Recension: Kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve

Вака би изгледала новата банкнота од 200 денари lider-crop-resize

Në gazetari gjithnjë ndodhë të publikohen demante, plotësime, sqarime, kërkim të faljes, reagime dhe të ngjashme. Thjeshtë kjo është pjesë e profesionit dhe këtu nuk ka asgjë  të çuditshme. Javorja e njohur londineze Economist, për shembull, ka botime në të cilën çdo duzinë të faqeve, në skajet e poshtme të faqeve të jashtme kanë këto vërejtje të shkurtra, të shtypura me shkronja të llojit më të vogël dhe faqja e krijuar për letrat e lexuesit, gjithashtu përfshijnë materiale të tilla. Diçka e zakontë. Ekonomisti shtypet nga 128-160 faqe çdo javë, përmban mijëra e informata dhe vazhdimisht kanë diçka që ka nevojë për tu korrigjuar, shpjeguar ose plotësuar.

Megjithatë ajo çka nuk ndodhë, në gazetari, është kur një medium apo një varg mediumesh njëherësh do të publikojnë ndonjë lajm dhe pasi ai lajm të demantohet nga pala e interesuar, pas dy ditësh të gjendet ndonjë medium i tretë i cili do të ripublikoj informacionin e demantuar. Pikërisht me kësi lloj rastesh ne ballafaqohemi këtu.

Вака би изгледала новата банкнота од 200 денари liderLinku deri te artikulli origjinal: Kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve 

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2014, 15:04

Data e recensionit: 23.01.2014

Recensues: Vladimir Petreski

Vërtetësia: Artikulli është në kundërshtim me vetveten – dhe për këtë arsye mund të llogaritet si e pavërtetë. Kontradikta nuk mund të kalojë si e vërtetë (përveç ndoshta në diskutime filozofike). Shumë thjesht, titulli thotë se “kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve” kurse në tekst, megjithatë, thotë se.”

Burimet e informatave: Burimi është gazetë greke, më pas edhe informata e BKRM, e cila e demanton gazetën greke. Mirëpo, këtij lajmi disi nuk i bëhet vonë për demantin e BKRM, për arsye se ata insistojnë se kështu “kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve”. Atë që nuk e dimë dhe që nuk kemi burim është nga ku rrjedh ky dizajn, duke pasur parasysh faktin se në demantin e BKRM thuhet se asnjëri nga dizajnet publikuara nuk është ble nga ana Bankës, çka do të thotë se nuk është njëri nga gjashtë dizajnet në konkurrim dhe nuk ka mundësi kjo të jetë pamja e kartëmonedhës së re. A do të thotë se dizajni i publikuar të jetë një nga që janë refuzuar, apo, bëhet fjalë për ndonjë tentim dizajnimi amatoresk, si arsye e kohës së lirë të tepërt dhe njohje relative të fotoshopit? Thjeshtë nuk dimë.

Përmbajtësia:  Lajmi vetëm përsërit informata të publikuara në disa portale tjera 2-3 ditë për para, pa mos publikuar se çfarë është bë.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Kompilim i informatave të marra duke i  përmendur burimet .

Kualiteti i titullitTitulli është problemi më i madh. Thjeshtë nuk është i saktë. Nuk mund të thuhet  „kështu do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve“, kur me siguri dihet se nuk është e vërtetë, për arsye se është demantuar. Titull interesant do të ishte i kundërti: „kështu NUK do të dukej kartëmonedha e re prej 200 denarëve“. Kjo do të ishte e saktë dhe interesante për lexuesit. Atëherë i gjithë lajmi do të kishte kuptim.

Përfundimi: Bukuri me forcë nuk bëhet, thotë proverba. Ky është një shembull i mirë që shkon në favor të urtësisë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.