Recension: Intelektualët reagojnë për keqpërdorimin e BE-së nga ana e Venizelosit

Венизелос Сител Телевизиј 1007-2467-crop-resize

Bëjmë recensionin e një artikulli nga i cili asgjë nuk është e qartë. Mediumi flet se : “intelektualët e bashkuar me letër të hapur deri te BE-ja dhe NATO-ja”…  …”kërkojnë që t’i ndalojnë autoritetet greke nga qëllimi që ta shfrytëzojë kryesimin e Këshillit të BE-së për qëllimet e vendit të tyre”... Fjalë shumë të rënda që nuk janë argumentuar me asgjë. Kjo është edhe arsyeja që e recensojmë artikullin.

FireShot Pro Screen Capture #101 - 'Интелектуалците реагираат на злоупотребата на ЕУ од страна на Венизелос I Сител ТелевизијLinku deri te artikulli origjinal:: Intelektualët reagojnë për keqpërdorimin e BE-së nga ana e Venizelosit

Data dhe koha e publikimit: 26.01.2014,  16:43

 Data e recensionit: 27.01.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

VërtetësiaArtikulli me asnjë argument nuk e konfirmon vërtetësinë e asaj që është botuar: “Intelektualët  e bashkuar me letër të hapur deri te BE”. Nëse letra është e hapur dhe intelektualët janë bashkuar, kjo në një farë mënyrë duhet të tregohet dhe përmbajtja duhet tu prezantohet qytetarëve. Fromulimet nuk janë të qarta, nuk mund të përcaktohet se për cilët intelektual bëhet fjalë. Në TV incizimet kryesisht janë politikanët grek, dhe fitohet përshtypje e gabuar, deklarata është e një intelektuali të “paemëruar” në fytyrën e tij gjithë e njohin intelektualin bullgar Stefan Vllahov Micov. Deklarata e një dijetari nuk mund të trajtohet si në shumës. Pretendimet këtu nuk janë të vërteta.

Burimet e informatave: Nuk ka asnjë burim të vetëm të informacionit që do të kishte provuar tezat e dhëna në artikull – se intelektualët dërguar një letër.

Përmbajtësia: Përmbajtja është e paqartë, konfuze dhe e huton publikun, i cili nuk mund të kuptojnë se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë dhe kush proteston deri te BE. Nuk është e qartë se intelektualët kënd duhet ta ndalojnë, “fytyrën e fashizmit në emër të Europës për të ardhur në Maqedoni“.

Anshmëria: Anshmëri e fshehur në mënyrë jo të shkathtë për politikat qeveritare për të gjitha mos sukseset në rrugën euroatlantike të Maqedonisë  të akuzohet Greqia fqinje. Kësaj radhe anshmëria është mbështjell me një kore të letrës së rremë dhe protest i rremë  i “intelektualëve të bashkuar”, të cilët duhet të parandalojnë Greqinë në “tentimin për të zgjuar trazira ndëretnike dhe qytetare në Maqedoni”

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli është punë origjinale me të drejtë autori nënshkruar nga autori.

Kualiteti i titullit Titull jokreativ dhe i rremë i cili duhet në mënyrë bindëse të ndikojë bi lexuesin, ti bind dhe ti drejtoj kah të menduar të gabuar që të besojnë në pohimet e tij “Intelektualët kanë reaguar”.

Fotografia: Fotografia nuk është e përshtatshme me përmbajtjen. Shtojca flet për intelektualët dhe në fotografi ne shohim ministrin e jashtëm grek, Evangelos Venizelos. A është edhe ai në atë grup të “intelektualëve të bashkuar?”. Pse të mos ketë një fotografi të grupit të “intelektualëve të  bashkuar” ose të paktën një faksimile të “letrës paraqitur”.

Gjuha e urrejtjes: Nuk është eksplicite, mirëpo toni ndjehet ndërmjet rreshtave të artikullit ..” të meruar nga deklaratat e fundit të ministrit grek.”  … “ e keqpërdori funksion kryesues”…

Përfundimi: Artikulli është shkruar në kohën kur ka nevojë për të kënaqur ndjenjat  emocionale të audiencë më të gjerë dhe në kontekst  është kushtëzuar nga klima politike e caktuar. Është i lidhur me një ngjarje të caktuar politike “të ndalojnë autoritetet greke në qëllim e tyre për shfrytëzuar kryesimin e Këshillit të BE-së  Hyn në mitet dhe simbolet që janë të instrumentalizuar politikisht për të prodhuar urrejtje dhe antipati ndaj fqinjit jugor pa distancuar veten prej tyre.

Përgjegjësia e gazetarit në këtë rast është shumë e madhe. Ai bën thirrje për shumicën e grupit “intelektualët reagojnë” … dhe në artikull ka deklaratën e vetëm një intelektuali, i cili,mbase nuk është nga Maqedonia, problemi mund të shihet dhe të reagohet nga distanca. Nëse donë të thotë se Greqia, si kryesues i Këshillit të BE-së do të sjellë fashizmin në Maqedoni, … dhe të parandalojë fytyrën e fashizmit në emër të Evropës për të ardhur në Maqedoni ‘… Teza është shumë e rrezikshme dhe kontraproduktive për  rrugën evropiane të Maqedonisë, njëherit edhe ofendim për BE-në dhe kryesuesin e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt ardhshëm. E gjithë kjo së bashku mund të ketë implikime negative të më tejshme për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë.

Për më tepër, artikulli nuk është konfirmuar asnjë fakt. Kjo nuk është e vërtetë. Qytetarët janë të manipuluar nga konstruime të rreme se ja gjoja elita intelektuale reaguar. Kjo nuk është e vërtetë, ose të paktën nga ky artikull nuk mund të jemi të sigurt se ka ndodhur. Nuk është respektuar neni 1. i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1.

Gazetari duhet të publikoj informata të sakta dhe verifikuara dhe nuk do të fsheh të dhëna të rëndësishme dhe të falsifikoj dokumente.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari