Recension: Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb
Sikurse edhe në tekste të tjera të ngjashme, nuk është prezantuar e vërteta, e mbështetur me fakte dhe dëshmi, por është bërë interpetim sipërfaqësor i një pjese të historisë më të re të rajonit. Teksti është plasuar si tekst autorial, pa nënshkrim, e në fakt, bëhet fjalë për përkthim të një teksti identik nga mediat serbe – “Kurir” (“Аustro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët“- serbisht) dhe “Veb tribune”, (“Kjo fshehet nga serbët…” – serbisht), pa e theksurar me këtë rast burimin ose pa dhënë link deri te versioni origjinal, me çka janë shkelur standardet e profesionit dhe janë manipuluar lexuesit.
I gjithë projekti është bërë pa u menduar mirë, për shkak se transmetimi i një teksti të tillë mundet seriozisht t’i dëmtojë marrëdhënie ndëretnike në vend.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb
Data dhe koha e publikimit: 24.03.2015, 21:11
Data e recensionit: 28.03.2015
Recensues: Аleksandar Pisarev
PREZANTIM DHE INTERPRETIM I GABUAR I NGJARJEVE HISTORIKE
Teksti paraqitet në një moment kritik në shoqëri dhe pa menduar, në garë pas ekskluzivitetit që shihet edhe nga titulli “Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb”, plason një elaborim të gjerë (serb) për mosekzistimin e kombit shqiptar dhe për krijimin e tij artificial nga ana e Austro-Hungarisë para fundit të shekullit 19 që t’u bëhet dëm Serbisë dhe Rusisë.
Media maqedonase është nisur nga mediat serbe, të cilat, ndoshta, kanë pasur nevojë që të kaluarën në mënyrë funksionale ta përshtatin me të tashmen dhe ta fusin në kontekst të përvjetorit të intervenimit të NATO-së në këtë vend. Për ato ngjarje Serbia i akuzon shqiptarët, dhe hyrja e medias maqedonase në një “film” të tillë mund të interpretohet si përkrahje për politikën e tejkaluar që moti të Millosheviqit që t’i bëjë dëm Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhënieve ndëretnike në të.
“Shqiptarët asnjëherë nuk kanë ekzistuar si një komb i vetëm, por si komb janë krijuar me iniciativë të një marrëveshjeje austro-hungareze, për t’i bashkuar fiset e ndryshme, për të krijuar një gjuhë, dhe e gjithë kjo e ndihmuar edhe me para, që, para së gjithash, ta zvogëlojë ndikimin dhe peshën serbe në çlirimin e të gjitha vendeve serbe, nga të cilat një pjesë e madhe kanë qenë nën kontrollin e Austro-Hungarisë. Në afat të gjatë, i gjithë ky projekt ka pasur për qëllim që kjo pjesë e Evropës që del në Detin Mesdhetë zvogëlohet dhe në atë mënyrë të ndikohet mbi Rusinë.”
Pa u futur më thellë në këtë problematikë, citohen vetëm disa segmente të disertacionit të doktoraturës së historianes bullgare, Teodora Toleva (1968-2011) me titull “Ndikimi i Perandorisë Austro-Hungareze në krijimin e kombit shqiptar (1896-1908)”, të cilat vendosen në kontekstin e politikës ditore që të vërtetohet teza e medies. Edhe pse, në qoftë se lexohet me kujdesi punimi i Tolevës, askund në mënyrë eksplicite nuk thuhet se kombi shqiptar është krijuar në mënyrë artificiale, por se në mesin e tyre me gjuhë dhe fe të ndryshme.
“Motivet e Austro-Hungarisë për këtë janë pengimi i zgjerimit të Serbisë dhe Italisë konkurrente, dhe në mënyrë indirekte, me pengimin e Serbisë, do të pengoheshte edhe zgjerimi i Rusisë kah Deti Mesdhe.”
EDHE BURIMET SERBE JANË TË DYSHIMTA
Mediat serbe si “burim” me të cilin e konfirmojnë tezën për krijimin artificial të kombit shqiptar e përmendin protokolin që e përmend Toleva, mirëpo përmbajtja autentike nuk është prezantuar. Lexuesve u është prezantuar vetëm një faksimil nga pjesa ku janë shënuar të dhënat për arkivimin e dokumentit, që nuk mund të trajtohet si burim i vlefshëm me të cilin do të konfirmoheshin tezat e pretenduara.
GABIM I REDAKSISË
Interpretimi i historisë së marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve dhe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e njëjtë për shumë arsye. Prandaj, plasimi i një teksti të këtillë si punim autorial, pa nënshkrim të autorit, mund të jetë vetëm kundërproduktiv, në situatën edhe ashtu të tensionuar dhe të ndërlikuar politike dhe ndëretniek në Maqedonia dhe mund të vlerësohet si gabim i redaksisë ose nxitje e qëllimshme e tensioneve ndëretnike.
Janë shkelur edhe dy nene të rëndësishme të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: Neni 4, i cili thotë se gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit dhe neni 12, i cili thotë se “Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxon të shfrytëzohen pa e theksuar
burimin apo autorin.”
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari