Recension: FOTO: Në Maqedoni një veshkë shitet për 80.000 euro

ФОТО_ Во Македонија бубрег се продава за 80_000 евра I Press24_crop_resize

Edhe një shembull për informatë senzacionaliste, të ilustruar me fotografi joadekuate dhe të pahulumtuar deri në fund, që e bëna të joserioze dhe e vë në dyshim vërtetësinë e saj. Lajmi nuk ka autor, por gazetari që i ka shikuar shpalljet në një ueb-faqe për reklamim, është dashur të sigurojë më tepër informata para se të publikojë diçka, për shkak se asrsyeja e përmendur se numrat e telefonit nuk paskan ekzistuar ose se nuk është paraqitur askush, nuk janë dëshmi e mjaftueshme, se gazetari dhe media nga burime të tjera anësore e kanë verifikuar vërtetësinë e lajmit para se ta publikojnë se një veshkë në Maqedoni shitet për 80.000 euro. Për shembull, në njërin nga telefonat e shënuar në shpallje, recensuesi jonë pa problem e kontaktoi njëfarë “Vase” nga Shtipi, i cili na sqaroi se është i vendosur ta shesë veshkën e tij, na sqaroi se e ka grupin e gjakut “A” dhe se asnjëherë nuk ka pasur problem me veshkët. Gjithsesi “Vase”-ja është i gatshëm të bëjë edhe analiza plotësuese, nëse diksuh është i interesuar ta blejë veshkën e tij. Zbuluam edhe detaje të tjera, por qëllimi jonë nuk është që ta plotësojmë informatën e publikuar, por të theksojmë se ne “me të parën” morën informatë në njërin nga telefonat e shënuar në shpallje, që nuk mund të thuhet se është bërë edhe në tekstin e recensuar.

Nuk mjafton vetëm të thoni se ashkush nuk është paraqitur në telefonat e shënuar në shpallje, pa mos kërkuar informata në organet kompetenete, (MPB, Ministria për shëndetësi) rreth mënyrës së shitjes eventuale të veshkëve në tregun e zi, kush i bën operacionet, a bëhen ato në klinika legale dhe informata të ngjashme, të cilat lexuesit do të japin një pasqyrë të qarrtë për një problem serioz nëse ekziston, e jo si në rastin konkret, vetëm një informatë e plasuar pa elementet e nevojshme.

A jep kjo informatë përgjigje në pyetjet kryesore gazetareske? Përgjigja, gjithsesi është negative. Porblem plotësues është fakti se janë kopjuar shpalljet dhe janë vendosur në ueb-faqe së bashku me numrat e telefonit, kur nuk është vërtetuar se ato shpallje a janë të vërteta, kush i ka vendosur, ose a mos ndoshta bëhet fjalë për ndonjë shaka, që mund t’u shkaktojë problem pronarëve të numrave të telefonit.

ФОТО_ Во Македонија бубрег се продава за 80_000 евра I Press24Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Në Maqedoni një veshkë shitet për 80.000 euro

Data dhe koha e publikimit: 8.10.2013

Data e recensionit: 10.10.2013

Recensuesi: Sashe Dimovski

Vërtetësia: Pa hulumtimet e nevojshme gazetareske, informata e plasuar në këtë mënyrë mangësi serioze, për ta konfirmuar vërtetësinë e saj veçanërisht shumën që përmendet. Problemi me shitjen e organeve ishte i pranishëm edhe në rajon, por nuk mund gjithçka që flitet nëpër rrugë, tregje, të plasohet si informatë në një medie, e të mos bëhet as përpjekja minimale për ta dëshmuar vërtetësinë.

Burimet e informatave: Nuk përdoret asnjë burim zyrtar, e as qytetarë anonimë që do të kishin lidhje me rastin (ata që shesin ose blejnë veshkë), por autori është mjaftuar me gjetjen e shpalljes në një platformë pa pagesë që nuk përputhet me përmbajtjen e shpalljeve. Në pjesën e dytë të lajmeve flitet për informata nga Serbia, ku një veshkë shiteshka edhe deri në 100 mijë euro, por kjo informatë është dhënë vetëm si ilustrim, që me asgjë nuk mund ta mbështesë deklaratën se çmimi i shitjes së një veshke në Maqedoni është 80 mijë euro.

Përmbajtësia: E varfër në aspekt të informacionit dhe pjesërisht spekulative, prandaj kjo informatë nuk mund të lavdërohet me përmbajtje që është e domosdoshme për këtë lloj të informimit.

Orgjinaliteti/plagjiatura: Lajmi është origjinal në pjesën ku flitet për Maqedoninë, por “origjinaliteti” pa elementet e nevojshme për të cilat shkruhet në hyrje të informatës e bëjnë atë jokualitative për citim dhe përdorim të mëtutjeshëm si lajm relevant.

Kualiteti i titullit: Titull senzacionalist, që nuk gjen mbështetje në tekst nga burime relevante, bindëse, për të cilat lehtë mund të verifikohet se a flasin të vërtetën ose jo.

Fotografia: Në postimin e shpalljeve si ilustrim, nuk është mbajtur llogari për mbrojtjen e numrave të telefonit, në një situatë kur mund të shihet se në këtë ueb-faqe çdokush mund të vendosë shpallje pa pagesë, dhe ueb-faqja nuk garanton për përmbajtjen.

Përfundimi: Тregtia me organe është një temë serioze për të cilën, siç shkruan në lajm, ka edhe përgjegjësi penale, prandaj mediet duhet t’i kenë parasysh disa pyetje, të cilave duhet t’u jepet përgjigje, para se të shkruajnë për këto tema. Si për shembull, a ka zbuluar deri tani policia në Maqedoni raste të këtilla, kush mund të dhurojë organe dhe me çfarë procedure, ku mund të bëhet transplantimi dhe informata të tjera që lexuesit do t’i japin një pasqyrë të qartë për temën për të cilën shkruhet.

Nëse ne, me rrotullimin e vetëm një numri të telefonit nga shpalljet e publikuara arritën të marrim informata, këtë është dashur ta bëjë edhe autori i tekstit, para se të konstatojë se telefonat “ose nuk ekzistojnë ose nuk paraqitet askush”. Kështu do të dihet se a shet dikush veshkë për shkak të varfërisë, a bëhet fjalë për ndërmjetësues në tregtinë me organe, ose për diçka krejtësisht të tretë?

Motoja se “letra duron gjithçka” nuk do të thotë se çdokush që do të dëgjojë diçka, pa e verifikuar atë, ta plasojë si informatë të vërtetë. Këto janë informata tepër serioze që dikush t’i trajtojë në mënyrë joserioze.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.