Recension: FOTO: Qytetarët në masë dalin për të dhënë nënshkrimin e tyre për Ivanovin
Lajmi me titull: „FOTO: Qytetarët në masë dalin për të dhënë nënshkrimin e tyre për Ivanovin“, në mënyrë perfide manipulon me vërtetësinë. Gjegjësisht ky material është vetëm një nga vargu të cilët mediumi nga drithërima raportont për daljen spontane të qytetarëve maqedonas të shtunën me (1 mars) “nxitonin” të nënshkruheshin për kandidaturën për Gjorgje Ivanovin e dhe për një mandat presidencial.
Pasi që në konventën e VMRO-DPMNE-së një numër i madh i delegatëve vendosën të qëndrojnë pas Ivanovit që ai të jetë kandidat presidencial i partisë qeveritare, mbështetje në masë presidenti aktual ka marrë edhe nga qytetarët.
Megjithatë, nga lajmi që e recensojmë nuk mund të kuptohet cilët qytetar – anëtar të partisë qeveritare ose jo partiak – të shtunën pasdite papritmas kanë marrë një shtysë spontane që ta japin mbështetjen e tyre për Ivanovin! Shumë ka të ngjarë se kjo me qëllim nuk është përmendur për tu fituar përshtypje bëhet fjalë për “mbështetje gjithë popullore” për Ivanovin.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Qytetarët në masë dalin për të dhënë nënshkrimin e tyre për Ivanovin
Data dhe koha e publikimit: 1.03.2014, 17:56
Data e recensionit: 2.03.2014
Recensues: Оливера Војновска
Vërtetësia: Ky material ka fakte dhe nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e tij.
George Ivanov në total fitoi 1,099 vota nga Konventa dhe tre sfiduesit e tij së bashku kishin vetëm 135.
Fakti për votat që Ivanov i fitoi në Konventën e VMRO-DPMNE është i saktë. Për këtë njoftuan të gjitha mediumet që raportuan për ngjarjen.
A nuk është problematike se shumica kanë dhënë nënshkrimet e tyre edhe për një mandat të tij.
Mbështetja masive për Ivanov që ka filluar në Konventë dhe ka vazhduar nga qytetarët. Përveç në Kisella Vodë, sipas informatave tona, qytetarët në masë kanë dal për të dhënë nënshkrimin e tyre në mbështetje të Ivanovit edhe në të gjithë Maqedoninë.
Por askund është nuk treguar nëse ata janë anëtarë të partisë apo qytetarë të zakonshëm, të cilët, duke kuptuar informacionin që Ivanov ka marrë mbështetjen e Konventës së VMRO-DPMNE-së, “në mënyrë spontane” kanë shkuar në zyrat e KKZ-ve për të depozituar nënshkrimin e tij dhe për të shprehur kënaqësinë se Ivanov do të kandidojë për një mandat tjetër! Si tingëllon konkluzioni në fund të lajmeve:
Kjo masë tregon se qytetarët mbështesin zgjedhjen e delegatëve të VMRO-DPMNE, të cilët kanë përkrahur Ivanovin
Megjithatë, disa mediume kanë raportuar se qytetarët shprehen se “presidenti” ka kërkuar të depozitojnë nënshkrimin për Ivanovin. Kjo i jep një pamje të ndryshme të “spontanitetit dhe masivitetit” për depozitimin e nënshkrimit për Ivanovin.
Gjithashtu, nuk ka argumente ose për konkluzionin:
Kjo fotografi para e Zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në komunën e Kisella Vodës, tregon se zgjedhja e partisë në pushtet për të treguar besimin për Ivanovin për një afat të dytë justifikohet plotësisht nga populli.
Të tregohet një gjë e tillë, vetëm në bazë të një fotografie vërtetë është pretenduese.
Burimet e informatave: Lajmi bazohet në fotografinë e bërë para zyrës së KQZ në Kisella Vodë. Si burim është dhënë edhe Konventa e VMRO-DMPNE, kurse në artikull përdoret formulimi “sipas të dhënave tona”.
Përmbajtësia: Materiali është një anshëm, gjërat i tregon në mënyrë selektive. Si përmendëm, mungon informacioni, kush janë këto qytetar të cilët „në masë dalin që të japin nënshkrimin e tyre për mbështetje të Gjorgje Ivanovit“. Qasja e tillë është në kundërshtim me pjesën e dytë të amandmanit nga Kodeksi i gazetarëve
„Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë të verifikuar dhe të mos fshehë të dhëna esenciale “.
Anshmëria: Mënyra në të cilën është konstruktuar lajmi tregon një anshmëri të theksuar ndaj partisë në pushtet dhe duket se është edhe servil.
Komentim: artikulli është përpiluar në stilin e komentimit. Lehtë njihet qëllimi i qëndrimit i redaksisë të paraqes si të vërtetë të përgjithshme:
„Kjo fotografi para e Zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në komunën e Kisella Vodës, tregon se zgjedhja e partisë në pushtet për të treguar besimin për Ivanovin për një afat të dytë justifikohet plotësisht nga populli “.
Materiali në të vërtetë fillon me spin komentim:
„Mbështetja masive për Ivanov që ka filluar në Konventë, ka vazhduar nga qytetarët .“
Dhe përfundon me konektatorski spin:
„ Kjo masë tregon se qytetarët mbështesin zgjedhjen e delegatëve të VMRO-DPMNE, të cilët kanë përkrahur Ivanovin “
Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi nuk është nënshkruar, kështu që mund të konstatohet se është editorial. Këtë fundjavë, disa mediume, gjithashtu ka njoftuar për daljen “spontane” të pritjes për nënshkrimin e Ivanov.
Kualiteti i titullit: Titulli është spinues dhe shumë premtues. Në mënyrë të përshtatshme e dërgon mesazhin manipulativ të këtij foto-lajmi.
Fotografia: Fotografia është dëshmi kyçe në tezën që të kalojë ky prodhim gazetaresk: se partia qeverisëse ka bë zgjedhjen e duhur se kandidati i tyre gëzon simpatinë e popullit!
Përfundimi: Materialin që e recensojmë është shumë pretendencioz dhe i mungon distancë politike. Titulli sugjestiv, nëntitulli dhe vetë-konstruksioni i lajmit është fituar një prodhim i keq gazetaresk me intonacion propagandistik. Shikuar nga konteksti më i gjerë, kjo lloj mënyre e përpunimit dhe pasimit të informatave ka për qëllim të krijoj në publik atmosferë se kandidati i VMRO-DMPNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari