Recension: FOTO: Ky shkupjan me të vërtetë e don automobilin!

Овој скопјанец навистина си го сака автомобилот-crop-resize

Kur një fotografi, që është publikuar në Facebook, do të reciklohet kohë pas kohe, dhe prej saj vazhdimisht do të bëhen “lajme e lajme të reja”, vështirë se mund të flasim për gazetari. Lere që Facebook-u është bërë burimi më i madh i informatave, të cilat publikohen menjëherë si lajme pa i përpunuar fare ose pa asnjë element plotësues. Ky foto lajm, përndryshe gjeti vend në pothuajse të gjitha mediat, nga atë të shtypit e deri te ato elektronike. Dhe gjithsesi, te asnjëri nuk ka burim, nuk ka arsye, nuk ka pse, kur, si dhe çka.

Овој скопјанец навистина си го сака автомобилот-finalLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ky shkupjan me të vërtetë e don automobilin!

Data dhe koha e publikimit: 24.10.2014, 16:04

Data e recensionit: 28.10.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

BURIMI: FACEBOOK

Ky është një lajm që buron nga grupi në Facebook me emrin ТapaMuhabet. Por, kjo nuk është më tragjikja. Edhe më tragjike është ajo se lajmi për herë të parë është publikuar më 8 prill 2014, domethënë para shtatë muajsh. Në foto lajm, vetëm është theksuar vendi ku gjoja është bërë fotografia dhe ajo se prifit e kënon automobilin.

Nëse qëllimi ka qenë që prej asgjëje të bëhet diçka, atëherë është dashur që të ketë edhe pak angazhim. Në fakt, kanë mundur të kontaktohen priftërit, të konstatohet vërtetësia dhe plus të nxirret një temë e mirë për atë se a guxojnë, a duan dhe a munden priftërinjtë e KOM-it të shenjtërojnë automobila. Këtu ka pasur vetëm një qëllim. Më tepër klikime. Megjithatë, ndoshta qëllimi është arritur, por në dëm të lexuesve. Ata gjithsesi kanë mbetur me pyetje të papërgjigjura.

Lajmi nuk ka as burim, e edhe sikur të jetë marrë nga Facebook-u, do të ishte korrekte që kjo të theksohej. As nuk është përmbajtësor, dhe, edhe pse bëhet fjalë për foto-lajm, vërehet se mbeten shumë pyetje pezull që presin përgjigje. Kjo nuk është bërë dhe prandaj sot kemi një lajm të këtillë që nuk i plotëson as standardet minimale gazetareske.

Kohë pas kohe në qiellin informativ të Maqedonisë paraqiten tekste të këtilla të papërpunuara, edhe nuk do të duhej të ndodhë një gjë e tillë. Nëse kjo nuk mund të pengohet, atëherë ndoshta do të mund të zvogëlohej ose së paku t’i kushtohet vëmendje datës kur ndonjë fotografi është paraqitur në internet. Aq mund të bëhet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.