Recension: Аnketë nga “Zhurnal”: Ka diskriminim ndaj mediave shqipe

Zhurnal-_-Ka-diskriminim-ndaj-mediave-shqipe-crop-resize

“Për një javë, lexuesve u është kërkuar që t’i përgjigjen pyetjes: A po i diskriminon mediat shqipe Qeveria e Maqedonisë? Shumica absolute e tyre, gjithsej 1202 vota janë deklaruar se ekziston një diskriminim i tillë në tregun medial të vendit. “

“Ndërkohë, së fundi edhe gazeta e përditshme “Zhurnal plus” ishte mbyllur përkohësisht në shenjë proteste për diskriminimin e bërë në ndarjen e reklamave qeveritare dhe për padrejtësi të tjera.”

Edhe pse, motivi bazë i artikullit në fjalë, ka hasur në trajtim të herëpashershëm më parë, me ç’rast një “diskriminim i mediave shqipe” mund të jetë zbuluar ose jo, qasja e artikullit të botuar nga agjencia “Zhurnal” drejt kësaj çështjeje është pa dyshim e shoqëruar nga një dozë e lartë e standardeve të devijuara gazetareske.

Shkrimet tendencioze dhe prirja për senzacionalizëm vazhdojnë të rrënojnë raportimin korrekt në Maqedoni. Ky shkrim, edhe pse nuk mund të gjykohet krejtësisht për një asgjësim të tillë të pushtetit të katërt, ka tendenca serioze për tu mishëruar në një instrument që do të kontribuonte drejt atij qëllimi.

Senzacionalizmi përkufizohet si raportim i njënashëm dhe kontroverz, me prirje për eksagjërim të ngjarjeve të caktuara. Në Doracakun për etikën në gazetari, të botuar nga shoqata e gazetarëve të Maqedonisë,  në një nga pikat, thuhet:

“Lajmet duhet të jenë të kompletuara dhe proporcionale.

Insistimi që lajmet të jenë proporcionale në raport me domethënien e tyre, është në thelbt të hulumtimit drejt së vërtetës. Gazetaria është sikur kartografia: ajo krijon harta të cilat u ndihmojnë qytetarëve që të gjinden në sistemet shoqërore. “Fryerja” e ndodhive për shkak të senzacionalizmit, çvlerësimi I burimeve të huaja, stereotipizimi dhe qëndrimi negative, nuk krijojnë harta të besueshme.”

Zhurnal _ Ka diskriminim ndaj mediave shqipeLinku deri te artikulli origjinal: Аnketë nga “Zhurnal”: Ka diskriminim ndaj mediave shqipe 

Data dhe koha e publikimit: 18.10.2013

Data e recensionit: 20.10.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia: “Zhurnal” i referohet anketës së krijuar nga vetë stafi i saj dhe rezultateve që burojnë nga ajo – praktikë kjo, që në esencë nuk përbën fakt relevant, e aq më pak mund të konsiderohet si një e vërtetë që do të legjitimonte qëndrimin kritik të “Zhurnal”. Në të vërtetë, anketa e krijuar përmjet rrugës elektronike, dhe njëheri e menaxhuar nga vetë “Zhurnal”, lë pakë hapësirë për tu konsideruar si e vërtetë. Duke konsideruar edhe paragrafin e fundit, ku “Zhurnal” cek edhe mosfunksionimin e verzionit të saj të botuar, “Zhurnal PLUS” si argument shtesë për artikullin e vet, ngjallen dyshime për një lloj revanshizmi që hipotetikisht mund të jetë drejtuar ndaj Qeverisë.

Madje, në këtë paragraf ceket se “Zhurnal PLUS” u mbyll në “shenjë protesti”, kur në të vërtetë, gjatë deklaratës me shkrim të cilën nga kjo gazetë e dërguan në shtator, ishte theksuar se mbyllja ndodh si rezultat i mungesës së mjeteve finansiare të ciliat nuk po ua pagonte Qeveria.

Burimet e informatavePa dyshim, burimi i informative duhet të trajtohet me kujdes të veçantë, duke bërë kështu një seleksionim të kujdesshëm të asaj që plasohet si shtyllë e informacionit. Për fat të keq, një praktikë e tillë është më se inekzistente në këtë artikull të plasuar nga “Zhurnal PLUS”.Burimet e vetëkrijuara asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të arrijnë të jenë justifkues të shkrimeve me impakt të lartë. Këtej, duke detektuar këtë përdorim të burimeve të dyshimta, mund të konstatojmë se artikulli nuk përmbush kriteret bazë.

Përmbajtësia: Teksti thirret në burime të dyshimta, ndërkaq që qaset me një tendencë madhore për të krijuar senzacionalizëm mediatik. Edhe përskaj vërtetësisë hipotetike që mund të përmbajë ky informacion, është plotësisht e papranueshme që konkluzione të tilla të liferohen në këtë frymë. Në esencë, përmbajtja e tekstit është një temë fragjile që ngërthen në vete një betejë në rafshin e përkatësisë etnike, që në princip disponon me kapacitete të hatashme për mesazhe tendencioze.

AnshmëriaAnshmëria në këtë informacion mund të detektohet brenda trupit të tekstit, por veçanërisht në paragrafin e fundit, i cili realisht, lë hapësirë për tu konsideruar si një spin propagandues, ose, së paku, si një metodë për qërim hesapesh me “mikeshat nga e kaluara”.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Sa i përket origjinalitetit, teksti duket se nuk  ka ndonjë problem të veçant në këtë rrafsh. Duke mos vërejtuar elemente të plagjiaturës, mund të konkludojmë se përskaj të metave të tjera, ky është një artikull autentik.

Kualiteti i titullit: Titulli pasqyron përmbajtjen e tekstit në mënyrë korrekte.

Fotografia: Fotografia në këtë rast është argument i vetëm. Megjithatë, ajo më tepër shërben si ilustrues I tekstit. 

Përfundimi: Sipas të gjitha parimeve të gazetarisë moderne, e çoftë ajo edhe të asaj “post moderne” të epokës digjitale, ky tekst nuk arrin të konstituohet si kontribut serioz gazetaresk. Në rend të parë, kjo ndodh për shkak të anashkalimit të principeve elementare, që saktë janë përkufizuar si në teorinë e gazetarisë, ashtu edhe me Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë (dhe më gjërë). 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari