Recension: Kjo ndodh pas vdekjes: Zbulon gruaja të cilës i është paraqitur vëllau i saj i vdekur

08192014-Puls24-AftrLife-crop-resize

Тrivializimi i mediave e rrëzoi në kufinj të paparë kualitetin e ofertës së përmbajtjeve mediatike, ndërsa nevoja për të qenë i parid dhe ekskluziv i zhvlerësoi standardet profesionale me të cilat përpunohet një informatë me potencial për të qenë përmbajtje mediatike.

Këtë problem serioz e ka përmbajtja mediatike që e recensojmë, e të cilën na e propozoi një lexues i ynë në ueb-faqen e Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM).

Lexuesi ynë thotë se autorët e kësaj përmbajtjeje “sikur vetë kanë dëshmuar, e jo se e përshkruajnë ndonjë roman me tregime për fantazma.“ Kontrollimi me metodologjinë e SHVFM-së jo vetëm që e konfirmoi konstatimin elexuesit tonë, por zbuloi edhe disa mangësi të tjera.

08192014-Puls24-AftrLife

Linku deri te artikulli origjinal: Kjo ndodh pas vdekjes: Zbulon gruaja të cilës i është paraqitur vëllau i saj i vdekur

Data dhe koha e publikimit: 29.06.2014

Data e recensionit: 19.08.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Kur bëhet fjalë për përmbajtje të këtilla që u referohen përvojave pas vdekjes dhe atyre paranormale, vërtetësinë nuk mund ta problematizoni. Ose e pranoni ose jo, e për shkak se është e tillë, që nuk mund të dëshmohet – këto storje janë, më së paku, kontraverze. Dhe, deri këtu, kjo përmbajtje mediatike është në rregull, aq më tepër që është vendosur në rubrikën “Interesante/dosje kontraverze”.

Përmbajtja mediatike që e recensojmë transmeton se burim i njëjtë për këtë informatë është libri “The Afterlife of Billy Fingers“ i Annie Kagan. Por, përveç kësaj si informatë e dhënë, nuk ka asnjë informatë tjetër se a është kjo përmbajtje rezultat i përshtypjeve personale të autorit të përmbajtjes së recensuar, apo bëhet fjalë për ndonjë lajm që është marrë nga ndonjë medie tjetër. Këto janë referencat e para elementare që mungojnë.

Prandaj lexuesi ynë thotë “…”sikur vetë kanë dëshmuar, e jo se e përshkruajnë ndonjë roman me tregime për fantazma.

Bile edhe atëherë kur përshkruhet ndonjë roman ose libër me përvoja autentike të natyrës paranormale, edhe një veprim i domsodoshëm që gazetarët ose recensuesit duhet ta bëjnë është të sqarojnë se cilit lloj i përket libri. Aq më tepër, për shkak se në industrinë e botimeve, librat për dukuritë paranormale dhe për komunikimin pas vdekjes janë ndër temat më të shitura dhe fitimprurëse. Kjo është gjëja më e vogël që një gazetar profesional duhet ta sqarojë kur recenson ose kur transmeton përshtypje nga ky lloj i literaturës që të bëhet dallimi i nevojshëm.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari