Recension: Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore
Titulli: “Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore”, duket sikur ka ndodhur ndonjë arrestim spektakolar i ndonjë grupi kriminel edhe atë mu në Ditën e policisë! Mirëpo, nga dramatika e këtillë që është paralajmëruar në konstruksionin e titullit, nuk ka as “d” në rreshtat që janë shkruar më poshtë në artikull, më saktë që janë kopjuar nga buletini policor. E as që bëhet fjalë për Ditën e policisë së Maqedonisë, për shkak se kjo është më shtatë maj, e jo më 14 janar.
Linku deri te artikulli origjinal: Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore
Data dhe koha e publikimit: 14.01.2015, 13:02
Data e recensionit: 15.01.2015
Recensues: Оlivera Vojnovska
RAPORTI I KOPJUAR POLICOR
Të dhënat që janë shënuar në materiaë janë të vërteta. Informata është problematike për shkak të mënyrës në të cilën është plasuar. Edhe pse nuk është theksuar burimi, duket, gjegjësisht, është shumë e qartë se bëhet fjalë për raportin ditor të policisë.
Faktikisht, para nesh kemi një buletin të MPB-së – i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë më 14.01.2015, që është kopjuar në tërësi, i cili pa u përpunuar fare në aspekt gazetaresk, lexuesve u është ofruar si lajm.
Aq më keq, raporti i kopjuar policor, i cili, poashtu, shënon aktivitete të zakonshme të nëpunësve policorë, është nagtërruar me një titull krejtësisht të gabuar:
“Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore”
Ndërsa, si ilustrim është përdorur një fotografi në të cilën janë paraqitur dy policë të fotografuar prapa shpine. Që duket paksa e papërshtatshme, bile edhe qesharake.
Lëshimet që janë bërë nuk mund të arsyetohen me shpejtimin që të publikohet informata. Në fakt, as që bëhet fjalë për ndonjë lajm ekskluziv.
Prandaj, shikuar nga aspekti profesional, pa dyshim se ka mundur të bëhet një përpjekje pak më e madhe, sa për t’iu shmangur fjalorit të ngushtë policor dhe të bëhet zgjedhje tjetër e titullit dhe ilustrimit. Kjo nuk kërkon shumë kohë, mirëpo në atë rast kjo përmbajtje do t’i ngjante produktit gazetaresk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari