Recension: DRAMË E VËRTETË NË TABANOC – Lexoni se për çka bëhet fjalë

Tabanovce1-00-crop-resize

Nëse gjykojmë sipas titullit, me të vërtetë diçka dramatike do të ndodh në tekst. Por, kur do të lexoni tekstin, konstatoni se në fakt bëhet fjalë për buletin policor ku nuk ka asgjë nga “drama”. Titulli dëshiron që lexuesi të fitojë përshtypje se diçka do të ndodhë në këtë ngjarje, por baloni plas posa të kaloni në tekst. Në të kaluarën, nëpër portalet maqedonase, kishte shumë lajme që thonin se ishin “ekskluzive”, “skandaloze”, “tragjike”… e të ngjashme, por për fat të lexuesve, kjo tashmë është e kaluar. Përveç, nënkuptohet, këtu ku, qartazi, ardhmëria akoma nuk ka ardhur.

TabanovceLinku deri te artikulli origjinal: DRAMË E VËRTETË NË TABANOC – Lexoni se për çka bëhet fjalë

Data dhe koha e publikimit: 11.04.2014, 12:06

Data e recensionit: 11.04.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

NJË DRAMË E PLOTË NË DY FJALË

Këtu bëhet fjalë për tekst që është i vërtetë. Gjegjësisht, ngjarja me të vërtetë ka ndodhur. Së paku kështu mund të përfundohet nga buletini policor. Dhe më të vërtetë, sipas buletini, ka pasur diçka atje, por nga teksti nuk mund të përfundohet se kjo është dramatike. E gjithë “drama” paraqitet në këto rreshta:

Më 10.04.2014 në SP të VK-Tabanoc, pasi nuk i është lejuar hyrje në vend nga ana e shlrbimit doganor për shkak të posedimit të një sasie të madhe të mallit teknik që i nënshtrohet doganës, veturës “Opel Vektra” me regjistrim gjerman, që vozitej nga А.R.(1963), ndërsa si bashkëudhëtare ka qenë bashkëshortja e tij M.R.  nga Shtipi, e ka dëmtuar trapin e kontrollit të pasaportave dhe trapit të kontrollit doganor dhe është larguar në drejtim të Kumanovës.

Kyr ndonjë informatë zyrtare do të “fryhet” që të tërheqë sa më tepër lexues, fitohet një tekst i këtillë. Përndryshe, ky është një raport klasik nga MPB-ja, dhe nuk ka pasur nevojë të vazhdohet më shumë.

Përndryshe, në pjesët tjera lajmi është korrekt, duke sqaruar se kush, pse, si dhe kur e ka bërë këtë veprim.

Mbetet vetëm pyetja pse ka pasur nevojë të potencohet ndonjë dramë. Edhe sikur të kishte qenë ashtu, edhe sikur të kishte pasur fërkim të gomave të veturave, trapi të ishte thyer krejtësisht, e policët të ishin vënë në kërkim të auutorit duke i lëshuar sirenat e tyre….  përsëri kjo nuk paraqet lajm që duhet titulluar si “dramatik”.

 

TITULLI ËSHTË “FAJTOR” PËR GJITHÇKA

Nuk ka komentim, vetëm momenti kur thuhet se “është bërë dëmtimi i trapit”, që me gjasë është citim nga raporti i MPB-së, dhe është atributi kryesor që lajmi të fillojë me fjalën “dramë”.

Teksti është i redaksisë, i marrë nga ueb-faqja e MPB-së, sikurse edhe të gjitha lajmet e kronikës së zezë.

Në këtë tekst, në fakt i gjithë problemi qëndron te titulli. Sikur të mos ishte pjesa e parë e titullit- ky lajm nuk do t’i nënshtrohej recensionit. Mirëpo, megjithatë, ky është një lloj manipulimi me publikun dhe kjo nuk guxon të lejohet. Të spinohet një lajm nga buletini policor nuk është një punë që duhet përshëndetur. Për shkak se kështu fillojnë lajmet që mund të sjellin ndonjë të keqe edhe më të madhe.

Fotografia është vënë sa për të qenë, nuk ka asnjë domethënie dhe asgjë nuk tregon, e më së paku, informon.

Tekstet e këtilla janë benigne, gjegjësisht nuk mund të shkatojnë asgjë të tmerrshme. Përveç, nëse nuk duam të bisedojmë për anën morale të gazetarisë. Megjithatë, sido që të jetë, këtu bëhet fjalë për një të pavërtetë të madhe dhe orientim të lexuesit drejt përfundimit të gabuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.