Recension: Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit
Teksti me titull mbresëlënës “Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit”informon për ndërtimin e shtëpisë me tre kate dhe me sipërfaqe prej mbi 300 metra katrorë, mu përballë Ambasadës amerikane në Shkup. Dhe gjatë kësaj shfrytëzon burime jozyrtare, që në njëfarë mënyrë është e kuptueshme, veçanrëisht kur janë në pyetje tema të këtilla të ndjeshme.
“Ndërtimi i objektit, sipas njohurive të portalit “Republika”, ka qenë pjesë e komunikimit të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-ve dhe selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Nga kabineti i liderit Ahmeti, është kërkuar sqarim se pse në komunën ku partia e tij është në pushtet është ndërtuar objekt, që mund të konsiderohet si shkak për rrezikimin e interesave amerikane të sigurisë në Maqedoni…”
Linku deri te artikulli origjinal: Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit
Data dhe koha e publikimit: 22.10.2013, 12:22
Data e recensionit: 24.10.2013
Recensues: Оlivera Vojnovska
Vërtetësia: Artikulli është interesant, informativ, ofron një sërë të dhënash, vetëm se ato, edhe pse duken bindëse, janë thënë në formën “njohuritë tona”, kështu që nuk mund të verifikohet vërtetësia e tyre.
Burimet e informatave: Pikë e dobët e këtij teksit janë burimet. Në fakt, në artikull shkruan:
“Sipas burimeve të pakonfirmuara, edhe pse ndërtesa akoma nuk është përfunduar, pronarët tashmë kanë oferta serioze për ta dhënë atë me qira. Çmimi nuk dihet, por ajo që përmendet si ofertë është disa herë më e lartë se sa e çmimeve më të shtrenjta të hapësirave afariste në kryeqytet.
Nënkuptohet, zyrtarisht askush nuk e përmend Moskën zyrtare, si lokacion prej ku mund të vijë interesi për marrjen e objektit me qira, por askush nuk e përjashton mundësinë se kjo pikë mikrostrategjike mund të jetë me interes për shërbimet ruse, siç ndodh shpesh në botë, së paku në romanet e spiunazhit”.
Përmbajtësia: Теksti ka një qasje dhe përmbajtje interesante. Është i lexueshëm, është shkruar me një stil të lehtë dhe të kuptueshëm. Edhe përkundër asaj se nuk i jep të gjitha përgjigjet:
“Nuk është e qartë se çka do të ndodhë në qoftë se pronari vendos të mos e dëgjojë udhëheqësinë e BDI-së dhe pajtohet me shumën e majme që e ofrojnë disa firma që të mund të jenë sa më afër asaj që ndodh në, ndoshta, ambasadën më të mbrojtur në Ballkan”,
megjithatë, teksti është mjaft ngacmues dhe provokativ që ta mbajë vëmendjen e lexuesit dhe ta detyrojë ta lexojë tekstin deri në fund.
Kualiteti i titullit: Titulli në fakt është kurora e këtij teасловот tеksti. Menjëherë bie në sy dhe aludon se ka ndodhur ndonjë incident.
Fotografia: Теksti është i ilustruar me katër fotografi, tre nga objekti që ndërtohet dhe një nga ambasada amerikane, që përputhen me përmbajtjen.
Përfundimi: Portali ka publikuar një tekst që në shikim të parë e tërheq vëmendjen e lexuesve. Por, edhe pse tema është delikate, e pashmangshme është përshtypja se së paku në një pjesë të tekstit kanë mundur të shfrytëzohen edhe burime zyrtare (Komuna e Çairit ose BDI-ja, për shembull). Të shihet se është bërë përpjekje që të merret qëndrimi ose mendimi i palës tjetër. Kjo në asnjë mënyrë nuk do ta zvogëlonte atraktivitetin e këtij teksti, por përkundrazi, do ta rriste atë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari