Recension: Аrrestohet studenti që e ka dhunuar delen

ovca1-09876-098-crop-resize-002

 

Lajme të këtilla paraqiten gjithnjë e më shpesh në mediat e Maqedonisë. Atje, as që e kanë vendin, e as që meritojnë të jenë. Megjithatë, ja, realiteti është i tillë – ato paraqiten edhe pse s’është për t’u besuar. Problemi më i madh (e ato janë të shumta, pothuajse në çdo fjali) i këtij teksti është ajo se është publikuar më 17 nëntor 2014. Datë sikurse edhe çdo datë tjetër. Atë ditë u zhvilluan protestat masovike të studentëve. Dhe përderisa nuk kishte asnjë fjalë për protestat, të cilat janë të parat në Maqedoni pas 10 vitesh, në kohë kur të gjithë mediat pavarura publikuan raporte për masovitetin për atë se si ka kaluar marshi dhe cilat janë kërkesat e studentëve, këtu u paraqit lajmi me titull: “Аrrestohet studenti që e ka dhunuar delen”. Thjesht nuk është për t’u besuar!

ovca1

Linku deri te artikulli origjinal: Аrrestohet studenti që e ka dhunuar delen

Data dhe koha e publikimit: 17.11.2014, 15:02

Data e recensionit: 21.11.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

TEPËR JOSERIOZ

Ky tekst vështirë se ka lidhje me të vërtetën dhe më tepër i ngjan shakasë. Shihet se është i përkthyer (edhe atë keq) nga ndonjë medie e huaj, mirëpo, gjatë kësaj nuk shqyrtohet në aspekt kritik, por me një lehtësi publikohet diçka e pabesueshme. Teksti nuk ka as burim, që është moment i rëndësishëm për atë se a duhet t’i besohet një artikulli gazetaresk. As pjesët që lidhen me zanatin e gazetarisë nuk janë përpunuar në mënyrë profesionale. Teksti nuk zbulon as ku ka ndodhur ngjarja, përveç që është theksuar se bëhet fjalë për një student amerikan. Në artikull nuk tregohet as se për cilin universitet bëhet fjalë, që është një informatë shumë e rëndësishme, duke e ditur se SHBA-të kanë me qindra universitete dhe me dhjetëra në çdo shtet federal. Fakti se ështëtheksuar se bëhet fjalë për student 23 vjeçar nuk ka asnjë vlerë, kur nuk është publikuar asnjë e dhënë tjetër. Lirisht, në vend të numrit 23 mund ta vëndoni cilin do numër (24, 25) dhe do të vëreni se asgjë nuk do të ndryshojë.

Artikulli edhe më pas nuk ofron asnjë argument. Në të thuhet (në mënyrë decide) se veprën e ka kryer “për shkak se ka qenë nervoz para provimit të nesërm”. Që të thuhet diçka aq me vendosmëri, duhet pasur argumente. Nëse nuk ka, burim, prej ku janë marrë atëherë faktet? Çështje tjetër do të ishte sikur kjo të ishte raport policor, ku institucioni zyrtar i obliguar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend do ta publikonte në ueb-faqen zyrtare ose në ndonjë buletin. Një gjë të këtillë këtu nuk ka.

Në tekst, në një vend përmenden policët, mirëpo kjo nuk e zgjidh problemin. Nuk ka as se prej ku, cilët policë. sa kanë qenë?

Titulli, poashtu, vetëvetiu është një problem i madh. Në të nuk theksohet se ku ka ndodhur ngjarja e supozuar. Kështu, fitohet përshtypja se ndoshta ka ndodhur në Maqedoni, që është manipulim me lexuesit.

Nga fotografia nuk mund të konstatohet asgjë. Në fakt, ato janë dy fotografi të ngjitura dhe janë vënë që të manipulohet, për shkak se te njëra ka dele, e në tjetrën dy automobila pranë një barake (shtëpie). Mirëpo, prej tyre nuk ka mundësi që të konstatohet se janë nga vendi ku, gjoja, ka ndodhur ngjarja. Ka mundësi që të jenë fotografi nga vende të tjera, mirëpo për këtë nuk ka të dhëna, për shkak se nuk është theksuar autori, e as burimi i fotografisë.

Në fund të tekstit, gjoja, janë cituar edhe fjalët e studentit, për të cilat, nuk ka informatë se ku i ka thënë. Gazetarëve? Policisë? Para gjykatësit hetues? Para dekanit apo rektorit të universitetit?

Sidoqoftë, ky është tekst, për të cilin vështirë mund të thuhet se është serioz. Nëse e kemi parasysh se është publikuar mu në momentin kur ishte duke u zhvilluar një ngjarje, e cila për nga këndvështrimi gazetaresk ishte ngjarje e vitit, vështirë se mund të besohet në naivitetin e tekstit. Përkundrazi, për shkak të këtyre rrethanave, mund të konstatohet se ai është publikuar me qëllim që të largohet publiku lexues nga lajmi kryesor. Përndryshe, nuk ka asnjë arsye tjetër se pse ky tekst do të duhej të publikohej.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari