Recension: Cërvenkovski nuk do të marrë pjesë në Konventën e Pendarovskit për shkak se e di se çka do të thotë

Crvenkovski-09800009870-crop-resize

Tekst i cili me ngulm përpiqet të propagojë diçka, të agjitojë. Lajm që me ngulm përpiqet të dëshmojë diçka, që sipas ligjeve të deritanishme të natyrës, nuk dëshmohet. Dhe në fakt, tekst që dëshiron në mënyrë të dhunshme të na imponojë ndonjë mendim, e këtë e bën bile edhe në mënyrë agresive, duke i përsëritur frazat dhe termet në mënyrë të vazhdueshme.

CrvenkovskiLinku deri te artikulli origjinal: Cërvenkovski nuk do të marrë pjesë në Konventën e Pendarovskit për shkak se e di se çka do të thotë

Data dhe koha e publikimit: 24.03.2014, 17:08

Data e recensionit: 25.03 2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

KONSTRUKSION I NIVELIT MË TË ULËT

Portalet e afërta me LSDM-në në përpjekje për ta bindur opinionin se Pendarovski nuk është zgjedhje e Branko Cërvenkovskit dhe se nuk është i afërt me liderin e mëparshëm të socialdemokratëve, dolën me deklaratë manipulative se Cërvenkovski nuk do të marrë pjesë në Konventë, për shkak se nuk ka qenë i ftuar.

Një konstruksion që merret me ndryshimin e tezave. Informata në një medie merret si produkt i gatshëm, manipulohet me të dhe pastaj vihe në rolin e përforcuesit në tekst. Megjithatëm duhet përshëndetur faktin që përpjekjet e këtilla për manipulim kërkojnë më tepër kohë, se si të mendohet i gjithë konstruksioni dhe si në mënyrë sa më të padhimbshme të kthehet te lexuesi.

Burimet e informatës, gjoja, janë disa portale “pro-opozitare”. Megjithatëm nuk është theksuar cilat janë ato. Pastaj manipulohet dhe spekulohet me burime anonime dhe jozyrtare.

Teksti nuk ka përmbajtje, përveç asaj që me rëndësi ka qenë të jetë për shkak të paragrafit të mëposhtëm:

Stevo Pendarovski vlen për bashkëpunëtor të afërt dhe njeri i besueshëm i Branko Cërvenkovskit. Ai më tepër se një dekadë fiton funksione të larta partiake dhe shtetërore dhe në ato funksione pothuajse gjithmonë është emëruar nga Cërvenkovski. Pendarovski ishte kryetar i KQZ-së që e verifikoi zgjedhjen e dyshimtë të Cërvenkovskit për kryetar të Maqedonisë.

 

ANSHMËRI ME PARAMENDIM

Anshmëria është politike, me paramendim. Shihet qëllimi dhe poenta e tekstit. Por, për shkak të përditshmërisë së këtyre teksteve, madje edhe neve na bëhen të zakonshme. Thjesht është e pabesueshme se çka mund t’u bëjë propaganda njerëzve.

I gjithë teksti është me koment. Tashmë thamë se tekstet e këtilla me karakter propagandistik patjetër të bëhen me komente, për shkak se nuk mund të gjendet ndonjë fakt.

Poashtu, më edhe nuk dihet se tekstet e këtilla a janë origjinale ose jo, për shkak se tekste të njëjta si veza me vezën, me titull të njëjtë, hasen në disa media. Prandaj nuk mund të caktohet se kush i pari e ka aktivizuar sustën, e as që është shënuar autori, apo se prapa tekstit qëndron ekipi redaktuese.

Titulli që në fillim manipulon dhe gjithsesi dezinformon. Nga ana tjetër, ai duket qesharak. Fotografia është vënë vetëm si ilustrim.

Çfarë përfundimi të jepet në fund. Tekst i cili paraqet material propagandues par ekselans. Shkollë për artikujt e këtij lloji. Ose, nëse duam në drejtim të kundërt, tekste që nuk do të duheshte t’i kemi në gazetari. Por, siç thonë të vjetrit – secili me mendjen e vet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.