Recension: Ilaçet për të gjitha sëmundjet qenkan te Bibla?!

FireShot-Screen-Capture-146-КАНАЛ-5-Телевизија-www_kanal5_com_mk_vesti_detail_asp_ID38618-crop-resize

E gjerë është lista dhe diapazoni i mënyrave në të cilat mjekët popullorë, magjistarët, fallxhorët dhe të ashtuquajturit mjekë alternativë mund t’u bëjnë dëm të sëmurëve, e edhe më e gjatë është lista e artikujve, të cilët, në garë pas senzacionit dhe rritjes së tirazhit në kurriz të të sëmurëve, u ndihmojnë në këtë. Me një simbiozë të këtillë, të gjithë së bashku bëjnë një dëm të madh: ekonomik, psikologjik dhe social…

Teksti që e recensojmë, për fat të keq, te ata të cilët nuk e njohin dhe nuk kanë dëgjuar për të, i ka bërë dëm të madh edhe reputacionit të dr. Riçard Shulcit. E dëm mund t’u bëjë edhe lexuesve, në qoftë se artikullin e marrin “si të vërtetë të pakontestueshme” dhe fillojnë vetë të shërohen, duke i zbatuar reçetat që janë ofruar.

Recensojmë një produkt trivial mediatik, i cili është përshtatur dhe duhet t’i plotësojë nevojat për komunikim të nivelit më të ulët të konsumatorëve të kulturës së popullarizuar të shundit.

FireShot Screen Capture #146 - 'КАНАЛ 5 - Телевизија' - www_kanal5_com_mk_vesti_detail_asp_ID=38618Linku deri te artikulli origjinal: Ilaçet për të gjitha sëmundjet qenkan te Bibla?! 

Data dhe koha e publikimit: 06.05.2014, 14:14

Data e recensionit: 08.05.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

SHPEJT, SHKURT, DHE QARTË…

… është parim udhëheqës në gazetarinë moderne kur bëhet ndonjë lajm. Në këtë rast i kemi dy kategoritë e para, por nuk e kemi të tretën: asgjë nuk është e qartë.

“Në një intervistë për gazetën serbe “Vest” ai ka thënë se njeriu është organizmi i vetëm i gjallë në natyrë që mundeshka të jetë i sëmurë, por edhe në kontakt me ndonjë njeri të sëmurë, mundeshka të sëmuren edhe bimët dhe kafshët”… “si teknika më të shpeshta për shërim ai i ka zbatuar hidroterapinë, shërimin me bimë, ndërsa më të preferuara i paska hudhrën dhe specin”…

“Lajm” që në mënyrë të shkëlqyer është inkuadruar në gjithë mozaikun. Sa më e madhe që është varfëria dhe padrejtësia sociale në një shoqëri, e mjekët e shtrenjtë, gjithnjë e më shumë kërkohen mënyra alternative për shërim -“Gjyshe Rada”, “Mitre pantoflaxhiu”, “Trajçeja nga Xhigoli”që shëron me çaj nga nevoja e lopëve…”

Dhe kështu, duke pasur parasysh se dr. Shulci shëron me “zbatimin e teknikave të thjeshta që kanë qenë të shkruara në bibël” populli duhet t’i besojë kësaj, ta harrojë mjekësinë moderne, ta blejë Biblën dhe vetë të shërohet sipas reçetave që gjenden në të, dhe gjithsesi, të mos i harrojë hudhrën dhe specin.

I gjithë shkrimi përfundon me “përmbajtje emocionuese”:

“dr. Shulci për veten e tij ka thënë se mund t’i shërojë të gjitha sëmundjet, madje edhe atë më vdekjeprurëse, vetëm në qoftë se pacienti bashkëpunon”…

 

MASHTRIMI I LEXUESVE

Në momentin kur e recensojmë këtë tekst, atë e kanë lexuar tre mijë njerëz. Duhet t’ua tërheqim vërejtjen: janë të mashtruar. Disa nga ato “reçeta mrekullibërëse” që janë përshkruar, janë nxjerrë krejtësisht nga konteksti i intervistës së gjerë të cilën e ka bërë dr. Nikolla Markoviq me dr. Shulcin. Përmbajtja e intervistës nuk ka të bëjë me reçeta konkrete, por dr. Shulci flet për librin e tij më të ri që është përkthyer në serbisht, ku ai, në mbi 500 faqe, fletë për Institutin për mjekësi natyrore, që është pjesë e “The Center for Natural Studies” në Sakramento të Kalifornisë, dhe i cili ka përfaqësi dhe bashkëpunëtorë edhe në Ballkan. Në ekip bëjnë pjesë vetëm mjekë kulmorë, të cilët me praktikat e tyre i zbatojnë edhe njohuritë dhe metodat tradicionale nga të cilat disa kanë qenë të shkruara edhe në Bibël. Dr. Shulci askund në intervistë nuk kërkon nga të sëmurit që vetë t’i provojnë reçetat.

 

LEKSION I LËSHUAR

Është lëshuar leksioni i parë i gazetarisë se si bëhet lajm kryesor. Duke u përgjigjur në mënyrë të thjeshtë në ato pesë pyetje ka mundur të shkruhet se: “Doli nga shtypi libri më i ri i mjekut të njohur amerikan dhe themeluesit të Institutit  për mjekësi natyrore, dr. Riçard Shulc”, me të cilin mjeku i njohur serb dr. Nikolla Markoviq ka bërë një intervistë interesante për portalin serb “Vesti”. Libri ka mbi 500 faqe…”

Publiku i gjerë shkencor e njeh mjaft mirë dr. Shulcin, ka pasues të tij në shumë qarqe mjekësore nëpër botë dhe nuk meriton një tekst të këtillë të shëmtuar, që e trajton si një nga mjekët popullorë anembanë botës, shumë prej të cilëve janë në burg.

Ta përfundojmë. Lajme që nuk janë deri në fund përmbajtësore, raporte dhe informata të papërfunduara, që lënë shumë çështje të hapura, për shkak se ofrojnë vetëm fragmente, nuk duhet të publikohen, e aq më pak të paralajmërohen me titull senzacionalist: “Ilaçet për të gjitha sëmundjet qenkan te Bibla?!” Mediat autoritare dhe serioze mbajnë llogari për interesin publik dhe në bazë të kësaj i përcaktojnë temat.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.