Recension: Katari paralajmëron aktivitete më intensive afariste në Maqedoni
Sa herë duhet të vizitohet Katari nga ndonjëri prej politikanë tanë që të fitohet ndonjë investim prej tyre? Dhe sa herë duhet ndonjëri prej personave të tyre zyrtarë të vijë në Shkup që të zhvillohen lidhje potenciale ekonomike? Kjo është pyetje logjike kur edhe këto ditë lexohen raportet nga Katari ku thuhet se kryetari i Maqedonisë, ka shkuar në këtë vend të Gjirit. Është e qartë se si adhurues i madh i sportit, ka shkuar të bëjë tifo për reprezentacionin hendbollistik të Maqedonisë. Nuk është e qartë se çka është puna me qëllimin tjetër, i cili fiton prioritet absolut në paraqitjet e gazetarëve – zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike. Duke e pasur parasysh intensitetin e madh të vizitave të politikanëve tanë në këtë vend, nga raportuesi mund të priten informata precize në temën – ne dhe Gjiri.
Linku deri te artikulli origjinal: Katari paralajmëron aktivitete më intensive afariste në Maqedoni
Data dhe koha e publikimit: 15.01.2015 12:09
Data e recensionit: 17.01.2014
Recensues: Ljubomir Kostovski
Ivanovi realizoi takim edhe me sheikun Kalifa bin Jasim Al Tani, kryetar i Odës ekonomike të Katarit. Në takim u këmbyen informata për mundësitë dhe interesin për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Kryetari Ivanov i ka prezantuar mundësitë e volitshme që investitorët e huaj i kanë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa kryetari i Odës ekonomike të Katarit ka premtuar se së shpejti do të dërgojë një ekip në Republikën e Maqedonisë për shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, dhe theksoi se i pret kompanitë e interesuara nga Maqedonia në Doha.
Nëse përpiqeni të lexoni lajme pak më të vjetra nga vizitat e këtilla dhe i radhitni ato, lehtë mund të shihni se raportet e reja janë pothuajse “copy-paste” i lajmeve më të vjetra dhe se lexuesi, kur është në pyetje Katari, gjendet në një rrotullame, nga e cila të merren mend.
Takimet në nivelin më të lartë filluan në vitin 2011, kur mysafirit të lartë i dhamë një listë me 20 firma për të cilat jemi të interesuar që të blihen ose të vendoset raport partneriteti. Në asnjërën prej këtyre kërkesave pas vizitës dyditore të sheikut Наmad bin Kalifa Al Tani nuk është marrë përgjigje pas një kohe të arsyeshme. Nuk është e njohur, për shembull, se a ka pasur diçka konkrete nga ajo ofertë, kur kryeministri e ka vizituar Katarin në mars të vitit 2012, siç njofton Kabineti i Gruevskit dhe është takuar me njerëzit e njëjtë dhe ka folur për gjërat e njëjta.
Në fillim të vitit 2013 kishte paralajmërim se në mars të vitit 2013 te ne vijnë katarasit me plane ambicioze për bashkëpunim, pas paraprakisht kryetari ynë Ivanov ka qenë në Gji dhe ka biseduar për qëllimet e njëjta të pronarëve të kapitalit të madh të pashfrytëzuar. Përsëri, nënkuptohet, për arsye të njëjtë, e kemi Ivanovin, pastaj ministrin Saraçini, i cili katarasve “ua shiti” ELEM-in, Kodrën e Diellit dhe një sërë objektesh tjera…
Pse i përmendim këtë gjëra? Për faktin se një raport për bashkëpunim ekonomik duhet të jetë lidhje e të kaluarës (e cila formalisht është intensive për nga kontaktet e realizuara) dhe të ardhmes, e cila e jep kuptimin e vërtetë të këtyre vizitave e jo të shndërrohet në shënime të përgjithshme për marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme. Nga gazetarët, poashtu, priten dëshmi, biseda për tema dhe propozime konkrete. Nëse ato marrëdhënie nuk janë të mira, duhe të marrim përgjigje se për ç’arsye ofertat tona nuk pranohen dhe cila është pengesa? Kështu, del se edhe për gazetarët këto vizita në Katar kanë qenë vetëm mundësi që të bojnë kopje të kontributeve të vjetra! Dhe gjithsesi – të ndjekin ndonjë ndeshje të reprezentacionit tonë të hendbollit.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari