Recension: Kryeministri e ka hutuar plenumin e profesorëve – pas konsultimeve me LSDM-në, profesorët ikën nga debati

 

Firefox_Screenshot_2015-01-08T23-25-09.136Z-crop-resize

 

Kemi një tekst tendencioz, i cili pjesërisht bazohet në fakte, të cilat, janë shtrembëruar deri në atë masë sa seriozisht është lëkundur e gjithë vërtetësia e materialit. Në esencë ka një spin të thellë, do të thoshim me prapavijë politike, që ka për qëllim ta defokusojë publikun nga tema kryesore – insistimin e qeverisë, kundrejt vërejtjeve të profesorëve dhe të studentëve, që me çdo kusht të fusë “risi” në arsimin e lartë.

Firefox_Screenshot_2015-01-08T23-25-09.136ZLinku deri te artikulli origjinal: Kryeministri e ka hutuar plenumin e profesorëve – pas konsultimeve me LSDM-në, profesorët ikën nga debati

Data dhe koha e publikimit: 05.01.2015, 14:17

Data e recensionit: 08.01.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PROFESORËT E HUTUAR, FAJET I KA OPOZITA?!

Siç theksuam më lartë, vërtetësia është dëmtuar seriozisht për disa arsye. E para: kemi fakte të cilat janë futur gabimisht, gjithsesi me qëllim. Po, është e vërtetë se kishte reagim të papritur nga disa anëtarë të “Plenumit të profesorëve”, të cilët, qartazi të befasuar nga “ndërhyrja” e kryeministrit në konferencën e tyre për shtyp, pranuan, e pastaj u tërhoqën nga ftesa e tij të marrin pjesë në të ashtuquajturin debat në Kuvend. Mirëpo, veprimi i tillë, gjithsesi nuk e arsyeton formulimin se kjo është “është bërë në koordinim me LSDM-në”. Nuk e di se ku janë argumentet për pohimin e këtillë, për shkak se ato, në artikull, thjesht nuk mund të gjenden.

Nëse akuzoni për “përzirje të opozitës” në iniciativën e profesorëve, gjithsesi duhet të keni dëshmi kredibile me të cilat do të dilni para lexuesve. Arsyeja e dytë për vërtetësinë problematike: thuhet se profesorët janë kundër reformës në arsimin e lartë, që nuk është e vërtetë, për shkak se pozitat  tyre të paraqitura publikisht janë se ata janë për ndryshime, mirëpo për ndryshime të atilla për të cilat paraprakisht do të konsultohen dhe në përgatitjen e të cilave do të përfshihen edhe ata. Arsyeja e tretë është përshkrimi jo i plotë i ngjarjes – ndërhyrja e kryeministrit dhe sjellja e tij që nuk përkon me funksionin që e kryen dhe ftesa që “tani” të bisedohet për ndryshimet e propozuara. Pikërisht këtu është spini, për shkak se qeveria, më saktë, njeriu i saj i parë, i cili drejtpërdrejtë e mori përsipër menaxhimin e gjithë çështjes, tregon një lloj vullneti për bashkëpunim, pasi që ndryshimet “u futën thellë” në procedurën kuvendore. Domethënë, puna është “hajde të bisedojmë, mirëpo ta dini se baza tashmë është vendosur”. Ky element në material mungon.

Puna nuk është shumë e pastër edhe në pjesën e burimeve të informatave. Sa i përket konsultimit me LSDM-në nuk ka asnjë argument kredibil. Poashtu, nuk janë transmetuar në mënyrë korrekte dhe në tërësi një pjesë e deklaratave kyçe të profesorëve. Prandaj, edhe nuk mund të pritet që përmbajtësia të marrë notë të mirë. Përshtypja është se qëllimi ka qenë që të kalohet “shpejt e shpejt” nëpër gjithë ngjarjen e ndërlikuar dhe të zgjidhet vetëm ajo që e ka kapur syri i dikujt – “Kryeministri erdhi, profesorët të papërgatitur”! Poashtu, e pashmangshme është edhe e gjithë atmosfera e njëanshmërisë dhe prezantimi i vetëm një ane të medaljes. Në fakt, vetë titulli qartë na tregon se “në çfarë drejtimi shkon ky tekst”:

“Kryeministri e ka hutuar plenumin e profesorëve – pas konsultimeve me LSDM-në, profesorët ikën nga debati”

Në fund, mendoj se nga ky artikull “i hutuar” dhe i painformuar do të mbetet vetëm publiku.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.