Recension: ЕKSKLUZIVE: Të gjithë ata që kanë pasaporta të Bullgarisë nga Maqedonia do të duhet ose ta kryejnë shërbimin ushtarak ose të paguajnë një shumë të lartë parash!

09012014-BezPardon-BG-pasos-crop-resize

Ditët e fundit të gushtit, për arsye deri tani të panjohura, disa media nga Maqedonia publikuan një informatë, të cilën, gjoja, e kanë marrë nga mediat bullgare, ose transmetojnë burime të patheksuara, se ata që kanë pasaporta të Bullgarisë si bazë për shtetësinë e dytë do të duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak ose të paguajnë kompensim për t’u liruar nga ky obligim në lartësi prej 2.000 levash, gjegjësisht, 1.000 euro.

Këtë informatë nuk e konfirmoi asnjë institcuion shtetëror i Bullgarisë fqinje, e një pjesë e mediave bullgare raportuan se kjo informatë është gënjeshtër dhe e shfrytëzuan rastin të shtojnë se kjo është pjesë e propagandës së Republikës së Maqedonisë kundër kësaj anëtareje të BE-së.

Ky recension, njëkohësisht, është rezultat i propozimit të një lexuesi tonë, i cili në vendin për propozime për recension i potencoi këto fakte: Në Bullgari nuk ka shërbim ushtarak, por ajo është ushtri profesionale, dhe e dyta, kjo informatë është ndërtuar në bazë të një lajmi të vjetër, nga shkurti i këtij viti, ku në Sofje doli një skandal se Drejtoria e atjeshme për bullgarët jashtë vendit (DBS), u ka dhënë pasaporta njerëzve që nuk i plotësojnë kriteret për të marrë shtetësi bullgare, ndërsa kanë aplikuar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

09012014-BezPardon-BG-pasosLinku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Të gjithë ata që kanë pasaporta të Bullgarisë nga Maqedonia do të duhet ose ta kryejnë shërbimin ushtarak ose të paguajnë një shumë të lartë parash!

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014

Data e recensionit: 02.09.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Aferën për korrupsionin në DBS e publikoi media bullgare “Trud” (Скандалът с незаконните БГ паспорти: Държавната агенция за българите в чужбина гази закона, ще я закриват“) në fund të shkurtit të këtij viti. Zbulimi kryesor i gazetarëve hulumtues të kësaj medie, ishte se kjo drejtori për 1.000 euro u ka dhënë pasaporta njerëzve të cilët në intervistat për shtetësi janë përgjigjur në gjuhën shqipe ose në gjuhën arabe me ndihmën e përkthyesve.

Në asnjërin nga tekstet e “Trud”-it ose të ndonjë medieje tjetër bullgare të cilat në atë periudhë i transmetuan tekstet e kësaj medieje, asnjëherë dhe askush nuk përmend se për shkak të kësaj afere ata që kanë pasaporta bullgarie nga vendet e tjera do të duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak ose do të duhet të paguajnë kompensim që të mos e kryejnë atë.

Lexuesi ynë, i cili e propozoi këtë temë për recension, është kujdesur të na e ofrojë linkun nga kërkimi në Google nëpër mediat bullgare, me të cilin vërtetohet se asnjë medie nuk e përmend një mundësi të këtillë.

Duke i ndjekur sugjerimet e lexuesit tonë, edhe ne bëmë një kërkim të vogël në internet dhe zbuluam se për këtë informatë, se maqedonasit do të duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak në Bullgari, nuk mund të gjendet asnjë deklaratë ose konfirmim nga cili do qoftë institucion zyrtar bullgar.

Përkundrazi, atë që e gjetëm është demant në mediat bullgare. Njëri prej tyre në këtë temë publikon artikullin me ttitull: „Темата България в македонските медии: Лъжат притежателите на български паспорти, че ще служат в армията“ (“Теma Bullgaria në mediat maqedonase: I mashtrojnë ata që kanë pasaporta bullgare se do ta kryejnë shërbimin ushtarak”).

Përndryshe, informata që e recensojmë ka disa mangësi profesionale, të cilat, për shkak të potencimit të të pavërtetave që janë plasuar në të, vetëm do t’i përmendim: informata nuk ka burime, ka komente që nuk janë ndarë nga “faktet”, vërehet një anshmëri patriotike…

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari