Recension: Hulumtimi në Poloni konfirmoi: Vaksinat asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë dobi

 

FireShot Screen Capture #082 - 'Истражувањето во Полска потврди_ Вакцините никогаш-CROP-RESIZE

Mungesa e plotë e respektimit të standardeve profesionale dhe rregullave etike zakonisht çon deri te një produkt i këtillë “gazetaresk”, që kohë pas kohe,  mund ta hasni në vitrinat e portaleve informative në Maqedoni. Lajm i cili jo vetëm figurativisht, nuk ka as fillim as fund, dhe i cili, për shkak të ndikimit që e kanë mediat, mund të ketë pasoja më të gjera për shëndetin e njerëzve. Ky është një shembull eklatant i veprimit të papërgjegjshëm në profesion. Kur mbetet i padënuar (nga redaktori, pronari, nga shoqata e esnafëve të profesionit ose ndonjë organ tjetër kompetent), shërben si shembull për shumëfishimin e papërgjegjësisë dhe e tregon gjithë lehtësinë e të shkruarit, përhapjes së informatave/dezinformatave, mbijetimit të budallallëkut në gazetarinë tonë bashkëkohore…

FireShot Screen Capture #082 - 'Истражувањето во Полска потврди_ Вакцините никогаш-Linku deri te artikulli origjinal: Hulumtimi në Poloni konfirmoi: Vaksinat asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë dobi

Data dhe koha e publikimit: 15.08.2014

Data e recensionit: 19.08.2014

Recensues: Теоfil Bllazhevski

Duke e lexuar këtë teskt, i cili për nga forma i ngjan lajmit, lexuesi pothuajse nuk mund të gjejë asnjë nga elementet kryesore që duhet t’i ketë çdo tekst. Në tekst ka dofarë faktesh, por edhe kur do të lexohen me kujdes, nuk mund të konstatohet se a janë të vërteta ose jo. Kjo është kështu për shkak se nuk është theksuar as burimi i fakteve, as media prej ku është marrë ky lajm, kështu që nuk mund të bëhet fjalë për objektivitet relevancë, aktualitet, kontekstualitet dhe gjërat e tjera të nevojshme.

Kjo gjë që duket si lajm, për shkak të madhësisë së tekstit mund të duket sikur është përmbajtësore. Por, kur përsëri do të shqyrtohen faktet që janë dhënë në tekst, do të shihet se në vend të përmbajtësisë ka më tepër informata që shkaktojnë konfuzion. Kështu, në fillim përmenden aditivet timerosal dhe zhiva si më të rrezikshme, e pastaj u tërhiqet vëmendja me aluminin, i cili, sipas informatës së ofruar, “e ka zëvendësuar” zhivën, dhe përsëri vijmë deri te efekti i njëjtë – numri i shtuar i fëmijëve me autizëm si pasojë e vaksinimit.

Kreshendo e këtij teksi, i cili është dashur të jetë lajm, është pohimi se autorët e studimit na sugjerojnë të jemi të kujdesshëm, për shkak se 19 fëmijë kanë vdekur papritmas (ku dhe kur?) pas vaksinimit:

“Në studim është përshkruar vdekja e 19 fëmijëve nga SIDS (sindromi i vdekjes së papritur te foshnjet) shkurt kohë pas vaksinimit me dy vaksina gjashtëvalente. Аutorët kanë propozuar edhe pse nuk është dëshmuar se vaksinat e kanë shkaktuar vdekjen e fëmijëve… – Ky është një sinjal për kujdes që na duhet neve që të ndiqet rrjedha e vaksinimit dhe komplikimet e tij.”

Shkurt: аutori i tekstit që është temë e këtij recensioni ka probleme të mëdha me respektimin e elementeve kryesore të lajmit (kush ku, kur, e madje ka probleme edhe me përgjigjen e pyetjes – çka), ka probleme me përmbajtësinë dhe me anshmërinë (është i njëanshëm), ka problem me burimet (as nuk thekson se qëndrimet e kujt i përcjell, e as se çrej ku janë marrë ato), ka problem me gramatikën që shihet edhe nga vetë titulli (për shkak se vaksinat nuk mund vetëvetiu të kenë dobi), i cili (titulli), nuk përkon me faktet e prezantuara në tekst. Përveç kësaj, ka konstruksione krejtësisht të palogjikshme të fjalive, që çon në atë që në disa pjesë teksti të jetë i paqartë, që, me gjasë, është rezultat i asaj se teksti është përkthyer me anë të veglës Google Translate!!!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari