Recension: Jankullovska çuditet se si është punësuar dikush pa librezë partiake

 

Jankulovska-vraboten-sud-09876-098-crop-resize

 

Publikimi i inçizimeve nga përgjimet që janë bërë mbi qytetarët e Maqedonisë, te numri më i madh i mediace shkaktoi debat rreth aspekteve formale, e shumë pak janë ato storje që e trajtojnë përmbajtjen e atyre materialeve dhe – porositë.

Mediat proqeveritare, kryesisht, insistuan në momentin “kush ka inçizuar”, ndërsa të tjerët, kryesisht, sipërfaqësisht i tregonin njohuritë nga të ashtuquajturat “bomba”, të cilat, secila veç e veç, përmban shumë sfida për gazetarët dhe analistët. “Tv Nova” transmeton një storje të tillë që është marrë nga një bisedë më e gjatë telefonike ndërmjet ministreshës për punë të brendshme dhe ministrit për financa, për hallet që i ka pasur ky i dyti, me “kuadrin e ikur” nga gjyqësia.

Jankulovska-vraboten-sud-09876-098Linku deri te artikulli origjinal: Jankullovska çuditet se si është punësuar dikush pa librezë partiake

Data dhe koha e publikimit: 03-03-2015, 13:19

Data e recensionit: 08.03.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Në kabinet kemi një jurist, tip i mirë nga aspekti i punës, e kryen punën, mirëpo është nga ata të mëndafshit, e di. Asgjë të vështirë, më të ndërlikuar ose kështu, më senzitive, të mos rrezikojë. Dhe OK, mirëpo më duhej jurist që t’i shohë lëndët nga ai aspekt dhe mirë e kryente punën. Hyri sot, të shihemi për diçka urgjente. Them le të vijë. Çka? Ministër dua t’u tregoj se sot më kanë zgjedhur në Gjykatën e Apelit. Lele, mu errën sytë! I them, dil jashtë, mos të të shoh.”

Kjo storje praktikisht tregon se bunari i “detajeve” shokuese për relacionet në bazë të cilave zhvillohet dhe paraqite pushteti duhet të “shtrydhet” në periudhën e ardhshme dhe se ai është një burim i detajeve të reja, të panjohura dhe tronditëse, që gjithsesi e tregon natyrën autokratike të pushtetit.
Ministresha Gordana Jankullovska në tekstin e publikuar, i cili është i shoqëruar edhe me audio-inçizim, që është një kualitet i veçantë dhe është i fokusuar pikërisht në këtë segment të bisedës më të gjatë, si përkrahje për dialogun me kolegun Zoran Stavreski, bën me dije, sërish, se cila është politika kadrovike në gjyqësi dhe kush e udhëheq atë, e cila e realisht e humbi pozitën e saj që me “bombën” e dytë të Zoran Zaevit, liderit të opozitës. Stavreski në atë dialoj është i befasuar për shkak se i fundit e kupton se një bashkëpunëtor i tij i afërt ka gjetur punë në Gjykatën e Apelit, edhe pse ka qenë politkisht neutral, gjegjësisht nuk ka qenë anëtar i VMRO-DPMNE-së!.

Poashtu, ai nuk flet fjalë më të mira për vartësin e tij, edhe pse e pranon se pa të praktikisht as që mund “të lëvizë” në çështjet ligjore në Ministri, ndërsa bashkëbiseduesja e tij është e shokuar se si ka arritur ai të futet në gjykatë, duke e interpretuar këtë si ndikim (аsociacion) të atyre që e kanë pranuar nga vendi i tij aktual (“mendoj, ai ka kapur lidhje, me siguri nëpërmjet tanëve atje, mirëpo nuk është në rregull”).

Ky kontribut gjithsesi është për t’u përshëndetur, për shkak se “TV Nova” ka dalë nga skema e transmetimit sipërfaqësor të asaj që është rezulat i punës së mundimshme dhe të rrezikshme rreth arkivimit të përgjimeve dhe të gjetjes së rrugës së tyre deri te – publiku.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.