Recension: Goran Pandevi arrestohet në aeroportin e Romës pas fletëarrestit nga FFM-ja

Горан Пандев уапсен на аеродромот во Рим по потерница од ФФМ   Бриф crop resizee 800

Shembull klasik për manipulim ku është marrë një informatë satirike nga një ueb-faqe me profil dhe përmbajtje të tillë dhe më pas ajo është paketuar si lajm! “Lajmi” me titull senzacionialist shkakton huti te lexuesi se në aeroportin e Romës me të vërtetë ka ndodhur një “ngjarje” e tillë. Në rrjetet sociale ka komente ku protestohet për “arrestimin” e kapitenit të reprezentacionit futbollistik të Maqedonisë. Në artikull nuk ka asnjë distancim. Askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për lajm që është marrë nga një portal për satirë dhe lajme të shpikura, por në fund të faqes, poshtë te tag-et, si burim është theksuar kjo faqe.

FireShot Screen Capture #001 - 'Горан Пандев уапсен на аеродромот во Рим по потерница од ФФМ - Бриф' - brif_mk_rakurs_goran-pandev-uapsen-na-aerodromot-vo-rim-po-poternica-na-ffmLinku deri te artikulli origjinal: Goran Pandevi arrestohet në aeroportin e Romës pas fletëarrestit nga FFM-ja

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2013 – 11:23

Data e recensionit: 17.10.2013

Recensuese: Оlivera Vojnovska

Vërtetësia: Artikulli absolutisht nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën dhe është në kundërshtim me standardet gazetareske. Ashtu siç është plasuar “lajmi”, është e qartë se qëllimi i medias nuk ka qenë që ta informojë publikun, por ta shokojë atë, ta tërheqë vëmendjen e lesxuesit dhe ta çojë atë në përfundim të gabueshëm, gjë që padyshim paraqet demonstrim të mungesës së përgjegjësisë ndaj publikut.

Burimet e informatave: Si burim është përmendur portali për satirë dhe lajme të shpikuar, i cili, sipas profilit, nuk mund të jetë burim për një informacion të këtillë bombastik.

Përmbajtësia:  Këtu edhe nuk mund të flitet për ndonjë përmbajtësi. Bëhet fjalë për një tekst që është marrë në tërësi. Në të nuk ka asnjë element të ri, që lexuesit do t’i jepte një pasqyrë të qartë atë që thuhet në titull.

Anshmëria: Informatë e rrejshme. Thjesht nuk ka qasje serioze gazetareske.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Kopje e plotë. Teksti është në marrë në tërësi dhe në formë të njëjtë siç është publikuar në portalin për satirë dhe lajme të shpikura Koza Nostra.

Edhe pse në fund të është theksuar se autorësia e këtij “lajmi” i takon portalit që e ka publikuar, mënyra se si është shkruar të çon të mendosh se bëhet fjalë për tekst që lexuesve u është ofruar sikur të ishte lajm i vërtetë.

Kualiteti i titullit: НTitulli është marrë nga ueb-faqja për satirë pa asnjë ndryshim. Ai është senzacionalist dhe në shikim të parë duket shokues.

Fotografia: Artikulli është ilustruar me dy fotografi (njëra, e publikuar edhe në tekstin origjinal që është e përpunuar me Photoshop), që duhet të “dëshmojnë” se Pandevi është arrestuar!Ato janë përkatëse me nivelin manipulativ të këtij “lajmi” të fabrikuar.

Përfundimi:  Portali lexuesve u ka ofruar një informatë skajshmërisht manipulative, posaçërisht titullin. Fitohet përshtypja se “lajmi” i paketuar në këtë mënyrë ka për qëllim ta tërheqë publikun me senzacionalizëm. Gjatë kësaj nënvlerësohet inteligjenca e lexuesve se ky fabrikim gazetaresk mund të publikohet si tregim mediatik, gjë që paraqet manifestim të arrogancës dhe të pashijes dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet me trajtimin e lehtë të temave në rubrikën Rakurs, ku është publikuar “lajmi”. Artikulli është diskutabil edhe nga aspekti i qasjes së ndershme të medias ndaj konusmatorëve të saj. Ky është një shembull i keqpërdorimit të besimit të lexuesve, të cilët nga portalet informative presin të marrin informatë në kohë dhe të vërtetë, e jo shaka, tallja, fotomontazh she senzacionalizëm bosh. Megjithatë, aty ku është publikuar teksti, lexuesve u dëshiron “mirëseardhje në botën e satirës dhe të informatave të shpikura”, kështu që menjëherë bëhet e qartë se për çfarë “lajmesh” bëhet fjalë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari