Recension: FOTO: Kjo është gruaja që dy herë ka grabitur postën Katlanovë

71-0987-00998877123-crop-resize

Neni 8 i Kodit të gazetarëve përcakton parimin e prezumimit të pafajësisë në raportimin e lajmeve si një standard profesional:

Në procedurat gjyqësore duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, për t’u informuar për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe të  mos sugjerohet verdikti.

Pikërisht ky parim në artikull që e recensojmë është shkelur. Jo vetëm se është publikuar identiteti i të dyshuarit, por edhe fotografja e saj. Gjithkush ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet ndryshe. Pa përjashtim.

 

71Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kjo është gruaja që dy herë ka grabitur postën Katlanovë

Data dhe koha e publikimit: 14.02.2014, 15:01

Data e recensionit: 15.02.2014

Recensues: Miroslava Burns

Vërtetësia: Në titull pretendohet se gruaja të cilës gazetari ia zbulon identitetin, akuzohet për vepër penale vjedhje, e cila nuk është e vërtetë. MPB ka ngritur  akuza kundër saj për raportim të rremë për krimin. Për më tepër, ligjërisht, të gjithë janë të pafajshëm deri sa nuk provohet e kundërta. Pra, gruaja është e dyshimtë, dhe jo fajtore.

Burimet e informatave: Edhe pse në tekst në mënyrë eksplicite nuk jepet burimi, në fund të tekstit përmendet ermi i televizionit nga ku është marrë teksti. Portali burimisht dhe fjalë për fjalë e ka marrë tekstin nga televizioni. Një pjesë e informatave ngjajnë si me qenë nga burime policore, gjegjësisht buletini i MPB  por edhe ajo është përmendur qartë.

Përmbajtësia: Është lëshuar të përmendet se gruaja pak ditë më parë, bëri deklarata në mediume e cila pretendonte se dikush e ka grabitur. Pra, kështu në fakt, mediumi ka ardhur tek identiteti i të dyshuarit. Megjithatë, në rastin kur është e dyshuar edhe për atë vlenë prezumimi i pafajësisë, pa marrë parasysh se më parë ka dhënë deklarata në mediume.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti plotësisht është marrë dhe është dhënë burimi në fund të tekstit, dhe në vetë tekstin. Lexuesi i cilin nuk do të lexojë tekstin deri në fund nuk do t vërej këtë.

Kualiteti i titullit: Në titull gruas së cilës i zbulohet identiteti paraqitet si kryes i aktit penal vjedhje, ofrohet informacion se me klikim në tekst do të hapet fotografia e saj me çaka shkelet  prezumimi i pafajësisë dhe mundësi për gjykim të drejtë. Lajmi është sensacional dhe gjatë transmetimit është paraqitur gabimi edhe në emrin e fshatit Katlanovë (kurse në tekst qëndron „Katlonovo”).

Fotografia: Nuk është e qartë pse guraja është fotografuar në krevat dhe çfarë simbolizon. Më tej nuk është hijezuar fytyra, siç kërkojnë standardet. Titulli zbulon se kjo nuk qëllimi i tekstit. Në të kundërtën, qëllimi ka qenë të zbulohet identiteti dhe si duket ajo. Nuk është përmendur autori i fotografisë.

Përfundimi: Prezumimi i pafajësisë do të thotë se secili është i pafajshëm, përderisa nuk vërtetohet e kundërta. Pafajësia dëshmohet në gjyq, njëjtë si fajësia. Deri atëherë,secili është i pafajshëm, kurse mediumi i cili e deklaron të kundërtën e shkel prezumimin e  pafajësisë para organet të kenë mundësinë të zbardhin rastin dhe procesi gjyqësor sipas procedurës të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.