Recension: Jahta e konfiskuar e Trifun Kostovskit tani përdoret për t’i ndjekur kontrabandistët në Radozhdë
Titulli e përmban informatën kyçe, ose lajmin kryesor. Ai duhet të jetë informativ, ekspresiv dhe ekonomik. Kjo nuk është diçka e panjohur për gazetarët, e poashtu e kemi si temë edhe në një leksion gazetaresk të kolegut Pisarev. Në këtë tekst, i cili mund të konsiderohet si një lloj raportimi nga terreni, nga një stacion policor në bregun e Liqenit e Ohrit, është pikërisht titulli ai që bie në sy menjëherë. Por, ky perceptim nuk arrin ta vërtetojë atë që u tha më lartë për atë se çka duhet të paraqesë titulli, për shkak se subjekti i observuar “jahta e konfiskuar e Trifun Kostovskit” më poshtë përmendet vetëm në një gjysmëfjali, dhe nuk shihet lidhja logjike për ta vendosur atë në titull!
Linku deri te artikulli origjinal: Jahta e konfiskuar e Trifun Kostovskit tani përdoret për t’i ndjekur kontrabandistët në Radozhdë
Data dhe koha e publikimit: 29.06.2014, 18:23
Data e recensionit: 30.06.2014
Recensues: Ljubomir Kostovski
“Megjithatë, këtë pjesë të kufirit shtetëror, për çdo ditë e sigurojnë pjesëtarët e Policisë së liqenit, të cilët patrullojnë me gliserë, jahta dhe me skuterë në ujë. Policia e liqenit prej vitit të kaluar e shfrytëzon edhe jahtën e cila iu konfiskua biznesmenit Trifun Kostovski për shkak të doganës së papaguar. Sot me jahtën me vlerë prej 100.000 eurosh ndiqen kontrabandistët, por edhe shpëtohen ata që mbyten në ujë, e ndonjëherë transportohen edhe personalitete VIP” – thuhet në hyrje të tekstit.
Më poshtë kemi pak statistikë, disa dëshmi për kontrabandën në liqen, deklarata të policëve dhe e gjithë kjo është në rregull, rpeortazh i realizuar në mënyrë profesionale, por kjo nuk e zbulon domethënien e tekstit, i cili është paralajmëruar si “jahta që i është konfiskuar” një personaliteti VIP!
Dhe një përkujtim i vogël – për shembull leximi i këtij teksti zbulon se çka ka dashur të thotë autorja. Domethënë, jahta më nuk i shërben kryetarit Ivanov, por ka një funksion tjetër, kjo pranohet në storje, me jahtën voziten edhe figura të njohura.
Në fakt, nëse na kujtohet mirë, ajo është përdorur në funksion të shëtitjeve të investitorit indian Subrata Roj nëpër liqen. Pasi ai është penguar fizikisht që ta shfrytëzojë atë, ridestinimi i saj bëhetë më gjithëpërfshirës dhe – logjik.
Përveç kësaj, teksi është pak “i hidhëruar” me faktet.
Në fakt, nëse veç hapet kjo çështje (vetëm në titull) duhet theksuar se jahta nuk ka qenë pronë e Trifun Kostovskit (!), por e djalit të tij Kosta. Ndaj importuesit ka pasur dy vite tolerancë (!), e ajo është konfiskuar në vitin 2008. Ndërmjet momentit të konfiskimit të jahtës dhe “punësimit” të saj policor kanë kalur numër i mjaftueshëm vitesh që të dyshojmë se ka pasur edhe vlerësime të tjera për vlerën e saj përdoruese. Ose thënë ndryshe, të dyshojmë se dikush dëshiron që post festum të sigurojë alibi për asociacionet e pakëndshme për ekskursionet ujore të miliarderit indian.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari