe të rëndat. Nuk ka burim ose konfirmim qeveritar nga testimet klinike, e gjithë është në nivel të një mjekimi me barna popullore. Efikasiteti i metodave të tilla të shërimit dhe publikimit të rezultateve jepet veçanërisht në revistat profesionale, tubimet  shkencore dhe revista profesionale nga lëmi i medicinës. Mediumi nuk është thirrur në asnjë burim.

Përfundimi i artikullit është kontradiktor:

„Ekzistojnë shumë barna natyrore për luftë efektive me kancerin, më e rëndësishmja mbi të gjitha është që organizmi të mbetët e shëndosh”.

Sipas logjikës, nëse organizmi ka kancer, nuk është i shëndosh.

Nuk është respektuar neni 1 dhe neni 4 i Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fsheh fakte.

 

Neni 4.

Gazetari do ta publikojë burimin e informatave.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.