Recension: FOTO: Bie një meteor në qendër të Zagrebit

sitel-00009998765-0987-crop-resize

Manipulim, përpjekje qesharake për plasim të informatës senzacionale, por joekzistuese, e gjithë kjo e shoqëruar me fotografi e cila duhet të na “bindë”se një metero, e jo një “guralec” i vogël, ka rënë në Zagreb. Më pak që mund të thuhet për këtë, gjoja, vepër, është se paraqet nënçmim të inteligjencës së publikut, për të cilën gjë flasin edhe komentet e shumta të lexuesve të publikuara nën këtë të ashtuquajtur foto-lajm. Nëse shihet paketimi origjinalm menjëherë bëhet e qartë se bëhet fjalë për material joserioz, të cilin, dikush në vend, pa menduar fare, e kanë paraqitur si informatë serioze.

sitelLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Bie një meteor në qendër të Zagrebit

Data dhe koha e publikimit: 13.01.2014, 16:16

Data e recensionit:  14.01.2014  

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Është e qartë se nuk ekziston. Nuk ka nevojë për shumë mend që të shihet se nëse ndonjë meteor, i rëndë prej 500 deri në 1.000 kilogram bie në Tokë, atëherë gjithçka në një rreze prej rreth njëqind metrash do të ishte shkatërruar. Është e pamundur të besohet se gjatë një goditjeje të këtillë do të mbetej diçka nga vetura, pavarësishte se për çfarë veture bëhet fjalë, dhe kjo të plasohet si lajm i besueshëm. Si shmebull, goditja e vjetshme e meteorit në Rusi, i cili sipas vlerësimeve ka qenë i rëndë 10 tonë, ka pasur fuqinë e një bombe atomike, që u dëshmua me atë se u lënduan 1.100 njerëz vetën nga “bumi sonik” që i theu dritaret e shumë shtëpive. Shpejtësia me të cilën meteoret hyjnë në atmosferën e Tokës, sipas vlerësimeve është prej 25.000 deri në 67.000 milje në orë. Paramendoni, a do të mbetej diçka na Citroeni i ngratë që është paraqitur në fotografi, po të ishte goditur nga një meteor i tillë. Poashtu, ai ose ata, që janë vendosur ta përcjellin këtë informatë, nuk e kanë hapur teksin origjinal nën të cilin shkruan se është artikull i sponsoruar. Një pjesë e mediave në rajon që e kanë transmetuar lajmin, megjithatë janë distancuar. Në mediat maqedonase kjo nuk është bërë.

Burimet e informatave: Foto-lajmi, që e shqyrtojmë këtu, ka vetëm një fjali. Në të nuk është gjetur hapërisë të theksohet se cili është burimi origjinal. Vetëm është gjurmuar pas fotografive interesante dhe e para që ka arritur në redaksi është publikuar. Sikur të shihej mirë informata origjinale, do të vërehej se bëhet fjalë për një tekst nga Kroacia, që me gjasë është publikuar për qëllime reklamuese.

Përmbajtësia: Nuk ka, për shkak se është material joserioz, që nuk përmban lajm të vërtetë, edhe pse në vend është plasuar si informatë reale.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Foto-lajm i marrë nga një burim i huaj, për të cilin nuk është parë e arsyeshme që të përmendet as se cili është ky burim.

Kualiteti i titullit: Nëse besoni se një meteor, edhe atë aq i madh, ka rënë në Zagreb dhe ka shkaktuar aq pak dëm, atëherë titulli është në rregul. Por, problemi qëndron në atë se teksti origjinal tregon titulli ka për qëllim vetëm të tërheqë më tepër lexues, ndërsa në versionin maqedonas ky element mungon.

Fotografia: Интересни и „заразно“ привлечни за гледање. И откако ќе се утврди дека веста е само „смешка“, пак е занимливо да се гледаат понудените фотографии. Дури има и ефект на „сожалување“ за смачканиот автомобил.

Përfundimi: Ky foto lajm është edhe një shembull për gazetari të papërgjegjshme. Vrapi pas asaj se “kush i pari do ta publiokojë lajmin”, pa e kontrolluar me kujdes se çka në të vërtetë publikohet, sjell në raste të këtilla. Puna është si në thënien “A fluturon gomari, po fluturon”. Por, vendimin e fundit e jep publiku, e cili është ai për këtë tekst, më mirë shihet në komentet nën të.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari