Recension: Draçevasit do ta shpëtojnë Maqedoninë nga “shiptarët” e mallkuar

maktel-crop-resize

Teksti është i mbushur përplot me transmetime jokritike të informatave nga burim i panjohur dhe jo i besueshëm dhe paraqet pasqyrim të drejtpërdrejtë dhe të thatë të përmbajtjes së një afisheje, pa pasur përpjekje nga autori që të distancohet dhe ta zbusë fjalorin ofendues. Përkundrazi, gjatë redaktimit të tekstit, është mundësuar viktimizim i dyfishtë i viktimave të gjuhës së urrejtjes, për shkak se nofkat e tyre nuk janë fshehur.

Gjuha jokorrekte politike vërehet që në titull. Përmbajtja tekstuale e lajmit dështon në qëllimin për të informuar, për shkak se nuk përmban fakte, kështu që nuk ka as verifikim të tyre. Burimet nuk mund të përcaktohen, prandaj lajmi nuk paraqet asgjë më tepër se sa reprodukim të thashethemeve nga kafenetë.

Nuk është respektuar qëllimi i profesionit gazetaresk, se duhet të përpiqet të jetë në anën e bashkëjetesës, nxitjes së bashkëpunimit dhe mospërkrahjes së stigmës. Gazetaria, edhe pse paraqet raportim për atë që ndodh, megjithatë, nuk heq dorë nga parimet dhe normat e saja për mënyrën se si bëhet kjo. Në rastin konkret, vërehet reprodukim i gjuhës së urrejtjes. Nuk jepet përgjigje në pesë pyetjet kryesore gazetareske.
maktel

Linku deri te artikulli origjinal: Draçevasit do ta shpëtojnë Maqedoninë nga “shiptarët” e mallkuar

Data e publikimit: 11.10.2013

Data e recensionit: 15.10.2013

Recensuese: Mirosllava Simonovska

Vërtetësia: Теksti bazohet në një afishe të shkruar, pa burim relevant. Gjuha që është përdorur në afishe, është gjuhë e urrejtjes dhe ofendimit, e cila më pas është plotësuar në frymë të ngjashme me stigmatizim dhe etiketim. Vërtetësia nuk mund të verifikohet për shkak se informata bazohet në stereotipe dhe paragjykime, e jo në fakte.

Burimet e informatave: Теksti nui ka ndonjë burim që mund të identifikohet. Nën mbulojën e anonimitetit që është keqpërdorur, përzihet biznesi me nacionalizmin, dhe tentohet që stigma të barazohet me faktin. Autori i teksti jo vetëm që nuk e vendos këtë problem si parakusht kryesor të verifikohet përmbajtja e afishes, por në mënyrë krejtësisht jokritike futet në interpretimin e karakteristikave të autorit të afishes, me ç’rast pa bazë përzin nacionalizëm, nxit konflikt dhe futet në një shpatë politike, duke mbrojtur teza politike, të cilat objektivisht nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e afishes për të cilën informohet, e as që janë rezultat i saj.

Përmbajtësia: Теksti nuk bazohet në fakte dhe nuk jep ndonjë informatë relevante që është me rëndësi për publikun. Ai nuk ofron asnjë vërtetësi faktike, nuk përpiqet t’i verifikojë informatat e shkruara, e as që i trajton ato me kujdesin e nevojshëm për mënyrën se si ato duhet t’i përcillen publikut. Megjithatë, ka mundësi që personat e përmendur në afishe mo vonë të njihen se kush janë, me çka në aspekt mediatik do t’i ishin ekspozuar viktimizimit sekondar. Teksti nuk është përmbajtësor, për shkak se nuk nuk ka fakte. Edhe pse nuk janë definuar në mënyrë precize palët e involvuara në konflikt gjë që autori përpiqet ta imponojë, megjithatë, vërehet përzierja e politikës me biznesin nën një ombrellë etnike.

Anshmëria: Теksti është i njëanshëm, që mund të shihet nga ofendimet ndaj përkrahësve të një opcioni politik. Autori bazohet në supozimin subjektiv që nuk është i bazuar në fakte, dhe në atë mënyrë ka si cak një grup ithtarësh të një opcioni politik.

Komentimi: Теksti është përplot komente dhe qëndrime personale të autorit, i cili është i panjohur. Komentet përmbajnë paragjykime dhe shkelje të parimit të supozimit të pafajësisë. Me një lloj diskriminimi bëhet përpjekje që të dënohet një lloj tjetër i diskriminimit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Pjesa autoriale e tekstit është origjinale, por fotografia është marrë nga një ueb-faqe tjetër.

Kualiteti i titullit: Titulli përmban gjuhë të urrejtjes. Ai nuk informon me fakte. Në kuptim më të gjerë, titulli ka për qëllim ta tërheqë vëmendjen e lexuesve me senzacionalizëm. Reprodukohet gjuha e urrejtjes.

Fotografia: Fotografia përdoret si burim kryesor, mirëpo ajo nuk është informative në aspekt të fakteve, Ajo, në fakt, është burim i ashtuquajtur dhe është i dyshimtë në aspekt të asaj se nuk dihet kush dhe pse e ka vendosur afishen. Është bërë përpjekje që gjatë reprodukimit të saj në media të mbrohen të dhënat personale të të involvuarve.

Gjuha e urrejtjes: Artikulli përmban gjuhë të urrejtjes dhe një ton të shkrimit që nuk është pajtues, por fut sherrin e përçarjes. Autori përpiqet ta kritikojë mostolerancën ndëretnike në biznes (dhënien me qira të objektit një shqiptarit) në atë mënyrë që e krahason atë me rrethanat politike dhe vendosjen e funksionarëve në pozita të larta nëpër institucione. Në atë mënyrë ai përpqiet të gjejë një “të keq më të madhe”, por në fakt, tregon kut të dyfishtë. Kualifikimet janë të ashpra, ofenduese dhe me rrezik potencial për ndjenjat kombëtare të maqedonasve dhe të shqiptarëve.

Përfundimi: Теksti nuk e respekton parimin e interesit publik, respektimin e dallimeve dhe verifikimin e fakteve. Gazetaria që nuk është e lirë nga nacionalizmi, gjuha e urrejtjes dhe paragjykimet, është e rrezikshme. Gazetari profesional i zgjedh përmbajtjet që i plason në publik, por ajo që është edhe më me rëndësi, e shfrytëzon sensibilitetin e tij për ta përcaktuar mënyrën më informative, më të përshtatshme për transmetimin e informatës dhe gjuhën që do ta përdorë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.