Recension: Аnalistët: Gruevski i përforcoi vijat e kuqe

Аналитичари-Груевски-ги-зацврсти-црвените-http___playmrt_com_mk_play_60294-crop-resize

 

Para nesh kemi një kontribut tendencioz, të njëanshëm ku opozita dhe lideri i saj janë prezantuar si krijues të skenareve të zeza dhe si faktori destabilizues në vend. Për këtë qëllim shfrytëzohet fjalimi i kryeministrit të tubimin në Prilep (18 prill 2015), si dhe mendimi i vetëm një analisti, i cili ngritet në nivel të gjithë ekspertëve.

Аналитичари_ Груевски ги зацврсти црвените _ - http___play.mrt.com.mk_play_60294_

Linku deri te artikulli origjinal: Аnalistët: Gruevski i përforcoi vijat e kuqe

Data dhe koha e publikimit: 19.04.2015, 18:23

Data e recensionit: 20.04.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

KORNIZIM SPINUES

Kontributi është përgatitur dhe është plasuar në atë mënyrë që krijon një fotografi se opozita me publikimin e materialeve “të krijuara” të përgjuara i bën dëmit autoritetit të vendit dhe përgatit terren që ta dëmtojë sigurinë e vendit të vet! Nga ana tjetër, ngritet kryeministri dhe potencohet vendosmëria e tij “të mos lejojë të realizohen qëllimet e skenaristëve të Zaevit!”

Prakitikisht, shikuesve u ofrohet një kuazia-analizë e qëllimshme e fjalimit të Gruevskit, duke i potencuar disa pika nga fjallimi i tij, ku ai e sulmon liderin e opozitës dhe përdor fjalor nënçmues, e madje edhe ofendues.

“…Kohë pas kohe bërtet ngapak, kërcënohet, e në fakt thellë tek ai fshehet një njeri i frikësuar…” (Gruevski për Zaevin)

Me këtë rast, merret një fragmnet nga paraqitja e shefit të opozitës në një televizion të Ohrit (16 prill 2015) dhe thuhet se ai, gjoja, ka thënë: “mundet edhe gjak të derdhet”!  Njëkohësisht, potencohet se si kryeministri “ka replikuar me porosi të drejtpërdrejtë se nuk do të lejojë destabilizim e vendit.”

Çfarë “kërcënimi”, në fakt ka bërë Zaevi, bëhet e qartë pasi të dëgjohet pyetja e udhëheqëses: (minuta 39,55 e video-materialit) “se çka bën që të evitohen skenaret e zeza” , për të cilën, në mes tjerash, ai thotë:

“… Nuk mund Zaevi i cili lufton për liri dhe demokraci të dëshirojë të derdhet gjak, qoftë edhe nga gishti i ndonjë qytetari toë. Mos aman, mirëpo e shoh se kjo mund të ndodhë, për shkak se zemërimi është duke u rritur, presioni ndaj opozitës e cila e udhëheq këtë proces është shumë i madh…” ( minuta 40,06 e video-materialit)

Mirëpo, me qasjen selektive dhe me kornizim spinues të deklaratës së tij, ndërtohet një tregim për “Zevin agresiv”.

 

VETËM NJË KËNDVËSHTRIM

Përshtypje është se edhe përzgjedhja e ekspertit është bërë që t’i vërtetojë tezat e kryeministrit. Në fakt, ky аnalist vazhdimisht është i pranishëm në media me deklarata, në të cilat e mbron pushtetin, ashtu që , nuk mund të thuhet se qëndrimet e tij opinioni i sheh si të pavarura. Poashtu, ai është analisti i vetëm i cili është i përfshirë në këtë kontribut, e kundrejt këtij fakti, në konstruksionin e titullit është përdorur termi “analistë”. Që aludon në atë se artikulli e përcjell këndvështrimin dominant të ekspertëve.

Fryma manipulative ruhet deri në fund të tekstit, ku nëpërmjet “analistit të pavarur” theksohen vetëm thirrjet e diplomatëve deri te opozita (të kthehet në parlament), e aspak nuk përmenden porositë deri te pushteti.

Si për shembull ajo e zëvendës-ndihmësit sekretar shtetëror për çështje evropiane të SHBA-ve, Hojt Ji, e datës 17 prill 2015, i cili konsideron se “në bisedimet e përgjuara ka informata të mjaftueshme që e obligojnë Qeverinë t’i angazhojë institucionet të hapin hetim për pohimet për punë të paligjshme dhe për krimin e pretenduar që përmendet në bisedat e përgjuara.”

Mirëpo, si duket shtëpia televizive nacionale nuk ka pasur për qëllim që publikut t’i ofrojë një pasqyrë të paanshme, reale të gjendjeve. Për këtë arsye edhe materiale që e recensojmë i percepton gjërat vetëm nga njëri kënd, ai i pushtetit!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.