Recension: (Foto) A është ky vrasësi nga lagja Aerodrom e Shkupit me njërën nga viktimat?
Në vend që të bëhet një hyrje në tekst, të raportohet për ngjarjen për të cilën shkruhet dhe të jepet përgjigje në së paku disa nga pesë pyetjet kryesore gazetareske, që lexuesi t’i marrë informatat kryesore për atë se çka ka ndodhur, para nesh gjendet një fillim konfuz i tekstit, ku asgjë nuk është e qartë. Mirëpo, ky nuk është problemi më i madh, duke e pasur parasysh se titulli në vend që të jetë në formë faktike është në formë pyetësore.
Linku deri te artikulli origjinal: (Foto) A është ky vrasësi nga lagja Aerodrom e Shkupit me njërën nga viktimat?
Data dhe koha e publikimit: 22.07.2014
Data e recensionit: 25.07.2014
Recensues: Мirosllava Burns
Në nenin 1 të Kodit të gazetarëve në mënyrë eksplicite potencohet parimi se gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara, se nuk do të fshehë informata thelbësore dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Prandja, titulli me të cilin shprehet dyshimi dhe informata e pakonfirmuar se vrasësi dhe e vrara janë pikërisht këta persona, është i palejueshëm.
“Fotografia u paraqit në profilin e Igorit, dhe është vendosur para 16 orësh. Parashtrohet pyetja se a është kjo njëra nga viktimat?”.
Kjo pjesë e tekstit është jokonsekuente me titullin, për shkak se në tekst thuhet se në fotografi gjendet vrasësi, e në titull kjo është vendosur si pyetje. Sidoqoftë, gjatë raportimeve për rastet e këtilla të ndjeshme, profili në Facebook nuk mund të jetë burimi i vetëm i informatës. Rregulli është që njohurit të konfirmohen nga burimet zyrtare. Nuk mund të shihet se është kontaktuar Ministria për Punë të brendshme, e as se gazetari ka dalë në terren dhe se ka biseduar me burimet e informatave. E qartë është qasja senzacionaliste, për shkak se nga fotografia nuk mund të merret informatë me interes publik. Një pjesë e njerëzve janë mjegulluar, kështu që edhe parashtrimi i pyetjes se a janë ata vrasësi dhe e vrara, është jologjike.
Do të duhet të parashtrohet pyetja se cili do të ishte dëmi nga publikimi i personave të gabuar. Ai do të ishte i papërmirësueshëm. Struktura e shkrimit të zhanreve informative është zhvendosur krejtësisht, për shkak se nuk tregohet se kush/çka/kur/ku/si e ka kryer në pjesën e parë të tekstit (sipas parimit të piramidës së kthyer mbrapshtë). Kjo hap dyshimin se bëhet fjalë ppër tekst të marrë nga ndonjë burim tjetër, por vetëm pjesërisht. Nga aspekti i përmbajtësisë, mungojnë informata për atë se çka ka ndodhur dhe në çfarë rrethanash. Eventuliasht, deklaratat e fqinjëve, informatat zyrtare nga MPB-ja ose verifikimi i identitetit të autorit të vrasjes së dyfishtë dhe vetëvrasjes. Këto janë informata që mund të verifikohen dhe të cilat i ka MPB-ja, dhe për këtë arsye është e paqartë se pse nuk është kryer puna gazetareske e verifikimit. Komenti “Parashtrohet pyetja se a është kjo njëra nga viktimat?”, është i pavend dhe le përshtypje të amaterizmit dhe joprofesionalizmit, nga shkaku se këtë çështje gazetari duhet ta sqarojë para se ta publikojë informatën. Kjo është puna e tij. Titulli është në formë të pyetjes që tregon pasiguri në atë për të cilën duhet të informohet publiku, në vend që të pyesë. Parashtrimi i “dilemave” të këtilla le përshtypje të papërgjegjësisë. Përveç pyetjes, dështuese është edhe fotografia, ku janë mjegulluar fytyrat e personave që gjenden në të. Jepet një porosi konfuze, se edhe mbrohet identiteti, edhe parashtrohet “dilema”.
Përfundimi çon drejt kodit gazetaresk dhe raportimit të përgjegjshëm, veçanërisht për temat e ndjeshme ku janë përfshirë përfshirë viktimat. Është me rëndësi të theksohet se në momentin e publikimit nuk ka përfunduar hetimi. Gazetari i përgjegjshëm verifikon dhe informon. Ky është minimumi që ia ka për borxh publikut.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari