Recension: Мaqedonia është lider evropian në shëndetësi

“Kisha kënaqësinë të jem në Shkup për inaugurimin e Sekretariatit të rrjetit të Evropës Juglindore. Në këtë mënyrë, Maqedonia ka rol udhëheqës  në rajon ndërmjet vendeve të EJL-së sa i përket shëndetësisë. OBSH-ja plotësisht do ta përkrahë Maqedoninë me kapacitetet teknike që këtë rol ta kryejë në mënyrë efikase”.

Kjo deklaratë e drejtores së Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën, Suzana Jakab, e dhënë në takimin me ministrin e shëndetësisë të Maqedonisë, Nikolla Todorov në qytetin turk Çeshme, menjëherë është shndërruar në konstatim se ne jemi më të mirët në Evropë! Kjo, nënkuptohet, është një gradacion i patolerueshëm e edhe më keq, përzierje e kategorive për vlerësim, mënyrë për ta ndryshuar, nëpërmjet ridefinimit personal dhe të patolerueshëm të një qëndrimi të shprehur, vlerësimin për një hap teknik të shëndetësisë ne përcaktimin e pozitës së saj në përmasa kontinentale!

Македонија е европски лидер во здравството'

Linku deri te artikulli: Мaqedonia është lider evropian në shëndetësi

Data dhe koha e publikimit: 15.09. 2013 14:35

Data e recensionit: 15.09. 2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Leximi i kujdesshëm i deklaratës së drejtoreshës së Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën, Suzana Jakab, në mënyrë të qartë hedh poshtë çdo mundësi që ajo të interpretohet ndryshe nga ajo që është thënë në kuadër të Sesionit të 63-të vjetor të Komitetit rajonal të OBSH-së për Evropën. Ajo është lavëdrim për vendin për nënshkrimin e marrëveshjes dyvjeçare me të cilën ne futemi në një lidhje më të afërt me Sekretariatin e OBSH-së. Vetëm ajo dhe asgjë më tepër.

Portali për atë arsye na “ndihmon” që ajo deklaratë ta “riformatojmë”, duke i pasur për cak lexuesit e pakujdesshëm, ata të cilët në bollëkun e lajmeve ditore nuk janë të koncentruar sa duhet.

Burimet e informatatave: Portali ka publikuar disa lajme të njëpasnjësjme nga Çeshmeja, me arsye dhe pa ndonjë arsye të re, ku gjendte ministri Todorov, por askund nuk është publikuar burimi i informatave, i cili qartazi gjendet në “vendin e ngjarjes”, për shkak se ashtu i formaton lajmet. Kjo e sqaron frekuencën, e poashtu edhe diapazonin e portaleve të atyre lajmeve nga Turqia, të cilat i transmetojnë me një përpunim të vogël autonom, ndërsa po të njëjtat risi e nënshkruajnë lajmine e njëjtë me “nënshkrim autorial”?! Krahasimi i tyre më tepër çon drejt një burimi të lajmit, i cili me gjasë gjendet në rrethin e shërbimeve të ministrit Todorov, për shkak se nuk kemi asnjë informatë për atë se çka është diskutuar në Konferencën rajonale, por nga ana tjetër e ndjekim çdo hap të njeriut të parë të Ministrisë për Shëndetësi.

Përmbajtësia: Madje edhe transmetuesit më sipërfaqësorë të lajmeve do të përpiqeshin ta verifikojnë informatën që e plasojnë, veçanërisht kur bëhen krahasime, bile edhe në nivel të rajonit, e për kontinentin të mos flasim! Gjithsesi, këtu del në ndihmë edhe pasqyra e përgjithshme e shëndetësisë, e cila është gjerësisht e njohur, e gjithsesi në ueb-faqen e organizatës nga e cila vjen Suzana Jakab janë të gjitha detajet sa i përket rangimeve eventuale precize të shëndetësisë së Maqedonisë.

Anshmëria: Në ueb-faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në rangimin e fundit (shih – http://www.healthpowerhouse.com/files/ehci-2012-press-macedonia-FYR.pdf) është konstatuar se Maqedonia nivel shumë të ulët të mbrojtjes shëndetësore. Ajo gjendet në fund të listës, e jo më të jetë e para në Evropë! Vendi ynë ka fituar 527 pikë nga 1000 të mundshmet. Dr. Arne Bjornberg, sekretar gjeneral i i OBSH-së thotë se ne jemi në fillim të një rruge të gjatë për të arritur deri te kriteret perëndimore të mbrojtjes shëndetësore. Shqipëria ka 535 pikë (!), Greqia (417), ndërsa vetëm Serbia, Bullgaria dhe Rumania kanë mbetur pas nesh nga vendet e rajonit. Dikush përpiqet, t’i themi ashtu, ta rrotullojë piramidën mbrapsht.  

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Siç theksuam, nga Çeshmeja vijnë shumë lajme të ngjashme, që shpërndahen nëpër media dhe çdokund ka nënshkrim të redaksisë, sikur bëhet fjalë për ndonjë vizitë masovike të Konferencës rajonale nga ana e gazetarëve të Maqedonisë.

Kualiteti i titullit: Titulli padyshim është “origjinal”, për shkak se një konstatim të tillë të guximshëm nuk ka në asnjë medie të Maqedonisë. Të jemi më precizë, Maqedonia në krahasimin e këtillë të gjendjeve në shëndetësi është vendi i pestë evropian shikuar “prej poshtë”. Pas saj janë vendet që u përmendën: Serbia, Bullgaria, Letonia dhe Rumania. Më vonë regjistruam se dikujt në redaksi i është kujtuar ta ndryshojë titullin, dhe vendi ynë është bërë i pari “vetëms” në Evropën Juglindore, që përsëri nuk është e saktë për shkak se para nesh janë Shqipëria, Mali i Zi, Greqia, BeH, Kroacia…

Fotografia: Fotografia përmban ilustrim të punës së një mjeku, të cilit nuk i duket fytyra, që të sigurohet “përgjithësimi” i vlerësimit, që gjendet në tekst.

Përfundimi: Тe ata që përpiqen ta përmirësojnë rejtingun e pushtetit, si duket ka garë në përdorimin e fantazisë. Ky portal ka vendosur që Maqedoninë, nga vendi i 30-të në listën për suksesin e sistemeve shëndetësore, ta ngrejnë në vendin e parë në kontinentin e vjetër. Në çfarë vendi bie gazetaria jonë me “suksese” të këtilla nuk duhet të flitet shumë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.