Recension: Çka bëri Lepa Brena kur i vdiq nëna?

lepabrena-0987-0980954-crop-resize

 

Nuk është hera e parë që Lepa Brena të shfrytëzohet për të mbledhur sa më shumë klikime. Është trishtues fakti që momentet private të dhimbjes transmetohen në detaje pa asnjë burim që të tregohet zemërgjerësia e Brenës. Mendojmë se kjo është e tepërt.

lepabrenaLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Çka bëri Lepa Brena kur i vdiq nëna?

Data dhe koha e publikimit: 25.11.2014, 08:49

Data e recensionit: 30.11.2014

Recensuese: Мirosllava Burns

Vetë futja në detaje të një tragjedie familjare është problematike. Nuk është me interes publik se çka ka bërë Lepa Brena në momentin kur i ka vdekur nëna. Raportimi për këtë nuk është në përputhje as me kodin gazetaresk. Lihet përshtypja për sjellje të pandjeshme dhe joetike nga shkaku se futet në zonën senzacionaliste. Në tekst nuk ka shumë burime, e as link nga storja origjinale, në qoftë se supozojmë se bëhet fjalë për tekst të përkthyer që është marrë nga ndonjë medie rajonale. Edhe një herë e përsërisim se marrja e tregimi nuk e amneston medien e vendit nga përgjegjësia për pretendimet e bëra, të cilat në këtë rast nuk janë as shpifëse, as ofenduese, mirëpo tepër futet në detaje të parëndësishme dhe pa interes publik. Lihet përshtypja se kriteret për lajmin me vlerë janë zhvendosur dhe shkohet në atë drejtim që të publikohen pikanteri, me qëllim që të tërhiqet publiku. Mirëpo, jo gjithmonë atë që dëshiron ta lexojë publiku është e njëjtë me atë që me interes publik. Nuk mund të jemi të sigurt se ajo që është thënë është e vërtetë, për shkak se nuk janë përmendur burimet, gjegjësisht askush nuk qëndron prapa informatave që janë plasuar. Prandaj, dyshimet se bëhet fjalë për thashetheme janë të bazuara. Në aspekt përmbajtësor, teksti është i varfër, mirëpo më problematike është pjesa ku në mënyrë komentuese lavdërohet këngëtarja për veprimet e saja. Çka dëshirohet të arrihet në këtë mënyrë?

“Të gjithë jemi njerëz, por rrallë kush është njeri. Bravo Brena!”

Autori në tërësi e humb kontaktin me distancën profesionale që duhet ta mbajë dhe i drejtohet personalisht këngëtares në përpjekje që t’i mahnisë lexuesit.

“Çka bëri Lepa Brena kur i vdiq nëna” është titull shumë senzacionalist, që kufizohet me te qenit i pahijshëm dhe mospasjen e ndjenjës për respektimin e privatësisë në momente të pikëllimit.

Në këtë rast është shkelur neni 7 i Kodit të gazetarëve, që kërkon nga gazetarët ta respektojnë dhimbjen dhe pikëllimin personal. Kjo vlen edhe kur është në pyetje ndonjë person publik, kur niveli i dinjitetit kur raportohet për tragjeditë familjare duhet të jetë i njëjtë sikurse edhe për personat që nuk janë publikë. Detajizimi për atë se çka ka bërë Lepa Brena pas vdekjes së nënës së saj është krejtësisht e panevojshme, nuk është në funksion të interesit publik dhe shkakton refuzim te lexuesi.

Neni 7.

Gazetari do ta respektojë privatësinë e individit, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.

Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen personale.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.