Recension: Edhe vitin e kaluar LSDM-ja kërkonte qeveri teknike, kushtet e Zaevit të njëjta sikurse ato të Cërvenkovskit

press24_mk_i-lani-sdsm-barashe-tehnichka-vlada-uslovite-na-zaev-isti-kako-na-crvenkovski-crop-resize

Prej larg shihet tendencioziteti dhe anshmëria e tekstit me titull: Edhe vitin e kaluar LSDM-ja kërkonte qeveri teknike, kushtet e Zaevit të njëjta sikurse ato të Cërvenkovskit. Мotivet për shkrimin e këtij materiali, i cili në mënyrë aq të theksuar përpiqet ta diskreditojë opozitën dhe ta paraqesë atë si dështake, nuk mund të quhen gazetareske. Ato kanë ngjyrim të plotë politik.

press24_mk_i-lani-sdsm-barashe-tehnichka-vlada-uslovite-na-zaev-isti-kako-na-crvenkovskiLinku deri te artikulli origjinal:  Edhe vitin e kaluar LSDM-ja kërkonte qeveri teknike, kushtet e Zaevit të njëjta sikurse ato të Cërvenkovskit

Data dhe koha e publikimit: 18.06.2014, 13:48

Data e recensionit: 19.06.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

NGAZËLLIM DHE PASHIJE

Teksti shfrytëzon një deklaratë të vjetër të ish-liderit të LSDM-së (nuk kontestohet se ajo është transmetuar saktë) vetëm që të vendoset shenjë barazimi ndërmjet politikës së liderit aktual dhe paraardhësit të tij, dhe njëkohësisht, ta devalvojë vendimin e socialdemokratëve që betejën politike ta zhvillojnë jashtë kuvendit. Në fakt, nuk është e vështirë të supozohet se pse pikërisht në këtë moment nxirret deklarata e Cërvenkovskit e dhënë në janar të vitit 2013, kur ai tha se “LSDM-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, vetëm në qoftë se mbahen së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Që në fillim të artikullit, me titullin dhe fjalinë e parë, zbulohet ideja që veprimi i LSDM-së për t’i kthyer mandatet, të trajtohet si i gabuar dhe shkatërrues. Që në parim edhe nuk është problematike. Përkundrazi, është e drejtë legjitime e gazetarit/redaksisë që të ketë qëndrim për ndonjë çështje, të dalë me koment, analizë. Dhe në një përmbajtjet të atillë gazetareske me argumente të debatojë rreth (pa)drejtësisë së ndonjë veprimi. Por, në rastin konkret nuk është theksuar se bëhet fjalë për koment, që është në kundërshtim me praktikat e mira të gazetarisë korrekte në aspekt etik.

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (13)

Kështu, në vend të qasjes profesionale materiali që e recensojmë përcaktohet që të politizojë në një mënyrë kritikuese. Kjo shihet qartë me komentet me të cilat është ngarkuar teksti. Përshtypja e këtillë përforcohet edhe me intonacionin dhe kualifikimet që përdoren.

Nga ky tekst joobjektiv sikur buron një kënaqësi e hapur për atë se LSDM-së vazhdimisht i ndodhin “katastrofa” të njëjta. E në fund, me një dozë të konsiderueshme të ngazëllimit, të përfundohet:

Tani, Stevço Jakimovskin e zëvendësuan Sollza Gërçeva, Roza Topuzovska – Karevska dhe Ljubica Buralieva

Ndërsa fjalia e fundit përmban edhe ton ofendues ndaj diplomatëve të huaj:

 …ndërsa emisarët evropianë tashmë janë në Maqedoni

Që është e pahijshme dhe kufizohet me pashijen.

 

PËRSËRI PLLAKA E VJETËR!

Fotografia me të cilën është ilustruar teksti ka rolin e tij manipulativ. Bëhet fjalë për fotografi nga ndonjë mbledhje e udhëheqësisë së LSDM-së, në të cilën Zaevi duket sikur dëshiron të thotë: “kjo është, nuk ka se çka të bëhet!”

Publikimi i tekstit njëkohësisht në trekatër ueb-faqe, me variacion të vogël në titull, le hapësirë për dyshim se qëllimi i tij është satanizimi politik i opozitës. Poashtu, bëhet fjalë për mediat e njëjta të cilat i “aplauduan” Cërvenkovskit, kur ai vetëm tre ditë para Kongresit të socialdemokratëve (që u mbajt më 11 maj 2014), nëpërmjet një interviste bëri kritikë në adresë të Zaevit dhe të udhëheqësisë aktuale. Por, tani përsëri e kthyen pllakën e vjetër për “mentorin Cërvenkovski dhe instrumentin Zaev”!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.