Recension: Kush do t’i kundërvihet Gruevskit?

gruevski-izbori-crop-resize

Teksti fillon mirë dhe përfundon diku deri ka mesi. Por, sikur të mos ishte paragrafi i fundi, do të ishte lajm i zakonshëm sikurse dhe çdo lajm tjetër. Mirëpo, atëherë nuk do të ishte senzacional. Me këtë paragraf:

Ajo që mbetet e panjohur është se si LSDM-ja do të shpërndajë atutë e saj. Gjithnjë e më e sigurtë është se Zoran Zaevi do t’i shmanget duelti me Gruevskin në njësinë e parë zgjedhore dhe se në vend të tij, në garën zgjedhore te “njëshi” do të hyjë Radmilla Sheqerinska, politikane e cila deri tani ka pësuar më së tepërmi humbje në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me Gruevskin. Ajo i humbi zgjedhjet në vitin 2011 dhe në vitin 2008 në duel të drejtpërdrejtë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së.

para nesh kemi një lajm senzaccional që nuk mund të verifikohet, edhe atë para se të mbahen zgjedhjet.

gruevski izboriLinku deri te artikulli origjinal: Kush do t’i kundërvihet Gruevskit?

Data dhe koha e publikimit: 17.03.2014, 10:50

Data e recensionit: 18.03.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

ANALIZË ALA GJYSHJA VANGJA

Ndoshta pjesa e parë është e vërtetë për shkak se ky paragraf me të vërtetë është analizë nga zgjedhjet e kaluara dhe mund të supozohet se personi i përmendur në tekst do ta bëjë atë. Për shkak të traditës, por edhe për shkaqe të tjera, supozimi me gjasë mund të jetë i saktë. Pastaj, teksti shfrytëzon vetëm analiza të stilit ala gjyshja Vangja dhe kështu përfundon.

Nuk ka burime të informatave, por vetëm supozim nga zgjedhjet e kaluara. I gjithë teksti është përgatitur sipas asaj që ka qenë në zgjedhjet e kaluara dhe kjo merret si informatë e vërtetë se do të ndodhë edhe këtë vit.

Nga partitë tjera, vetëm Bekim Fazliu nga PDSH-ja është kundërshtar i sigurt i kryeministrit në luftën për sa më tepër vende në Kuvendin e Maqedonisë, pasi partia e tij dje i kompletoi listat zgjedhore. Megjithatë, për partitë etnike shqiptare, beteja kryesore zhvillohet në njësinë e gjashtë zgjedhore, e mu atje, Thaçi vërtetoi se do të jetë bartës i listës, ndërsa kundërkandidat sipas të gjitha gjasve do ta ketë rivalin nga BDI-ja, Ali Ahmeti.

Vetëm ky paragraf deri-diku mund të konsiderohet si relevant, për shkak se përmenden edhe kandidatë të tjerë ndërsa informata është nga konferenca për shtyp e një partie shqiptare.

 

A E SHIHNI TANI SE KUSH ËSHTË BURRË

Teksti është i anshëm në masë të madhe. Tekst nënçmues i llojit “A e shihni tani se kush është burrë”.

Gjithnjë e më e sigurtë është se Zoran Zaevi do t’i shmanget duelti me Gruevskin në njësinë e parë zgjedhore dhe se në vend të tij, në garën zgjedhore te “njëshi” do të hyjë Radmilla Sheqerinska, politikane e cila deri tani ka pësuar më së tepërmi humbje në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me Gruevskin.

Paragrafi i fundit është koment i plotë.

Janë ngjitur dy pjesë, njëra nga zgjedhjet e kaluara dhe tjetra supozim për këto. Tekst që mund të bëhet për 30 sekunda.

Titulli përpiqet të pyesë, e teksti gjoja përgjigjet. Ky ka qenë edhe qëllimi i titullit, pa paragrafin e fundit nuk ka pasur kuptim, e as për këtë titull.

Fotografia është nga zgjedhjet e kaluara që sipas autorit duhet ta mbështesë tesktin dhe të mendohet se është i vërtetë.

Tekste me pikëpyetje hasim gjithnjë e më shumë kohët e fundit. Kur nuk bëhet fjalë për ndonjë tezë të qëndrueshme, duhet parashtruar pyetje, që pastaj gjoja të jepet përgjigje. Kush beson – beson, kush nuk beson…

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.