Recension: Lereni, ajo edhe ashtu nuk do të punojë në profesionin e saj, por do të martohet

Пуштете ја  таа и така нема да работи на струката  туку ќе се мажи-crop-resize

Nuk ka profesor i cili nuk do të pranojë se në një ose një mënyrë tjetër ka pasur shtypje që ndonjë student/studente e tij ta lëshojë në provim, edhe pse nuk e meritojnë. Të studiuarit si investim jetësor i studentëve, pro edhe i familjeve të tyre,është shumë i madh që të mos kërkohen edhe mënyra që ta tejkalojnë pikën ku do të „mbetën“.

Ky tekst që është subjekt i recensionit, është një pjesë e tillë, nga të qindtat që i ka parë një profesor i Fakultetit të Sociologjisë në UKIM, ndërtohet një strategji e tanë në bazë të cilës duhet të mbrohet masa e cila në madhe është sulmuar në publik për futjen e “mekanizmave të kontrollit” nga ana e qeverisë ndaj institucioneve të arsimit të lartë. Nga një, dy ose pesë pjesë krijohet kundër sulmi i një formacioni të vogël serioz shoqëror si që është zvogëlimi i mëtejshëm i autonomisë së Universiteteve?!

Пуштете ја  таа и така нема да работи на струката  туку ќе се мажиLink deri te artikulli origjinal: Lereni, ajo edhe ashtu nuk do të punojë në profesionin e saj, por do të martohet 

Data dhe koha e publikimit: 06.10.2014, 18:10

Data e recenzimit: 13.10.2014

Recensent: Lubormir Kostovski

Profesor unë paguajë për studimin, çfarë do të bëj nëse më rëzoni, me çfarë të paguajë përsëri vitin kur babai im nuk punon. Nëna e një student tjetër më tha  Lereni, ajo edhe ashtu nuk do të punojë në profesionin e saj, por do të martohet. Kurse, ato janë vetëm disa nga qindra studentë të cilëve ju mbajë ligjërata, çfarë është numër shumë i madh për standarde të fakultetit. Pyetëm se çfarë njohurie mund t’ju transmetojë një numri të tillë të studentëve dhe se ato në të vërtetë a kanë ardhur këtu për njohuritë ose zgjidhjen e çështjeve sociale. Këtë dilemë mbrëmë e parashtroi sociologu Ilija Acevski nga katedra e sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UKIM Shkup lidhur me dilemat që i krijoi paralajmërimi se në të ardhmen do të ketë testim ekstern për studentët në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve”.

Ky është citim nga teksti i nga profesori i cili njihet nga studentët zhurnalistikës, qartë e vë në dije se mbron masën e qeverisë dhe se problemi kryesor është çështja se në universitetet tona “a jepet dhe pranohet njohuri” në marrëdhëniet profesor dhe student,  se sa problematizohet futja e kontrollit të njohurive.

Së pari në deklaratën e profesorit, burimi kryesor i cili është prezent në tekst, mbizotëron opinioni për rënien e kritereve në fakultetet private. Problemi, gjithashtu qëndron në atë, që ndërkohë edhe ministri për arsim Ademi (shih  tekstin) tregoi se mendohet dhe gjen anë ët dobëta edhe në arsimin shtetëror, veçanërisht në të ashtu quajturat fakultete të disperzuara. Profesor të tjerë  – si për shembull ish ministri i arsimit, Nenad Novkovski ,  mendon  se  „do të na qeshet bota” dhe i gjen problemet edhe në universitete të tërë të cilët nuk ofrojë njohuri, nuk kanë kuadro profesional, por harxhojnë para të mëdha nga buxheti (e përmendi Universitetin Sveti Pavle në Ohër).

Në artikull tentohet të gjinden përkrahësit e këtij veprimi të qeverisë edhe atë në të vërtetë nga aspekti i atmosferës në universitete dhe në mes studentëve, por edhe eksperteve, është njëjtë sikur të gjesh “gjilpërën në mullarin e kashtës”. Një nga të gjeturit në këtë “mullarë” është Vlado Timovksi, dekan i Fakultetit Pedagogjik në Shkup, i cili pajtohet se në publik ka dyshime për cilësinë e njohurive që studentët dalin nga fakultetet. Por i përmenduri, përsëri kërkon diskutim publik për këtë çështje me teste të organizuara nga ana e shtetit. Kemi shkurt, prezent edhe një profesor të tretë – Hasan Jashari nga Universiteti i EJL në Tetovë, i cili mendon se është e dyshimtë futja e testimit.

Metodologjia e selektimit të skajshëm të profesorëve që japin deklarata është problematike, me çka pjesa më e madhe tekstit është dhënë profesorit i cili hapur përkrah masën kontroverse të qeverisë, diçka më pak për atë profesor që pjesërisht pajtohet me motivin e qeverisë, por që kërkon debat publik, kurse ai që nuk pajtohet me këtë lëvizje të ministrit Ademi është dhënë në “në vrap”, thjeshtë sprint.

Tekstet e tilla formalisht tentojnë të kenë më shumë burime, dhe spinimi duket më “dinak” çka nuk do të thotë se i njëjti nuk bie nga provimi!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.