Recension: Granatë nga Lufta e Dytë Botërore gjendet në Kumanovë

 

22-097-090987-crop-resize

Oops, artilerike apo granatë dore?! – Për të qenë i sinqertë, unë nuk e di se çfarë do të jetë. Diçka tjetër diskutohet në tekst, kurse diçka tjerët është bashkangjitur në foto. Si do që të jetë bombë është, por e huqur.

2Linku derite artikulli origjinal: Graanatë nga Lufta e Dytë Botërore gjendet në Kumanovë

Data dhe koha e publikimit: 23.10 2014  11:16

Data e recensionit:  27.10.2014

Recensent: Vladimir Mirçeski

 

„WHAT A MISTAKE-A TO MAKE-A!“

 

Nuk ka pse të harxhohen shumë fjalë për një tekst prej 4 rreshtave i cili është dashur të informojë se në rajonin e Kumanovës është gjetur granatë e artilerisë, si që thuhet nga Lufta e Dytë Botërore. Lajmi është në rregull, por nga aspekti gazetaresk krejtësisht i tërë “paketimi” është huqur, për arsye se informacioni bazë është “mbështetur” me një fotografi krejtësisht të papërshtatshme.  Pse? – Sepse bomba dorës nuk është e njëjtë me granatën e artilerisë. E para ka fuqi më të vogël shpërthyese, përderisa e dyta mund të shemb një ndërtesë. Nëse duam të jemi të qartë ja edhe definicionet zyrtare:

  • Granata artilerike: predhë e gjuajtur nga armë artilerike, municion i përbërë nga metal cilindrik i cili përmban mbushje eksplozive;
  • Granatë dore : eksploziv i vogël, bombë kimike ose me gazë e cila përdoret për distanca të vogla.

Nga, këtu nëse bëhet fjalë për bombë dore gjithsesi se ka rrezik, por shumë më pak se predha artilerike e mbetur  e cila ka fuqi serioze shkatërruese.

Të shpejtuarit për të publikuar një lajm nuk e arsyeton këtë lëshim, mosdija ose pa, trajtimi me fotografi përcjellëse si diçka  që ka kuptim dytësor – një lloj “e keqe e domosdoshme”. Në gazetarinë kredibile, sidomos elektronike, informacioni  pa “foto” të vërtetë është si tortë pa lyerjen e fundit.

Prandaj, fjalën e fundit në këtë shkrim, e kam huazuar nga një karakter simpatik në TV nga e kaluara, që në secilën prej huqjeve të tij thoshte: : „What a mistake-a to make-a!“.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.