Recension: Çdo e 15-ta maqedonase është frigjide
Ndjenja kur mediat do t’u hyjnë në krevat – në këtë rast me qëllim që t’i numërojnë gratë frigjide dhe burrat impotentë dhe dhe t’u ngushëllojnë se megjithatë, Maqedonia nuk është më e dobëta në rajon. Është bërë përpjekje që të raportohet për një problem intim “pa qime në gojë”, në mënyrë sipërfaqësore. Nuk është marrë parasysh se bëhet fjalë për temë të ndjeshme, kështu që gjendjet që përshkruehn janë të definuara si sëmundje dhe ofrohen reçeta për “shërim” me një deklaratë të vetme nga një burim kompetent dhe komente të autorit të panjohur.
Linku deri te artikulli origjinal: Çdo e 15-ta maqedonase është frigjide
Data dhe koha e publikimit: 23.12.2014
Data e recensionit: 24.12.2014
Recensues: Аleksandar Peshev
Ndoshta mendoni se për paqe në shtëpi duhet të ketë bukë në tavolinë, para për harxhime, mirëkuptim ndërmjet anëtarëve të familjes… mirëpo, gaboni. Sipas këtij publikimi, çelësi i lumturisë gjendet te pantallonat.
Ekspertët thonë se që të ketë paqe në shtëpi nevojitet ereksion kualitativ dhe jetë e mirë seksuale.
Është vështirë të konstatohet se a janë këto pohime të sakta nëse merret parasysh se numërimi i burrave me disfunksion erektil dhe i grave që kanë probleme me intimitetin nuk është mbështetur me ndonjë burim. Më saktë, nuk dihet prej ku janë marrë të dhënat me qëllim që të verifikohet vërtetësia e tyre. Këto informata të paverifikuara janë plotësuar me një deklaratë nga një bashkëbisedues, i cili i konstaton gjendjet e evidentuara.
Lajmi nuk është gjithëpërfshirës, për shkak se nuk ka deklaratë nga ndonjë psikolog, edhe pse teksti i referohet kësaj:
Shpeshherë sëmundja mund të jetë e natyrës psikologjike, dhe për këtë arsye nevojite konsultim me ndonjë psikolog.
Ka dyshim se teksti mund të jetë shkruar që të promovohet një ueb-faqe komerciale. Elementet komentuese janë të pranishme në formë të këshillave që prekin në jetën intime të lexuesve, që nuk është funksion i mediave, me përjashtim të tabloidëve.
Nëse seksi është i rëndësishëm për të dytë, atëherë të dytë duhet të përkjudesen që ai të bëhet ashtu siç duhet.
Nëse nuk dihet se kush i jep këshillat, mund të supozohet se ato janë pohime të autorit. Gazetari nuk guxon të pohojë ose të komentojë, e aq më pak të vihet në rolin e psikoterapeutit i cili jep këshilla të standardizuara si zgjidhje për problemet potencialisht individuale.
Bëhet fjalë për kopje të plotë, mirëpo nuk dihet kush prej kujt ka kopjuar. Artikulli, pothuajse në formë identike është publikuar edhe në portalin në internet të stacionit televiziv me koncesion nacional dhe në një gazetë të përditshme. Titulli është informativ, mirëpo përmban elemente të diskriminimit gjinor. Gratë janë veçuar si frigjide, ndërsa impotenca te meshkujt trajtohet vetëm në fillim të tekstit. Nuk ka autor të fotografisë së është përdorur edhe në kopjet e këtij publikimi në disa media të tjera.
Gjithsesi, mediat luajnë rol kyç në luftimin e tabuve shoqërore, mirëpo është pikëpyetje se a është dhënia e këshillave dhe numërimi i personave me probleme intime, qasja adekuate për problematikën që trajtohet. Tema e këtillë ndoshta kërkon hulumtim plotësues rreth shkaqeve të problemeve intime në medin e popullatës, mirëpo për këtë më të thirrur janë mjekët dhe ekspertë e shëndetit mendor, e jo portalet e internetit, televizionet dhe gazetat.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari