Recension: Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare

vecer_com_mk__ItemIDB56BA25F4D78964597BA20F0D9483C7A-crop-resize

Teksti me titull: “Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare”, i paralajmëruar në faqen kryesore të gazetës, është tepër tendencioz dhe i anshëm në favor të partisë në pushtet. Duke filluar nga titulli, e deri te rreshti i fundit, ky tekst “analitik” e promovon tezën se opozita do të pësojë debakël në zgjedhjet e dyfishta më 27 prill. Në fakt, ky është edhe një nga seria e teksteve ku “sillen” analistët e njëjtë, qëndrimet e të cilëve rregullisht janë në favor të pushtetit.

vecer_com_mk__ItemID=B56BA25F4D78964597BA20F0D9483C7ALinku deri te artikulli origjinal: Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare

Data dhe koha e publikimit: 15.04.2014

Data e recensionit: 15.04.2014

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

PLASIMI 

Padyshim se deklaratat e dy bashkëbiseduesve janë transmetuar në mënyrë të saktë. Por, problematike është ajo se vlerësimet e tyre për publikun lexues i plasohen si qëndrim i përgjithshëm i gjithë ekspertëve të vendit:

Ekspertët presin fitore të dyfishtë të VMRO-DPMNE-së më 27 prill

që aspak nuk është rregull dhe është pretencioze. Me gjithë respektin ndaj personaliteteve të përmendura, megjithatë, mendimet e tyre nuk mund të trajtohen si të pavarura. E në qoftë se me të vërtetë qëllimi ka qenë të qenit objektiv, është dashur të kërkohet mendim edhe nga analistë të tjerë. Por, është e qartë, se ky nuk qenë qëllimi. Sipas mënyrës në të cilën është shkruar teksti fitohet përshtypja se vetë ideja ka qenë të plasohet informata se partia në pushtet është fituese e sigurt e zgjedhjeve të dyfishta. Më saktë, të krijohet atmosferë se ajo është një hap para fitimit të shumicës absolute në kuvend dhe fitimit të zgjedhjeve presidenciale. Prandaj, me siguri, duke e pasur parasysh këtë fakt, është bërë edhe përzgjedhja e ekspertëve.

 

BËHET TIFO NË MËNYRË TË HAPUR

Në materialin që e recensojmë është e kotë të kërkohet baraspeshë. Në të, simpatitë ndaj pushtetit nuk tregohen në mënyrë subtile, por bëhet tifo në mënyrë të hapur, gjë që nuk duhet të bëhet në një tekst gazetaresk.

Elementet komentuese paraqiten gjatë mendimeve të ekspertëve, vetëm se janë dhënë në formë treguese, si për shembull:

Pas publikimit të rezultateve nga rrethi i parë dhe avantazhit të VMRO-DPMNE-së prej mbi 120.000 votave, njohësit e rrethanave politike në vend thonë se kjo do të jetë një impuls i fuqishëm për VMRO-DPMNE-në të arrijë deri te numri i dëshiruar prej 63 deputetësh.

Politikologët thonë se fitorja e madhe e Ivanovit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale paralajmëron se i njëjtë do të jetë edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

 

KOMBINIM SPINIMI

Në mënyrë komentuese është formuluar edhe titulli “Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare“.  Ai është sugjestiv, dhe së bashku me mbititullin dhe nëntitullin formojnë një kombinim spinimi me të cilin manipulohet publiku.

Fotografia me të cilën është ilustruar teksti, e cila është publikuar në format të madh në faqen kryesore, paraqet dështim të plotë. Bëhet fjalë për një fotografi nga salla e kuvendit nga periudha 2002-2006, kur në pushtet ishte LSDM-ja, ndërsa kryetari i Kuvendit ishte Ljupço Jordanovski. Ai shihet në fotografi, së bashku me sekretarin e atëhershëm të Kuvendit, Aleksandar Novakovski.

Nuk ka dyshim se ideja kryesore e këtij teksti me qëllim të qartë është ta favorizojë pushtetin. Fitohet përshtypja se autori mezi pret që opozita t’i humbë edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa partia në pushtet të dominojë në Kuvend me së paku 62 deputetë! Sjellja e këtillë është jashtë standardeve profesionale dhe еtike, me të cilat kërkohet që gazetari të sigurojë distancë nga subjektet politike, ndërsa raportimi për proceset politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjedhjet, të jetë i paanshëm dhe i balansuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.