Recension: FOTO: Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit

Скопје-му-го-искршија-автомобило_-http___www.press24.mk_node_118735-crop-resize

Titulli: „Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit”, duket sikur dikush me qëllim ia ka dëmtuar automobilin reperit të njohur maqedonas. Enë fakt, bëhet fjalë për fatkeqësi komunikacioni. Ashtu që, lexuesi me propozimin e të cilit e bëjmë këtërecension me të drejtë konstaton se:

“Titulli manipulon se Toni Zen ka qenë viktimë e sulmit të qëllimshëm të huliganëve, e jo se ka pasur fatkeqësi komunikacioni”.

Скопје му го искршија автомобило_ - http___www.press24.mk_node_118735Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit

Data dhe koha e publikimit: 29.09.2014, 11:06

Data e recensionit: 2.10.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

TITULLI – DËSHTIM I PLOTË

Bëhet fjalë për një foto-lajm, që është marrë nga një medie tjetër dhe kjo është theksuar, por nuk është shënuar linku. Megjithatë, sipas konstruktit të fjalive më tepër ngjan sikur është huazuar nga ndonjë medie e tretë, ku gjysmë orë më parë ëshë publikuar një material krejtësisht identik.

Ky lajm i shkurtër ka vetëm katër rreshta dhe të dhënat në të janë transmetuar në mënyrë të saktë.

“Mbrëmë reperi Toni Zen ka pasur fatkeqësi komunikacioni në qendrën e Shkupit.

Fatkeqësia ka ndodhur kur një vozitës me automobilin e tij i ka rënë automobilit të reperit. Për fat të mirë, as Toni Zeni e as ndonjëri nga bashkëudhëtarët e tij nuk janë lënduar, ndërsa policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes.

Lajmin e transmetoi portali Centarnews.”

Mirëpo, siç thamë, problematik është titulli. Që në momentin kur do të lexohet fjalia e parë e tekstit, arrihet në përfundimin se titulli:

“Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit”

është i gabuar.

Ai është hutues, manipulon me publikun lexues dhe e çon në mendim të gabuar. Majde shokon. Aludon se ka ndodhur ndonjë incident i madh me ç’rast është dëmtuar automobili i Toni Zenit. E më pastaj, lexuesi e kupton se bëhet fjalë për fatkeqësi komunikacioni në të cilën ka marrë pjesë reperi.

Mirëpo, pa dyshim, zgjedhja e këtillë e konstruksionit të titullit është bërë me qëllim që të sigurohen sa më tepër klikime. Megjithatë, shikuar nga aspekti gazetaresk titulli paraqet dështim të plotë. Ai është në kundërshtim me standardet profesionale të cilat parashohin gazetari objektiv dhe të drejtë në aspekt etik, që nuk është e ngarkuar me senzacionalizëm.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari