Recension: Hani lirisht: zbulohen 10 gënjeshtrat më të mëdha nutricioniste!

Откриени-10-најголеми-нутриционистички-лаги-2013-12-09_10-crop-resize

Teksti i nënshkruar vetëm me emrin Emilija nuk meriton të gjejë vend në zhanrin gazetaresk. Në të nuk ka tekst, por vetëm renditje të disa produkteve ushqimore për të cilat autorja thotë se e di se a janë të mira ose të këqija për organizmin.

Në këtë tekst, ose mund t’i besoni autores ose thjesht ta mbyllni ueb-faqen dhe ta lini në harresë. Ai nuk zbulon asgjë të rreth mënyrës së të ushqyerit tuaj dhe, edhe përkundër pretendimit se i di fshehtësitë e ushqimit të shëndetshëm, nuk do t’ju këshillojë si duhet.

“Gënjeshtra numër 3: Yndyrnat me prejardhje nga kafshët janë jo të shëndetshme! Hulumtimet kanë treguar se ato janë plotësisht të shëndetshme.”

Po, çdokush prej nesh ka lexuar ose ka dëgjuar se çfarë ndikimi kanë yndyrnat me prejardhje nga kafshët. Këtu lexuesi nuk do të zbulojë se si “hulumtimet kanë treguar se ato janë plotësisht të shëndetshme” ose se si, për disa produkte të përmendura, është konstatuar se nuk janë të mira dhe se nuk duhet të gjenden në tryezën tuaj.

Ky tekst nuk bazohet në asnjë burim, e bile as në “reçetat e gjyshes”. Thjesht, autorja e di se çka është e mirë për të ngrënë e çka jo!

Пулс 24 - Јадете слободно_ Откриени 10 најголеми нутриционистички лаги! - 2013-12-09_10.40.41

Linku deri te artikulli origjinal: Hani lirisht: zbulohen 10 gënjeshtrat më të mëdha nutricioniste!

Data dhe koha e publikimit: 20.10.2013

Data e recensionit: 09.12.2013

Recensues: Svetllana Jovanovska

Vërtetësia: Më pak që mund të thuhet për vërtetësinë e këtij teksti, është se ai është diskutabil. Në këshillat e ofruara për atë se çka duhet e çka nuk duhet të hahet, vetëm ndonjë ekspert me njohuri shkencore mund ta thotë të vërtetën. Autorja nuk ka biseduar me ekspertë, mjekë ose nutricionistë, kështu që pohimet e saj nuk janë të besueshme.

Burimet e informatave: Në këtë tekst nuk ka burime të informatave.

Përmbajtësia: Ky tekst, thjesht nuk ka përmbajtësi. Aty vetëm renditen disa produkte ushqimore dhe thuhet se cili prej tyre është i mirë për t’u ngrënë e cili jo.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk mund të vërtetohet se a është teksti plagjiaturë ose jo.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist. Ai pretendon se lexuesit do t’ia zbulojë të vërtetën për atë se cili ushqim është i mirë, e cila janë gënjeshtra të cilave nuk duhet t’u besoni.

Fotografia: Fotogafia është e panënshkruar dhe është vënë si ilustrim.

Gjuha e urrejtjes: Nuk aplikohet.

Përfundimi: Në tekst, prej 1 deri në 10, numërohen ushqimet që duhet t’i hani ose jo, pa mos dhënë asnjë element shkencor ose sqarim logjik për atë se si autorja ka ardhur deri te njohuria se për shmebull, yndyrnat nga bota shtazore mund të hahen pa kufizim pa mos qenë të dëmshme!

Në fakt, problemi i me renditjen e këtyre produkteve ushqimore nuk është edhe aq te vërtetësia e pohimeve për to, por mënyra se si thjeshtësohen anët e mira dhe të këqija të ushqimit. E gjihë kjo është paraqitur si e vërtetë definitive për të cilën nuk ka nevojë të parashtroni pyetje.

Ky tekst mund të futet në grupin e teksteve të cilat me krenari thonë se është gjetur ilaçi për kancer, se me këtë apo atë bimë ose pije mund t’i shëroni sëmundjet që u kanë goditur, se mjafton ta hapni frigoriferin që të përgatitni ilaçin që u nevojitet, si t’i rrafshoni rrudhat dhe t’i fshini vitet tuaja, si të jeni në formë olimpike…!

Këto reçeta “olimpike” shpeshherë janë karakteristikë e shoqërive të tranzicionit ku standardi i jetesës është i ulët, ose i shoqërive në krizë ku kthimi nga ushqimi natyror dhe reçetat e gjysheve tona përpiqen ta kthejnë ndjenjën e sigurisë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.