Recension: Evitohet rrahja ndërmjet udhëheqësisë së LSDM-së
Në bazat e profesionalizmit në gazetari është parimi i verifikimit të informatave dhe konsultimi me të gjitha palët e involvuara në ngjarjen të cilën e përpunon gazetari. Minimumi që duhet ta bëjë gazetari që teksti i tij të jetë profesional, është të përpiqet të marrë ndonjë reagim, në këtë rast deklaratë nga ata të cilët thonë se kanë qenë pjesëmarrës në incident ose në zënkën verbale. Në atë mënyrë, tregimi do të bëhej i vërtetë, ndërsa lexuesi do ta fitonte pë verifikojë deklaratën dhe të arrijë deri te konfirmimi që të informojë në mënyrë të drejtë. Në tekstin që e recensojmë aspak nuk është evidente se gazetari ka bërë përpjekje t’i kontaktojë ata për të cilët thotë se kanë qenë të përfshirë në zënkë.
Linku deri te artikulli origjinal: Evitohet rrahja ndërmjet udhëheqësisë së LSDM-së
Data dhe koha e publikimit: 18.01.2014, 11:52
Data e recensionit: 24.01.2014
Recensues: Мirosllava Burns
Vërtetësia: Numri i madh i sqarimeve joprecize lënë hapësirë për dyshim në vërtetësinë e lajmit. Për shembull, shprehja “janë diskutuar për të gjetur gjuhë të përbashkët disa tema, të cilat si keqpkuptim kanë ekzistuar një periudhë të gjatë në bërthamën e partisë” nuk tregon asgjë sa i përket fakteve, sikurse edhe ajo se “në mbledhje është diskutuar për strategjinë sipas të cilës LSDM-ja duhet të veprojë si opozitë”.
Nëse i besohet medies se burimi i informatës është nga LSDM-ja, atëherë nuk është e qartë se pse ai burim nuk i ka precizuar temat për të cilat është diskutuar, dhe vetëm ka prezuantuar informata “komprometuese” për zënkën e pretenduar. Gazetari mund t’i shmanget këtij dyshimi për ekzistimin e burimit nëse do të kërkonte qëndrim zyrtar nga partia për incidentin për të cilin shkruan.
Situata ka arritur kulminacionin kur ka filluar zënka verbale ndërmjet Jani Makradulit dhe deputetit Marjanço Nikollov, e cila, sipas dëshmitarëve okularë, për pak ka mundur të përfundojë me përleshje fizike, e cila është evituar me ndihmën e të pranishmëve në mbledhje.
Për shkak se autori i përmend emrat e atyre që pretendohet se kanë qenë involvuar në zënkë, logjikisht do të duhej t’i pyeste për situatën dhe për shkakun e zënkës. Kjo nuk është bërë.
Prandaj edhe lexuesit i mbetet të besojë ose jo në atë që është shkruar. Argument plotësues për gjykimin e tij do të jetë edhe ajo se nuk zbulohet tema për të cilën autori thotë se ka pasur mospajtim.
Burimet e informatave: ИBurimi është anonim dhe jopreciz, ndërsa gazetari nuk ka bërë përpjekje t’i pyesë ata për të cilët shkruan se a ka ndodhur me të vërteët ngjarja ose jo.
Përmbajtësia: Në aspekt përmbajtësor, teksti është i varfër edhe për shkak të argumentimit të pamjaftueshëm dhe relevancës së pamjaftueshme të burimit. Nga ajo që është shkruar nuk mund të konstatohet se për çka, gjoja, janë zënë Makraduli dhe Nikollovi, dhe si e di autori se “për pak do të përfundonte me përleshje fizike”. Pse lexuesi duhet t’i besojë kësaj informate të publikuar?
Anshmëria: Аutori le përshtypje se bën favorizim politik për shkak se nuk i konsulton ata për të cilët thotë se kanë marrë pjesë në incident. Pa këtë, teksti mund të përjetohet edhe si “pseudo-ngjarje”. Përshtypja kryesore që duhet të fitohet pas leximit të tekstit është se udhëheqësia e LSDM-së është e dhunshme. Megjithatë, në aspekt përmbajtësor, teksti nuk shkon deri atje sa të thotë se ka përleshje fizike, dhe për këtë arsye është e pamundur të konfirmohet informata nga burime zyrtare si MPB-ja për shembull.
Komentimi: Gazetari është munduar të hyjë në ndjenjat dhe emocionet shpirtërore të udhëheqësisë së LSDM-së, duke theksuar se “në mesin e anëtarëve të LSDM-së një periudhë më të gjatë është akumuluar pakënaqësi e ndërsjellë, zemërim dhe urrejtje”. Konstruksioni “sipas informatave “dhe “sipas dëshmitarëve okularë” janë jostabilë dhe lënë hapësirë për dyshim në vërtetësi:
Përndryshe sipas informatave, nuk është hera e parë të ketë reagime të këtilla agresive dhe nervoze të udhëheqësve të LDSM-së dhe sipas dëshmitarëve okularë një periudhë më të gjatë është akumuluar pakënaqësi e ndërsjellë, zemërim dhe urrejtje ndërmjet disa anëtarëve të udhëheqësisë së LSDM-së.
Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për produkt mediatik burimisht i krijuar në redaksi. Kjo mund të konstatohet edhe nga vetë teksti ku autori thekson se burime anonime e kanë informuar portalin ku është publikuar teksti
Kualiteti i titullit: “Evitohet rrahja ndërmjet udhëheqësisë së LSDM-së”. Titulli është tërheqës dhe shkakton kërshëri, por, teksti nuk e arsyeton atë për shkakm të burimit të pavërtetë. Përdoren fjalë të fuqishme.
Përfundimi: Тeksti është i varfër me fakte dhe nuk ka burim konkret, as kontaktim të palëve të involvuara, nuk ka të dhëna të dhe detaje të mjaftueshme. Edhe titulli edhe teksti lënë përshtypje sikur kanë për qëllim të vihen në funksion ta paraqesin udhëheqësinë e LSDM-së si agresive, por pa argumentim dhe pa dëshkmi konkrete për një ngjarje që në mënyrë të besueshme do të dëshmojë për këtë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari