Recension: Kopje e Jugosllavisë që të dëbohet Rusia nga Ballkani

bleda-jugoslavija 001

Titulli i tekstit paralajmëron zhvendosje serioze gjeostrategjike në Ballkan.

 

“Planet energjetike ruse janë në konflikt me planet e rrjetit energjetik të BE-së në Evropën Juglindore, prandaj nuk është për t’u habitur se me formimin e “gjashtëshes” nga perëndimi, BE-ja dëshiron ta ndërpresë depërtimin e mëtutjeshëm rus në këtë treg”.

 

Në pjesën hyrëse, teksti merret me spekulimin për përpjekjen e forcave të mëdha t’i kundërvihen Rusisë mun në Ballkan edhe duke formuar një mega komunitet të ri (Jugosllavia e mëparshme, minus Sllovenia dhe Kroacia, plus Kosova dhe Shqipëria) pa mos iu referuar asnjë burimi serioz, veçanërisht kur bëhet fjalë për një temë më se serioze dhe për një të përditshme, e cila, gjithsesi pretendon të trajtohet si serioze!

Në pjesën e dytë autorja mundohet të kërkojë konfirmim në mesin e burimeve serbo-malazeze për këtë (kon)federatë të re, e cila, praktikisht, ashtu siç duket, Вe mohon idenë kryesore të pjesës së parë, e veçanërisht përkrahjen ndërkombëtare dhe e minimizon atë në bashkëpunim të policive të Ballkanit! Siç thuhet “U trand mali ….”

Нова идеја на Запад

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Kopje e Jugosllavisë që të dëbohet Rusia nga Ballkani

Data dhe koha e publikimit: 19.09.2013, 17:37

Data e recensionit: 24.09.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Ajo që bie në sy në fillim në këtë tekst pak më gjatë është ajo se ai është mjaft i dobët në aspekt të citimit të burimeve për ngjarje shumë serioze që paralajmërohen në gadishullin Ballkanik. Habit mënyra me të cilën duhet të bindemi si lexues se prapa kësaj kryesisht qëndron njëfarë platforme serbo-malazeze. Para së gjithash, për shkak të përmendjes së Rrjedhës jugore, si bazë të konfliktit në mes perëndimit dhe lindjes në rajon, gazsjellësi nga i cili mu Serbia konsideron se ka përfitim të madh. Rrjedha jugore nuk do të kishte sukses nëse këtë nuk e pranon Perëndimi edhe atë që moti si burim të vetin energjetik. Pastaj, mu në Serbi të gjitha resurset tashmë kanë hyrë në duart e investitorëve rusë dhe parashtroeht se a do të dëshironte Beogradi, siç thuhet edhe në vetë artikullin, gjithë këtë ta kthejë prapa. Serbi dhe Mali i Zi, në masë të madhe kanë interesa të ndryshme të jashtme-politike. Aq më tepër, kjo iniciativë do të sillte profit më të madh për Kosovën, e cila duhet të futet në BE nëpër deriçkë, e kjo gjithsesi nuk do të ishte “fundi i lumtur” për ekipin aktual politik në Serbi.

Burimet e informatave: Për tezat e artikullit në pjesën e parë, makropolitike, artikulli u referohet burimeve jozyrtare serbe. Cilat janë ato? Nuk jepet as shenja më e vogël, përveç, ndoshta, përpmendja kalimthi e magazinës “In Serbia”, që del në gjuhën agleze. Në parim, ky është një burim zyrtar, por nuk ka ndonjë citim ose link nga ai artikull?!

Veçanërisht huton fakti që në pjesën e dytë, artikulli citon një analiste serbe, me pozitë të lartë në Partinë Socialiste të Serbisë, të cilës i takon edhe kryeministri Daçiq, e cila thotë se idenë e jep ministri malazez i punëve të jashtme, Igor Llukshiq, “i cili është shumë i ri”, ndërsa edhe vetë Llukshiqi, i cili, poashtu citohet, e relativizon gjithë idenë dhe e zbret atë në një nivel shumë të ulët, në krahasim me atë që paralajmërohet në pjesën e parë të tekstit. Siç thuhet, ky është një tekst i pazakonshëm, në të cilin, ata që duhet ta konfirmojnë tezën, e mohojnë atë!

Përmbajtësia: Artikulli u referohet dy ngjarjeve konkrete që duhet ta konfirmojnë hipotezën për (kon)federatën e re. E para duheshte të ishte takimi ndërmjet kryeministrit serb dhe atij malazez, por siç e pamë, nuk kishte asnjë isharet se është biseduar për atë temë, edhe pse takimi kaloi! Mundësia e dytë është që liderët ballkanikë ta hapin këtë temë në kontaktet e ndërsjella në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-ve që është duke u mbajtur këto ditë. Ky konfirmim, nëpërmjet njërës ngjarje që paralajmërohet në tekst ose nëpërmjet ngjarjes së dytë, poashtu të paralajmëruar vetëm në këtë tekst, do të ishte dëshmi definitive se “Jugosllavia e re” është e mundshmee apo ëshë vetëm një fantazi e parezistueshme ndaj realitetit.

Anshmëria: Ky tekst, sikurse edhe disa të tjerë që më pas, në një formë ose tjetrën, u paraqitën te ne (nuk mundëm të gjejmë ndonjë paralele serioze në ndonjë gazetë beogradase ose ndonjë gazetë tjetër për këtë temë gjatë këtyre ditëve) më tepër i ngjan një spini, që duhet ta qetësojë publikun pas mossukesit tonë për t’iu afrzar Brukselit, që sipas të gjitha gjasave duhet të ndodhë më 15 tetor.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti është nënshkruar si tekst autorial, por në mënyrën si është prezantuar, ai më tepër dëshiron të jetë “urë” drejt disa burimeve të informatave jo aq të rregulluara ose të definuara, pa ndonjë përpjekje të dukshme që të jetë “ngjitësja” e tyre.

Kualiteti i titullit: Titulli është i gjatë dhe përshkrues, edhe pse nuk është adekuat me idenë e krijuesit/krijuesve të idesë për G-6, e cila duket sikur “opcion shahu”, por më tepër u përgjigjet qëllimeve për t’i ikur historisë, e jo për të hyrë krejtësisht në gjeografi (Ballkani Perëndimor, për shembull, që është më edakuate). Nga aspekti i nevojës që teksti gazetaresk të jetë asociativ, shfrytëzimi i termit “kopje e Jugosllavisë” ndoshta është i lejuar, por ky nuk është term i saktë, veçanërisht për shkak së sip opcion janë edhe dy vende që nuk asgjë të përbashkët me sllavët. Autorja është dashurr të kërkojë solucione të tjera për titullin.

Fotografia: Artikulli ka një fotografi, e cila nuk ka legjendë. Për një pjesë të lexuesve mizanskena është e njohur – bëhet fjalë për një pjesë të parkut të quajtuar “Jugosllavia”, të cilin e ka ndërtuar privatisht një banor i Suboticës, por marrë në përgjithësi, kjo fotografi, për shumicën e lexuesve, nuk do të ketë ndonjë domethënie të veçantë. Prandaj, zgjedhja e saj nuk është zgjidhje e mirë.

Përfundimi: Sikur është dashur nëpër deriçkë të mos lihet përshtypje shumë serioze për një temë kaq serioze, e cila do të duhej ta trëndte publikun botëror, e të mos flasim për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre. Prandaj, lidhja e dy teksteve në një, me një kusht, nuk ka “saldim” serioz përmbajtësor. E as që korrespondon me atë që e dijmë si interes global.

Teza se “nuk jemi në rrjedha” që ta pranojmë këtë iniciativë, gjegjësisht ta kuptojmë peshën e saj, si dhe se ka nevojë për disa ngjarje plotësuese (si mbledhja e Kuvendit të përgjithshëm të OKB-ve) që, ja, ajo të “fillojë”, megjithatë, mebti vetëm në nivel të tezës. Asgjë nuk u bë në drejtim të realizimit të kësaj iniciative.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.