Recension: FOTO: Kush i mbronte të drejtat e homoseksualëve

25-0000000-crop-resize

Në vend të raportimit gazetaresk kemi spinim klasik, në vend të informatës qytetare kemi kalkulim politike, në vend të FOTO lajmit kemi FOTO stigmatizim. Ja këtë e ofron ky tekst.

2Linku deri te artikulli origjinal:  FOTO: Kush i mbronte të drejtat e homoseksualëve

Data dhe koha e publikimit:  16.11.2013   17:57

Data e recensionit: 18.11.2013

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Është diskutabile se sa në detaje duhet hyrë nëa analizën e prezencës ose mungesës së standardeve profesionale gazetareske kur menjëherë bëhet e qartë se qëllimi aspak nuk ka qenë të respektohen kriteret, por vetëm të sulmohet pa argumente. Ngjarja që përpunohet dhe prezenca e personave të caktuar, nga sektori mediatik dhe joqeveritar, gjithsesi që publiku i njeh mirë, shfrytëzohet vetëm për damkosjen e tyre.

Burimet e informatave: Si burim kryesor shfrytëzohen fotografitë, të cilat, për fat të keq, nuk janë përdorur për ta informuar publikun, por t’i servojnë një gjykim, i cili nuk është i bazuar në fakte. Edhe pse vërehen disa përpjekje të caktuara raportuese, të llojit të prezantimit të numrit të pjesëmarrësve si “pjesëmarrje qartazi e dobët”, përshtypja është se teksti nuk është shkruar nga terreni, por nga zyra e dikujt.

Përmbajtësia: Теksti, i shoqëruar me fotografi, dhe vetëm me dy fjali shoqëruese, do ta plotësonte dozën themelore të përmabjtësisë. Elementet plotësuese që i janë “shtuar” nuk i japin peshë, por, përkundrazi, ia zvogëlojnë.

Anshmëria: Në tekst ka anshmëri në sasi të madhe. Por, nuk bëhet fjalë për një, por së paku dy forma të anshmërisë. Njëra shkon në vijë homofobisë, ndërsa tjetra në bazë politike. Bëhen përpjekje të vihet shenjë e barazisë ndërmjet opozitës, organizatave joqeveritare dhe komunitetit homoseksual.

Kualiteti i titullit: Titull tendencioz dhe titull që e orienton publikun në drejtim të gabuar. Nuk bëhet fjalë për atë se dikush i mbron të drejtat e tdikujt, por se i ka dhënë përkrahje marshit që është mbajtur me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës.

Fotografia: Nuk do të kishte problem në këtë segment nëse fotografitë nuk do të ishin përdorur për “shënimin” e individëve të caktuar, të cilët nuk janë sipas qejfit të elitave të caktuara politike në vend.

Gjuha e urrejtjes: Vërehet gjuhë e fshehur e urrejtjes, jo e drejtpërdrejtë, me faktin që qëllimisht jepen kualifikime të llojit:

“Ishte evidente pjesëmarrja e vogël, e cila edhe pritej, duke pasur parasysh faktin se kjo kategori e njerëzve nuk ka përkrahje nga publiku në Maqedoni”

pa mos ofruar të dhëna ose numra për këtë.

Përfundimi: Homoseksualiteti, të drejtat e anëtarëve të komunitetit-gej, si dhe toleranca ndaj gjithçkaje që është “e ndryshme nga ne” edhe gjatë kohë do të jenë tabu temë, por edhe temë jashtëzakonisht senzitive jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Prandaj, lloji i këtillë i teksteve nuk ndihmojnë në atmosferën e elektrizuar, por, përkundrazi, vetëm e përforcojnë polarizimin e fuqishëm në shoqëri. Nëse dikush në pajtohet me këto marshe dhe konsideron se janë të gabuara, që është shumë në rregull, për shkak se çdokush ka të drejtë të mendimit në një shoqëri demokratike, atëherë pse tjerëve nuk ua lejon këtë, të cilët e kanë të drejtën e njëjtë të mendimit dhe që mendojnë se kanë të drejtë dhe duan t’i përkrahin këto manifestime? Për shkak se, të jemi të qartë, një gjë është të flitet në rreth të mbyllur, e tjetër gjë është të flitet publikisht, nëpërmjet mediave, të damkoset. Historia dhe atë ajo e kohëve të fundit, tregoi se “shënimi” nuk ka sjellë asgjë të mirë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.