Recension: Kush është ajo Dunja Mijatoviq?
Teksti “Kush është ajo Dunja Mijatoviq?”, para së gjithash fillon me titull ofendues, me të cilin, ky tekst përpiqet ta paraqesë përfaqësuesen e OSBE-së për media, Dunja Mijatoviq, si një personalitet i parëndësishëm që përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe që pa asnjë nevojë e komenton lirinë e mediave. Sipas tekstit, Mijatoviqi është personalitet i panjohur në Britaninë e Madhe edhe përkundër asaj se në këtë vend është duke u krijuar një organ i ri rregullator për mediat e shtypura, që është kërcënim për lirinë e mediave.
“Dy gazetat e njohura britanike aspak nuk kanë dëgjuar, e as që janë interesuar për deklaratat dhe funksionin e përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave”
Në fillim, patjetër duhet thënë se në Maqedoni liria e shtypit, aspak nuk mund t’u afrohet standardeve britanike, por teksti që e recensojmë konsideron se edhe Maqedonia, sikurse edhe Britania e Madhe, nuk ka nevojë për komentet e OSBE-së, por harron se në këtë vend evropian asnjë gazetar nuk është në burg dhe se demokracia e atjeshme siguron liri të vërtetë për shtypin. Mijatoviqi, një njoftimin e saj të dhënë si reagim ndaj organit rregullator britanik thotë se ky vend me shekuj është në ballë të lirisë së shtypir, prandaj nuk sheh arsye për një rregullativë të këtillë.
Nuk ka dyshim se organi i ri rregullator britanik duhet të ballafaqohet me kritikë, por ky tekst është akuzë për reagimin e Britanisë së Madhe dhe përpjekje për t’u dëshmuar se funksioni i saj është krejtësisht i panevojshëm dhe nuk ka pse Maqedonia t’i kushtojë vëmendje asaj.
Linku deri te artikulli origjinal: Kush është ajo Dunja Mijatoviq?
Data dhe koha e publikimit: 05.11.2013
Data e recensionit: 06.11.2013
Recensuese: Svetllana Jovanovska
Vërtetësia: Е vërteta e vetme në këtë tekst është ajo se autorja është paraqitur në Britaninë e Madhe dhe ka biseduar me përfaqësuesit e grupacionit që është pronar i tabloideve britanike dhe deklaratat e të cilëve, me gjasë janë transmetuar në mënyrë të saktë, edhe pse nuk është dhënë emri i zëdhënëses me të cilën është biseduar.
“Ajo e mbajti të drejtën e korporatës së saj që të mos prezantohet, duke na sqaruar se ashtu qenkan rregullat e tyre të komunikimit, por s’është me rëndësi. Dy gazetat e njohura britanike aspak nuk kanë dëgjuar, e as që janë interesuar për deklaratat dhe funksionin e Dunja Mijatoviqit, për të cilën në Maqedoni ‘dridhemi’.“
Pjesa tjetër e tekstit është përplot me manipulime që kanë qëllim të vetëm diskreditimin e përfaqësueses së OSBE-së (e me këtë edhe të institucionit) dhe t’i nënçmojë reagimet e saja për dënimin e gazetarit Kezharovski.
Burimet e informatave: Теksti paraqet reagim nervoz për vërejtjet e OSBE-së për Kezharovskin. Burimi i informatës është zëdhënësja e paemërtuar, por konsiderojmë se nuk duhet të ketë dyshim për atë se autorja e tekstit me të vërtetë ka biseduar me të vërtetë. Deklaratat e saj janë përdorur që të konfirmohet teza për atë se OSBE-ja nuk ka nevojë të jetë në Maqedoni.
Përmbajtësia: Për përmbajtësinë e këtij teksti mund të shkruhet shumë, për shkak se ai është shembull i vërtetë për atë se si nuk duhet të duket një tekst gazetaresk.
Autorja e tekstit ka bashkëbisedues nga firma që i boton dy gazeta, por jo edhe gazetarët. Personi, që në tekst është paraqitur si zëdhënëse, sipas të gjitha gjasave nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me punën gazetareske, por me pjesën komerciale të aktivitetit mediatik, kështu që është e kuptueshme që nuk e njeh emrin e Dunja Mijatoviqit. Mijatoviq është funksionare e OSBE-së dhe reagimet e saj janë qëndrime të institucionit për të cilin ajo punon, e nuk është ndonjë yll estrade që është e njohur në gjithë botën. Prandaj, aspak nuk është me rëndësi se a është i njohur emri i saj apo jo, me rëndësi është esenca e reagimeve të institucionit për të cilin ajo punon.
Madje edhe në këtë tekst dhe në kontekstin e tij manipulativ dhe propagandistik, është transmetuar deklarata e zëdhënëses, e cila thotë se për ta është shumë me rëndësi që ta kenë përkrahjen e mediave ndërkombëtare për lirinë e shtypit në atë vend.
Është e qartë se autorja konsideron se Maqedonia është në nivel të njëjtë sa i përket lirisë së shtypit me Britaninë e Madhe. Prandaj, hasim në shumë pjesë të tekstit k se fakti që Dunja Mijatoviqi është e panjohur në këtë vend evropian mund të na tregojë se kritikat ndaj Maqedonisë për “censurë në mediat maqedonase” nuk duhet të merren seriozisht.
Trajtimi i Maqedonisë dhe i Britanisë së Madhe nga ana e OSBE-së është i barabartë. Institucioni reagon për çdo problem që do të paraqitet në Evropë ku liria e mediave mund të rrezikohet. Por, autorja e tekstit nuk ka arritur t’i gjejë njoftimet e OSBE-së sa i përket shkeljeve të lirisë së mediave në Britaninë e Madhe, prandaj pjesët e tekstit ku flitet për këtë nuk janë të sakta. Përveç kësaj, fjalori i OSBE-së në reagimet e saja gjithmonë është i matur dhe diplomatik. Nuk mund të thuhet se njoftimet për disa vende janë të matura, ndërsa “diametralisht të kundërta” për vende të tjera, siç e bën atë teksti.
“Dhe përderisa në Britaninë e Madhe ajo është personalitet i panjohur, qeveria maqedonase ka mundësi në kohët e fundit, veçanërisht me rastin aktual me gazetarin Tomsillav Kezharovski, shpesh t’i dëgjojë kritika e saj për “censurë në mediat maqedonase”. Për dallim nga apeli deri te autoritetet britanike, i cili është i matur dhe pa kritika të mëdha, porositë që disa herë janë u janë bërë autoriteteve në Maqedoni janë diametralisht të kundërta.”
Teksti nuk le shumë hapësirë për ta sqaruar organin rregullator që u formua në Britaninë e Madhe dhe të precizojë se nuk bëhet fjalë për ligj, por për organ të cilit mediat mund t’i bashkangjiten ose jo. Shkurt thënë, mediat nuk do të jenë të obliguara t’i ndjekin rekomandimet e tij që kanë të bëjnë me padinë për shpifje, pasi vendi kaloi nëpër një sërë skandalesh të këtij lloji gjatë viteve të fundit. Vetë mediat dhe qeveria kaluan nëpër një proces të dialogut derisa u soll vendimi për këtë organ. Nuk kemi për qëllim ta mbrojmë pozitën e qeverisë britanike e cila është diskutabile, por rasti i këtij organi rregullator nuk mund të krahasohet me rastin tonë të dënimit me burg të gazetarit, paralajmërimin për sjelljen e ligjit për media dhe në përgjithësi klimën në të cilën punojnë gazetarët.
Anshmëria: Anshmëria shihet në pothuajse çdo resht të këtij teksti që ka për qëllim ta diskreditojë punën e OSBE-së në fushën e lirisë së mediave dhe të na paralajmërojë se reagimet e Mijatoviqit nuk janë objektive.
Komentimi: I gjithë teksti është, në fakt, një lloj komenti për rolin e OSBE-së dhe përfaqësuesen e saj për media.
Cilësimet diskredituese janë përdorur në shumë vende si për shembull se Mijatoviqi është “përkrahëse e OSBE-së”, “për herë të parë dëgjojmë për këtë person” ose “zonja konkrete e cila për mediat e Maqedonisë ‘që janë nën represion’ është ikonë”, e cila nuk i pëlqen autores. Edhe nëntitulli i tekstit flet për “reagimet selektive dhe arshinet e dyfishta” kur i përshkruan reagimet e OSBE-së ndaj Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë.
Kualiteti i titullit: Titulli është ofendim për OSBE-në dhe për përfaqësuesen e saj për media. “Kush është ajo Dunja Mijatoviq” është pyetje nga e cila lexuesi nxjerr përfundimin se bëhet fjalë për person që është për çdo kritikë. Nëse gazeta me të vërtetë ka dashur ta sqarojë rolin e Mijatoviqit, titulli do të ishte “Kush është Dunaj Mijatoviq?”. Përemri vetor “ajo” e bën titullin ofendues.
Fotografia: Fotografia e tekstit është korrekte dhe e tregon Dunja Mijatoviqin para një “muri” me media të shtypura. Do të lejojmë të themi se fotografia është pjesa e vetme korrekte e këtij teksti.
Përfundimi: Përfundimi i lexuesit, pas leximit të këtij teksti, do të duhej të jetë se dënimi i Kezharovskit dhe në përgjithësi reagimet për lirnë e mediave janë trillim i komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk ka se çka të na thotë për këtë temë. Shkurtimisht – injorojeni gjithë atë dhe lexojeni medien tonë që e ka të vërtetën në xhep!
E vërteta është krejtësisht ndryshe. OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale në të cilën Maqedonia ka ambasador, kështu që mediet duhet ta respektojnë këtë institucion. Kjo nuk do të thotë se OSBE-ja duhet të përjashtohet nga kritikat, por ato duhet të jenë kredibile dhe të bazuara në fakte.
Teksti i recensuar nuk ofron asnjë argument dhe asnjë deklaratë kredibile. Ai bën pjesë në kategorinë e teksteve në mediat e Maqedonisë ku kërkohet mënyra më e lehtë të “turpërohet” ndonjë person ose ndonjë institucion që ka lejuar vetses ta kritikojë politikën e qeverisë. Për fat të keq, ky nuk është teksti i parë i këtij lloji dhe me gjasë, as i fundit.
Në fund, të themi se duke shkruar për këto, autorja e tekstit nuk është përpjekur t’i konsultojë edhe mediat “The Guardian”, të cilët mirë e dijnë se kush është Dunja Mijatоviq, por i ka kontaktuar tabloidet. Mu njëri nga gazetarët e “The Guardian” thotë se mediat do ta injorojnë organin e ri rregullator dhe do të vazhdojnë ta punojnë punën gazetareske, duke e praktikuar lirinë e të shprehurit ashtu siç bëhet në Britaninë e Madhe së paku 300 vjet.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari