Recension: Investitori nga Dubai ndërton qendër blerje në Resnjë njëqind vende të reja pune

Инвеститор од Дубаи гради откупeн центар во Ресен-crop-resize

Duke shpejtuar për të prezantuar edhe një “sukses” tjetër të qeverisë në tërheqjen e investimeve të huaja, mediumi nuk i ka kushtuar shumë vëmendje saktësisë të të dhënave që janë pjesë përbërëse e informacionit. As pak nuk është menduar nëse kjo ka kuptim për tu shkruar. Më e rëndësishme  ka qenë me emër dhe mbiemër të përmendën anëtarët e delegacionit të qeverisë dhe zyrtarëve të cilët morën pjesë në “fillimin e ndërtimit të kompleksit të magazinimit dhe përpunimit të mollës”, se sa për të publikuar informata të sakta se çfarë është me të vërtetë Kapaciteti i këtij kompleksi. Kështu, sipas kësaj, që ka publikuar mediumi,  kryeministri dhe delegacioni morën pjesë në fillimin e ndërtimit të një kapaciteti të parëndësishëm „frigorifer me kapacitet 5 ton molla të kompanisë “Apple Land” nag Dubai e cial do të investoj 5 milion euro dhe do të punësojë 100 persona“.
Kaq.  Tre reshta për investimin  dhe 33 reshta spin për premierin dhe fjalimin e tij dhe ministrave të qeverisë. Edhe pse është nga Dubai, shumë është.

FireShot Screen Capture #117 - 'Инвеститор од Дубаи гради откупeн центар во Ресен, сто нови вработувања I Република Online' -Linku deri te artikulli origjinalInvestitori nga Dubai ndërton qendër blerje në Resnjë njëqind  vende të reja pune

Data dhe koha e publikimit: 28.02.2014, 16:15

Data e recensionit: 04.03.2014

Recensues: Aleksandar Pisarev

Vërtetësia: Është e vërtetë që filloi ndërtimi i kompleksit të paralajmëruar dhe se aty mori pjesë Kryeministri dhe i gjithë delegacioni qeveritar. Por, nuk është e vërtetë se frigorifer do të ketë një kapacitet prej pesë ton mollë. Gazetari i preokupuar me sa duket me kryeministrin dhe nuk ka dëgjuar edhe përfaqësuesit e kompanisë. Pra, për këtë arsye, nuk mund të jetë e vërtetë se investimi për një kapacitet të tillë të vogël të jetë pesë milion euro. Në një fjalë, informacioni nuk është i vërtetë.

Burimet e informatave: Lajmi është transmetuar drejtpërdrejti nga ngjarja.

Përmbajtësia: Gazetari theksin kryesor në përmbajtjen e informacionit e ka vendosur në prezencën e Kryeministrit dhe delegacionit qeveritar për ngjarjen në Resnjë dhe fjalimin e tij. Më pas ose nuk ka dëgjuar se çfarë kanë thënë tjerët, ose nuk ka kontrolluar se çfarë ka shkruar. Kështu që është publikuar informacion i pakuptimtë  „ do të ndërtohet frigorifer me kapacitet për 5 ton mollë, vlera e të cilit është 5 milion euro” … „më pas do të vazhdojë faza e dytë i tërë kompleksit i cili do të jetë për 10 ton mollë dhe do të punësojë 100 njerëz”…

Sipas informacioni të tillë fitohet përshtypje se dikush ose donë të hedh para ose tenton të laj para nëpërmjet investimit ku vlera reale është shumë më ulët. Sipas asaj që është publikuar, secili që ka pak kuptim për bujqësi se ndërtimi i frigoriferit për 5 mollë është një investim i humbur, veçanërisht nëse për atë harxhohen 5 milion euro. Gjegjësisht, 1 milion euro për magazinim të 1 ton mollë.

Anshmëria: Evidente është anshmëria kah kryeministri dhe shoqëria e tij, me çka gazetari me vetëdije përfaqësuesin e “Apple Land-it” e vënë në margjinat dhe në mënyrë të gabuar i ka transmetuar fjalët e tij.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikull origjinal pa nënshkrim të autorit.

Kualiteti i titullit: titulli vetë në vete është shumë i gjatë, kështu siç është koncipaur. Qëllimi vetëm i ka kenë që të rritet e efekti i investimit dhe të prezantohet suksesi i qeverisë.

Fotografia: Kopsht me fruta molle, fotografia është vënë vetë si ilustrim pa legjendë dhe pa lokacionin e qartë ku është bë

Përfundimi: Gazetari me punën e vet është përgjegjës ndaj publikut. Në këtë rast publiku dhe informacioni me interes publik është lënë anësh, kurse theksi është vënë në protokollin për praninë e kryeministrit dhe fjalimi i tij  janë atraktivitet më i madh në Maqedoni  se vend me kushte të shkëlqyera për investim”… Spinimi ka shkuar deri aty sa që nga ministri i bujqësisë për herë të parë dëgjuam „se në frigorifer kontrollohet atmosfera dhe brenda në të mollët mund të ruhen 10  muaj. Po, a ka dikush që nuk e di se në frigorifer temperatura nuk mund të kontrollohet. Nuk e di për të tjerët, por lexuesit nga Resnja sigurisht se ëmbël janë qeshur duke lexuar këtë artikull. Para se gjithash në këtë rajon kopshtarie dhjetëra bujq individual me frigoriferët e vet, kapaciteti i të cilëve është mbi 6.000 ton mollë. Për çfarë interesi publik bëhet fjalë nj[ë frigorifer me kapacitet 5 ton mollë kur prodhimi vjetor i mollës në Resnjë është mbi 100.000 ton.

Qëllimi i artikullit është i qartë, spin për qeverinë dhe kryeministrin me çka është lënë anësh interesi publik. Nuk e dimë se kush i pari ka gabuar. Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, shumica e mediumeve duke u nisur nga praktika e „Shkollës së Resnjës” lajmin e kanë kopjuar nga njëri tjetri deh ashtu me gabim është publikuar edhe në dhjetëra protale tjera.  Ndërsa disa mediume, saktë e kanë dëgjuar Fransis Turno kur ka treguar se ndërtohet frigorifer me kapacitet  5.000 ton mollë dhe ashtu e kanë transmetuar informatën.

Dhe çfarë bëjmë ne tani me ato mijëra lexuesve që gabimisht janë informuar dhe që jetojnë me bindjen se ka dikush në Dubai ka kaq shumë para për të hedhur rreth 5 milion euro për një  frigorifer për 5 tonë mollë.  Dhe, në bazë të asaj që të gjithë qytetarët e Resnjës e dinë se çmimi i tregut i ndërtimit të një frigorifer me një kapacitet prej 100 ton është rreth 60.000 €,.

Imagjinoni fotografinë para kooperativës në Resnjë kur një grup i kopshtarëve të cilët e kan lexuar informatën në 10 portalet e para se frigoriferi me kapacitet 5 ton, do të fillojnë të bindin ata të cilët që e kanë lexuar lajmin e saktë në 10 portalet tjera se kapaciteti është 5.000 ton.

 

Zgjidhja e vetme në këtë rast, që të jemi në përputhje me nenin 3 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë,  mediumi të kërkoj falje 44.000 vizitorëve që lexojnë informacionin e gabuar.

Neni 3. 

Gazetari do të tentojë që të ofrojë korrigjimin e botimit, demant dhe përgjigje në rast kur do të vërtetohet pasaktësi e informacionit.

Është shkelur neni 1 nga Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë

Neni 1. 

Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë, të verifikuar dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojnë dokumente.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.