Recension: Gazetarët e LSDM-së kanë qenë kultivues frutash?

Новинарите-на-СДСМ-биле-овоштари_-kurir_mk_makedonija_vesti_145904-crop-resize

Jo rrallë, kohëve të fundit në hapësirën e brendshme mediatike do të lexoni  diçka që duhet të jetë prodhim gazetaresk, mirëpo për fat të keq nuk është ashtu. I tillë është shembulli me tekstin me titull “Gazetarët e LSDM-së kanë qenë kultivues frutash?”. Edhe pse sipas formës duket si lajm, ky shkrim nuk ka lidhje me gazetarinë, sepse nuk është bërë sipas një plani të standardeve profesionale, edhe më pak standardeve etike, e poashtu nuk ka lidhje as me disa premisa themelore logjike.

'Новинарите на СДСМ биле овоштари_' - kurir_mk_makedonija_vesti_145904Linku deri te artikulli origjinal: Gazetarët e LSDM-së kanë qenë kultivues frutash?

Data dhe koha e publikimit: 28.01.2014/ 15:35 h

Data e recensionit: 29.01.2014

Recensues:: Teоfil Blazhevski

Vërtetësia: E vërteta e deklaratave në tekst është një pyetje të cilës nuk i është dhënë përgjigje. Në tekst  nuk është ofruar ndonjë dokument, nuk përmendet mediume dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për t’i hetuar akuzat duke u bërë pyetje të palëve të interesuara, as te burimi i tretë i pavarur. Nga këtu, pretendimi i autorit pa emër të artikullit dhe redaksisë nuk mund të vlerësohet ndryshe, por vetëm si pretendim tendencioz.

Burimet e informatave: Duke i analizuar burimet e informatave të përmendura në tekst (kadastra dhe mediumet), çdo lexues mund të ballafaqohet me një problem, cili është referent edhe për përgjigjen e pyetjes për vërtetësinë e fakteve. Nuk janë përmendur mediumet dhe as dokumentet nga kadastra. Për veç kësaj nuk ka faqe të dytë të tretë. Ka fakte dhe ka përmendur qëndrim dhe komentim. Burimet janë të një anshme, rëndësia mbetët vetëm tak dokumentet e kadastrale, të cilët nuk janë dhënë në tekst.

Përmbajtësia: Teksti nuk ka as edhe një “P” nga fjala përmbajtje, për arsye se operimi me fakte dhe nxitimi për të nxjerr përfundime dhe komentim është diçka e palejueshme dhe për debat në çajtore  dhe jo për tekst gazetaresk.

Anshmëria: Nga fjalia e parë deri te fundit anshmëria është prezent, kurse balancim nuk ekziston as edhe në përqindjen më të vogël. Kjo anshmëria ngjason me anshmëri politike, edhe pse nuk përjashtohet as edhe anshmëria komercialisht e motivuar.

Komentim: Komentimi është prezent në titullin, në nëntitullin, në pasusin e parë dhe të tretë. Praktikisht në të gjithë tekstin.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti padyshim është punë origjinale. Kësi lloj përdredhje kreative të standardeve profesionale dhe normave etike në gazetari nuk hasim mediumet tjera të cilët shkruajnë pjesë në të njëjtën temë.

Kualiteti i titullit: Titulli është dezinformatë, për arsye se teksti është për një gazetar dhe një deputet dhe jo për gazetar. Teksti është sensacional dhe tendencioz për nga natyra, megjithëse, me një rrethojë të vogël në formë të pikëpyetjes, nëpërmjet të cilit paraqitet një qëndrim nëpërmjet të cilit nuk mund të vihet nëse analizohet teksti.

Fotografia: Është bë fotomontazh nga dy fotografi të personave të përmendur në tekst, të ngjitura njëra me tjetrën. Autorësia e fotografive por as edhe e montazhës nuk është përmendur  dhe ato janë vënë në funksion të ilustrimit të tekstit.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka gjuhë të urrejtjes, mirëpo ka diskreditim të personave, drejtpërsëdrejti të një gazetari aktiv dhe një ish gazetare të cilët klasifikohen si gazetar elitar të një parie politike opozitare. Për më tepër, nga natyra e shkrimit mund të kuptohet se është mëkat në qoftë se posedon tokë dhe të njëjtën kohë  je gazetar, edhe pse autori në fjalët e fundit ka tentuar me fjalën “legjitime” të tërheq vëmendjen e publikut dhe të gjej ndonjë interes publik për tekstin që e ka plasuar.

Përfundimi: padyshim ky tekst mund të hyj në kategorinë spin, shtrembërim të së vërtetës dhe jo vetëm se nuk ka lidhje me gazetarinë, por edhe me logjikën bazë dhe atë mbi disa baza.

E para është se i ngatërrojnë “gjyshet dhe bretkosat” – teksti është për një gazetar aktiv dhe një ish gazetar, kurse nga titulli  është bë një surprizë,  dhe shkruhet për gazetar elitar të LSDM-së!?

Nga të dhënat publike të publikuara në media del se dy nga pesë gazetarët elitar të LSDM-së, redaktori i javores “Fokus” Mladen Cadikovski dhe deputetja e LSDM-së Lence Nikolovska, biri i së cilës është pronar i mediumit Brif,  ka të ngjarë të merren me vreshtari.

E dyta ose sipas renditjes së gjërave dhe palogjikshmëria bazike, është interesi publik? Që të publikohet çfarëdo lloj prodhimi gazetaresk duhet të ketë ndonjë lloj interesi publik nga i njëjti. Nëse teksti ka pasur të bëj vetëm me deputeten, atëherë mund të ketë arsyetim artikulli për patundshmërinë e saj, jo vetëm nëse krahasohet fleta e posedimit me të dhënat e kadastrës dhe nëse është ndonjë hulumtim nëse e përmendura shfrytëzon diçka nga subvencionet të cilat janë sipas ligjit për secilin që merret me bujqësi. Diçka të tillë nuk ka.

Cili, është interesi publik  “i frutarisë” së gazetarit Çadikovski?  Nëse janë të sakta konstatimet bëhet fjalë për patundshmëri me madhësi nga 615 metra katror, atëherë bëhet fjalë për tokë e cial është pak më e madhe se 30 х 20 metra gjatësi dhe gjerësi, çka është qesharake për dikë ta quani “frutari” apo personit që merret me frutari. Prej këtu është e qartë se nuk ekziston ndonjë interes i dalluar publik që të publikohen fakte të tilla në formë të qëndrimeve dhe komenteve (të paqëndrueshme) në të gjithë tekstin. Nga këtu del se qëllimi i tekstit ka qenë krejtësisht nga një natyrë tjetër, dallimi në thelbin e gazetarisë, dhe kjo diskreditim i personave nëpërmjet interpretimit të pavërtetë të fakteve:

Dy nga pesëshja elitare të gazetarëve të LSDM-së dhe

ka mundësi të merren me frutari.

Gjëja e tretë e cila nuk ka lidhje me logjikën, rrjedh nga komenti në vazhdim:

Pas këtyre informatave dhe patundshmërisë që e posedojnë, e detyrueshme është të bëhen pyetje se ato përskaj gazetarisë merren me frutari …

Të supozojmë se është deputetja Nikollovska gazetar, “pse nevojitet të parashtrohen pyetje”  ndoshta Nikollovska dhe Çadikovski “përskaj gazetarisë merren edhe me frutari”? Ajo është diçka e jashtligjëshme dhe në kundërshtim e kushtetutën?  Nëse bëhet fjalë për interes më të gjerë për publikun, konflikti mund të ndodh vetëm nëse dy gazetar gjatë punës së tyre kanë punuar në mënyrë joetike, dhe kanë përdorur funksionin publik – gazetarinë, për përfitim personal dhe material. Nuk tekst, nuk bëhet fjalë për diçka të tillë, është prezantuar dhe arsyetuar në mënyrë joprofesionale.

Përveç gjërave të palogjikshme të larët përmendura, në tekst nuk janë respektuar një varg standardesh bazike të gazetarisë: komentimi është integruar dhe mbisundon faktet, burimet për faktet e prezantuara nuk janë precize, dhe as që është prezantuar ndonjë dëshmi – fotokopje apo diçka të ngjashme, e vërteta është ndryshuar me atë që të dy paraqiten si gazetar edhe atë si gazetar të LSDM-së, ka përmendje të personit të tretë në mënyrë jo etike – djalin e deputetes, nuk ka pyetje tek pala e dytë apo tretë dhe kështu me radhë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.