Recension: Çdo sukses i im vjen nga ditura që e fitova në universitet

 

FireShot Screen Capture033-crop-resize

Në artikull shkruhet në mënyrë skajshmërisht pozitive për Universitetin Evropian si fidanishte i kuadrove kualitative që janë bërë menaxherë të suksesshëm. Kjo nuk paraqet asnjë problem sikur pronari i universitetit të mos ishte personi i njëjtë që është edhe pronar i gazetës ku është publikuar ky artikull. Dhe kjo nuk do të ishte problem sikur të shënohej në mënyrë të qartë lidhshmëria pronësore ndërmjet gazetës dhe universitetit, që lexuesit ta kenë parasysh konlfiktin e këtillë të interesave. Por, as kjo nuk është bërë.

FireShot Screen Capture033-fullLinku deri te artikulli origjinal: Секој мој успех доаѓа од знаењето што го стекнав на универзитетот

Data dhe koha e publikimit: 26.07.2014

Data e recensionit: 29.07.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Igor Gjuravçeviq nga Shkupi është njëri nga ish-studentët e shkencave ekonomike pranë Universitetit Evropia në RM, i cili menjëherë pas përfundimit të studimeve filloi ta zbatojë diturinë e tij edhe në praktikë. Mori diplomë në drejtimin e menaxhmentit, e tashmë me sukses e menaxhon firmën e tij” – thuhet në hyrje të tekstit të lartëpërmendur, i cili përndryshe është i zhanrit intervistë, në kohën kur nxënësit e shkollave të mesme me siguri mendojnë se ku të regjistrohen në fakultet. Të përkujtojmë se regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë, duhet të fillojnë në fund të gushtit.

Nuk ka dyshim se Gjuravçeviqi ka qenë student i Universitetit Evropian, se atje ka marrë diplomë nga fusha e menaxhmentit, por askund në brendi të tekstit nuk arrijmë të kuptojmë se pse ai është menaxher i suksesshëm, e as pse firma e tij (që është shënuar në artikull) duhet të konsiderohet si pasqyrë e kuadrove të suksesshme. Faktet e tilla nuk na ofrohen, edhe pse bashkëbiseduesi ka mundur të pyetet në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë, nëse për asgjë tjetër, atëherë së paku që “ta pastrojë terrenin”.

Mirëpo, nuk është lëshuar shansi që bashkëbiseduesit “t’i jepet topi”, që ai ta efektuojë porosinë, të cilën, gjithsesi të gjithë e presim. Në fakt ai thotë “porosia ime deri te të gjithë studentët e rinj të ardhshëm, e veçanërisht deri te ata që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit është të regjistrohen në EURM, për shkak se është në nivel me të gjithë universitetet botërore dhe i plotëson kërkesat e të gjithë studentëve në sferën e arsimit dhe plotësimit të njohurive”.

Është e qartë se nuk kemi asnjë tregues për atë se si dhe ku EURM-ja u afrohet universiteteve botërore dhe se cilat janë ato “shkolla” të cilave ai u ri menjëherë pranë!?

Vetëm të përkujtojmë se gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e reklamimit të tillë.

“Nuk duhet të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhet të ketë dallim ndërmjet reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrimin…”  (shih këtu).

Madje në shembullin e përmendur mund të flasim për reklamim të fshehur, për shkak se nuk janë dhënë të dhëna nga të cilat qartë do të shihet lidhja ndërmjet pronësisë së gazetës dhe universitetit. Me reklamim të fshehur nënkuptohen të gjitha përmbajtjet propaganduese të cilat për nga forma e tyre dhe mënyra e përgatitjes i ngjajnë tekstit autentik gazetaresk, ashtu që lexuesi/shikuesi nuk mund ta dallojë funksionin e tij propagandues nga përmbajtja gazetareske (shih këtu).

Nëse lidhja e tillë do të ishte e dukshme, me siguri maturantët këtë intervistë do ta shihnin me sy të tjerë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari