Recension: Ftesë për muslimanët e Çairit: Mos festo, keni frikë All-llahun

Немој-да-славиш-плаши-се-од-Алах-I-Република-Online-republika_m-crop-resize

Sipas standardeve gazetareske, lajmi duhet të jetë i shpejtë, i shkurtër dhe i qartë, po nuk duhet të bëhet shkel e shko, pa u verifikuar, nuk duhet të jetë tendencioz, shqetësues… E recensojmë një “lajm” të këtillë, që është ilustruar me fotografi për të cilën nuk e dijmë se ku është bërë, e cila shqetëson, frikëson dhe krijon ndarje në një mjedis multietnik dhe multifetar. Sipas tekstit, në lagjen Çair, muslimanët janë ftuar ta “nokautojnë” babadimrin dhe të mos e festojnë Vitin e Ri.

FireShot Screen Capture #077 - 'Повик до муслиманите во Чаир_ Немој да славиш, плаши се од Алах I Република Online' - republika_mLinku deri te artikulli origjinal: Ftesë për muslimanët e Çairit: Mos festo, keni frikë All-llahun 

Data dhe koha e publikimit: 18.12.2013, 10:36

Data e recensionit: 19.12.2013

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Nuk e dijmë, e аs që mundemi të verifikojmë se a është ky lajm i vërtetë. Nuk kemi burim të informatës, nuk e dijmë se sa fotografi të tilla me përmbajtje shqetësuese janë shpërndarë ose janë ngjitur nëpër lagje. Komuna e Çairit kap një sipërfaqe prej 53 kilometrash katrorë dhe në të jetojnë mbi 65.000 banorë. Ku janë ngjitur saktë dhe ku janë shpërndarë këto fotografi? Sa përqind e popullatës e ka parë këtë porosi? A bëhet fjalë për incident të izoluar ose për ftesë masovike deri te muslimanët? Nga ky lajm nuk e kuptojmë se cila është e vërteta.

Burimet e informatave: Nuk ka burim të informatave, që e vë në dyshim gjithë lajmin.

Përmbajtësia: Në “garën për ekskluzivitet” media i ka harruar elementet e tjera të rëndësishme për informimin e qytetarëve, e ajo është përmbajtësia. Madje as fotografia të cilës i referohet media nuk e plotëson përmbajtjen e informatës. Është publikuar në mënyrë të fragmentuar dhe nuk mund të fitohet përshtypja se a ka ndodhur kjo me të vërtetë në territorin e Komunës së Çairit ose fotografia është prerë nga ndonjë portal. Nuk mjafton ambienti ku është bërë fotografia dhe që do ta plotësonte përmbajtjen e publikuar në këtë lajm.

Komentimi: Меdia lëshohet në komentim që ta përforcojë porosinë, sipas të cilës muslimanët nuk duhet ta festojnë Vitin e Ri sikurse qytetarët e tjerë të Maqedonisë “Islami e ka Vitin e Ri të vet – Hixhrin… më 9 nëntor”. Kjo mund të interpretohet si porosi e rrezikshme: Festojeni ju Vitin tuja të Ri, e ne do ta festojmë tonin.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk mund të përcaktohet. Lajmi nuk është nënshkruar si tekst autorial, ndërsa media nuk sqaron se a e ka marrë nga ndonjë vend tjetër.

Kualiteti i titullit: Titulli është mobilizues, shqetësues, dhe frikësues (“keni frikë All-llahun”) për një pjesë të popullatës që i takon komunitetit fetar musliman, por i shqetëson edhe të gjithë qytetarët e tjerë, për shkak se thërret në ndarje.

Fotografia: Fotografia që duhet ta konfirmojë vërtetësinë e “fakteve” të përmendura është fragmentare. Nuk e dijmë se a është fotografi autentike që është bërë në këtë komunë ose është marrë prej diku. Nuk e vërteton atë që thuhet në tekst: “fotografitë janë ngjitur nëpër komunën Çair të Shkupit”.

Përfundimi: Ky tekst nuk është lajm, është një ftesë shumë e rrezikshme, shqetësuese dhe tendencioze, që ndoshta edhe është paraqitur në ndonjë mikrolokacion, që çonë segregacion dhe aparthejd. Vjen në një moment të ndjeshëm të marrëdhënieve të përkeqësuara ndëretnike dhe ndërfetare në komunitet, para disa festave fetare dhe pritjes së Vitit të Ri, Këshëndellave… Меdia nuk sqaron se cilat janë përmasat e kësaj porosie, nuk e dënon këtë incident, vetëm hedh vaj mbi zjarr dhe si megafon edhe një herë e transmeton porosinë: „Ai, i cili e praktikon mënyrën e jobesimtarëve nuk është prej ummetit tim. Mos festo, keni frikë All-llahun.”

Në rrjetet sociale u paraqit edhe sqarim dhe dënim, se bëhet fjalë për incident të izoluar në disa shtëpi dhe kandelabre në mikrohapësirën e komunës së Çairit dhe se nuk ka përmasa të mëdha dhe serioze për shkak të të cilave do të duhej të shqetësohemi.

Atëherëa, ç’ka dashur media? Me përcjelljen e porosisë nga fotografia të bëjë “shërbim muslimanëve”, për shkak se tirazhi i saj është më i madh se dhjetëra fotografitë e shtypura me këtë porosi. Ky lajm është tepër shqetësues, me qëllim që një komunitet fetar të paraqitet si i dhunshëm.

Edhe pse nuk mund të themi se haptazi ka gjuhë të urrejtjes, informata dhe fotografia që janë publikuar në medie, ndërmjet rreshtave e fshehin porosinë e tillë dhe zgjojnë ndjenja negative ndaj muslimanëve. Pa arsye, pa fakte, është bërë me gisht drejt një komuniteti të tërë fetar.

Në kushte të amosferës së tensionuar në aspekt të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare, kodi profesional i gazetarëve, mediave ua imponon një përgjegjësi të veçantë për çdo fjalë të dhënë, për shkak se ato e formësojnë mendimin publik, ndërsa me sjelljen e këtillë mund të nxisin urrejtje që nuk përkon me etikën gazetareske.

Sipas IFJ-së (Federatës ndërkombëtare të gazetarëve) mediat kanë përgjegjësi të veçantë kur duhet të publikohen informata, fotografi dhe mendime që në vete fshehin armiqësi, ose urrejtje, ose në qoftë se ka gjasa që ajo që është publikuar të shkaktojë tensione plotësuese ndaj një komuniteti tjetër etnik, ose ndaj individëve, për shkak të orientimit të tyre, që në këtë rast është fetar.

Konteksti në të cilin është vënë ky “incident” kërkon kujdes të dyfishtë dhe respektim të plotë të Kodit të gazetarëve, për shkak se bëhet fjalë për një temë shumë të ndjeshme, marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike. Autori ka mundur të kërkojë edhe mendim nga pala tjetër, BFI-ja. Të përcjellë një pjesë të komenteve nga rrjetet sociale me interpretim krejtësisht të kundërt:

“Islami si fe fton për paqe, tolerancë dhe kundër dhunës, e ai që ka vendosur fotografi të këtilla është në shërbim të kësaj çmendurire, e jo në shërbim të muslimanëve.”

Nuk është respektuar neni 10 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë:

Neni 10.

Gazetari nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Nuk është respektuar as Kodi i Federatës ndërkombëtare të gazetarëce, neni 1 i kapitullit për dallimet në media.

Gjatë shkruarjes së çdo storjeje duhet të intervistohen njerëzit që kanë qëndrime të ndryshme për temën. Nëse media kritikon një grup të tërë etnik, (komunitet fetar ose ndonjë komunitet tjetër) përfaqësuesve të atij grupi duhet t’u jepet mundësia të përgjigjen. Në të kundërtën, gazetari shndërrohet në megafon propagandues të njërës palë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.