Recension: Fabrikat evropiane punojnë turbo

Vështirë mund të thuhet se “Fabrikat evropiane punojnë turbo”, siç thotë titulli i këtij lajmi. Një gjë e tillë nuk është e mundur nëse dihet se indeksi i përmendur i menaxherëve për furnizime, i cili përcjell një sërë variablash që kanë të bëjnë me prodhimtarinë dhe aktivitetet e fabrikave në Eurozonë (PMI – Purchasing Managers Index i kompanisë Markit) tregon rritje vetëm dy muaj me radhë, pasi paraprakisht shënonte rënie që nga mesi i vitit 2011.

Paqartësitë dalin nga fakti se nuk është sqaruar ky indeks – çka mat ai, si mat e të ngjashme. Sikur të sqarohej kjo, atëherë gjendjet me prodhimtarinë në Eurozonë do të ishin shumë më të qarta në këtë lajmë dhe nuk do të ndodhte që në titull të lexojmë për punim “turbo”, ndërsa tekst për “rimëkëmbje”.

FireShot Screen Capture 056 - Европските фабрики работат турбо - lokalno_mkLinku deri te artikulli origjinal: Fabrikat evropiane punojnë turbo

Data dhe koha e publikimit: 03.09. 2013 06:57

Data e recensionit: 03. 09. 2013

Recensues: Vlladimir Petreski

Vërtetësia: Gjërat që janë thënë në tekst janë të vërteta, por kjo nuk mund të thuhet edhe për titullin. Teksti është marrë nga Reutersi, i cili, i referohet hulumtimit të kompanisë Markit.

Burimet e informatave: Burimet e informatave janë të shkëlqyeshme, kur bëhet fjalë për konstatimin e zhvillimit të prodhimtarisë dhe aktivitetit të fabrikave në Eurozonë. “Reuters”-i është njëra nga agjencitë e pakta me renome botërore edhe atë veçanërisht kur bëhet fjalë për lajme dhe informata financiare, afariste dhe makroekonomike në nivel global. Problemi është se “Reuters”-i nuk e përcjell komunikatën e plotë të “Markit”-it, por inkorporon disa pjesë të tij. Dallimi kohor në publikimin e të dhënave është vetëm 2 minuta. Kjo do të thotë se “Reuters”-i paraprakisht e ka marrë komunikatën dhe e përcjell atë vetëm dy minuta më herët, e pastaj komunikata e plotë paraqitet në ueb-faqen e “Markit”-it. E tillë është marrëveshja ndërmjet “Markit”-it dhe “Reuters”-it. Për agjencinë është shumë me rëndësi të jetë e para që do t’i publikojë këto të dhëna, ndërsa shkaku për këtë janë që tregtarët me letra me vlerë në institucionet financiare këto të dhëna për herë të parë t’i shohin te “Reuters”-i. Por, në Maqedoni kjo nuk luan asnjë rol dhe për këtë arsye ia vlen të pritet dy minuta që të merret komunikata e plotë të “Markit”-it dhe të lexohet në tërësi.

Përmbajtësia: Në aspekt të përmbajtësisë problem kryesor është ajo që indeksi PMI aspak nuk është sqaruar. Edhe pse ky indeks është me rëndësi shumë të madhe për të zbuluar zhvillimin e gjendjeve me prodhimtarinë edhe në Eurozonë edhe në 32 vende për të cilat ky indeks raporton në mënyrë të veçantë, ai, megjithatë, nuk është i njohur në masë të madhe. Në lajmet afariste në Maqedoni, ky indeks për herë të parë është përmendur në janar të vitit 2012, së paku nga rezultatet që i japin agregatorët e lajmeve.

Ja si janë sqaruar vlerat e indeksit në këtë lajm:

“Indeksi PMI i Markit-it kërceu deri në 51,4 pikë në gusht në krahasim me 50,3 pikë në korrik – që është muaji i рarë me nivel prej mbi 50 pikësh prej shkurtit të vitit 2012, aë nënkupton rritje. Të dhënat preliminare ishin për vlerë të treguesit prej 51,3 pikë.”

Askund nuk është theksuar se çfarë domethënie kanë këto pikë, çfarë vlere kanë e të ngjashme. Vlera mesatare e indeksit PMI është 50. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me muajin paraprak. Nëse indeksi për ndonjë vend është nën 50 pikë 6 muaj me radhë, për shembull, kjo do të thotë se prodhimtaria bie 6 muaj me radhë në krahasim me muajin paraprak.

Kështu, për shmebull, nëse shihet grafiku i mëposhtëm, që tregon se indeksi PMI për Greqinë për periudhën 1999-2011, menjëherë shihet se prodhimtaria dhe aktiviteti i fabrikave në këtë vend nga mesi i vitit 2009 e deri në fillim të vitit 2011 tregon rënie të vazhdueshme dhe të fuqishme. Indeksi vazhdimisht është nën 50 pikë në këtë periudhë, por vlera e tij gjithnjë e më e ulët, e cila në fillim të vitit 2011 ka qenë vetëm 37 pikë, tregon se prodhimtaria në këtë periudhë ka rënë me një shpejtësi gjithnjë e më të madhe.

chart-of-the-day-total-collapse-in-greece

Duke i komentuar këto të dhëna, gazetari i revistës “The Economist” nga Londra, Ryan Avent, në profilin e tij në Twitter atëherë e quajti “kolaps total”. Edhe sot e kësaj dite, prodhimtaria në Greqi shënon rënie për shkak se indeksi PMI vazhdimisht është nën nivelin prej 50 pikësh, por së paku rënia nuk është e fuqishme dhe nga fillimi i vitit vazhdimisht zvogëlohet, dhe në gusht e arriti vlerën 48,7, që është niveli më i lartë në 44 muajt e fundit. Kjo do të thotë se edhe pse prodhimtaria vazhdimisht bie, së paku ajo nuk bie me tempo të fuqishme, siç tregon edhe grafiku i mëposhtëm nga komunikata e fundit e “Markit”-it:

EU Avgust Markit po drzavi

Çka saktë mat indeksi PMI? Në komunikatat e saja, “Markit”-i flet për matjen e “gjendjeve në sektorin prodhues”, ndërsa “Reuters”-i kur shkruan për këtë indeks thotë “aktiviteti i fabrikave”. Indeksi për Eurozonën bazohet në të dhëna nga hulumtimi i një paneli reprezentativ prej rreth 3.000 firmave prodhuese. Konkrektisht në këtë indeks janë përfshirë të dhëna nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Austria, Irlanda dhe Greqia. Këto vende e përbëjnë rreth 90 për qind të aktivitetit të përgjithshëm prodhues të Eurozonës. Indeksi PMI ka reputacion të shkëlqyeshëm për të siguruar informata më të mira të mundshme, dhe ajo që është edhe më me rëndësi, informata të shpejta për atë që me të vërtetë ndodh në sektorin real në çdonjërën prej 32 vendeve në të cilat matet ky indeks dhe në Eurozonë dhe ai i ndjek variablat siç janë shitja, punësimi, gjendjet me inventarin dhe çmimet.

Këto gjëra aspak nuk janë sqaruar në lajm dhe këtu qëndron edhe problemi i tij me përmbajtësinë. Assesi nuk mund të pritet që publiku lexues, përveç një pjese të vogël që janë ekspertë, t’i dijë të gjitha karristikat e indeksit PMI, çfarë domethënie ka dhe çka mat. Në një situatë të atillë, është obligim i profesionit të gazetarit që më për së afërmi ta interpretojë atë që publiku ta dijë se për çka bëhet fjalë.

Kualiteti i titullit: Тitulli assesi nuk është i vërtetë, as në kuptmin e gjerë të fjalës. Jo më kot, titulli i komunikatës së Markit-it është: “Rimëkëmbja e prodhimtarisë në Eurozonë merr forcë në gusht“ (Eurozone manufacturing recovery gathers pace in August). Kjo qartë tregon se bëhet fjalë për rimëkëmbje, e jo punim “turbo”. Assesi nuk mund të bëhet fjalë për punim turbo kur deri para dy muajsh, ky indeks, që nga mesi i vitit 2011, tregonte rënie të vazhdueshme. Ajo që indeksi në disa vende e ka nivelin më të lartë në 25, 27 ose 29 muajt e fundit, nuk do të thotë patjetër se punohet turbo, nëse paraprakisht ka pasur rënie, siç është rasti këtu. Në fakt, çdo vlerë e indeksit nën 50 nënkupton rënie të tij. Ja se si ka lëvizur indeksi që nga vitit 1998, dhe siç mund të shihet, nga mesi i vitit 2011, e deri para dy muajsh, ai vazhdimisht ka qenë nën vlerën e 50 pikëve, që do të thotë se ka rënë për çdo muaj.

EU Avgust Markit

Se gjendja me prodhimtarrinë në Eurozonë akoma është e pasigurtë, tregon edhe fakti se edhe përkundër rritjes së përgjithshme të indeksit, punësimi akoma bie edhe atë për 19 muaj me radhë. Edhe më tepër, humbja e vendeve të punës në muajin gusht është përforcuar në krahasim me muajin korrik, ndërsa shenjë e vetme e mirë te punësimet është ajo se ato nuk zvogëlohen aq shpejtë sa që ishte mesatarja e humbjes së vendeve të punës gjatë kësaj periudhe të zvogëlimit të tyre. Vetëm Irlanda, nga të gjitha vendet e përfshira në indeks, shënoi rritje të punësimeve.

Fotografia: Fotografia paraqet ilustrim, por ajo është shumë e përgjithshme. Oxhaqe të panjohura prej të cilave del tym i dendur i bardhë janë ilustrim shumë më i mirë për ndotjen e ambientit jetësor se sa për indekset e prodhimtarisë.

Përfundimi: Njohja e temës është faktor kyç për lajm kualitativ. Poashtu, shumë me rëndësi është që në mënyrë të saktë publikut t’i interpretohet ajo për të cilën shkruhet. Jetojmë në kohë kur ka indekse të shumta ekonomikë të cilat i krijojnë kompani të ndryshme anembanë botës dhe të cilat masin lloj lloj gjërash. Disa prej tyre janë të rëndësishëm, e disa të tjerë më pak të rëndësishëm, kurse disa të tjera janë të specializuara ngushtë. Indeksi PMI i “Markit”-it duhet të ndiqet rregullisht dhe me kujdes edhe atë në nivel të Eurozonës dhe për Gjermaninë së partner i jonë më i madh tregtar. Por, ai duhet edhe të sqarohet që publiku ta dijë se për çka bëhet fjalë. Poashtu, njëra nga rregullat kryesore është që kur merret ndonjë lajm, kjo të bëhet nëpërmjet burimit të tij fillestar. Ata që e kanë marrë lajmin më parë ndoshta kanë bërë ndonjë gabim ose mund të kenë përdorur terminologji tjetër. Kjo veçanërisht rekomandohet të bëhet këtu, sidomos për shkak se lajmi nga burimi origjinal vonohet vetëm për dy minuta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.