Recension: Brankoja dhe Ljubçoja janë marrë vesh për amnesti?

Branko i Ljupco si dogovorile amnestija 002

Teksti,  e veçanërisht titulli, është spin i një deklarate të dhënë nga një anëtar i Komisionit për verifikimin e fakteve për një medie tjetër, të cilën autori i këtij teksti e komenton dhe nxjerr përfundime që nuk korrespondojnë as me deklaratën që e ka siguruar në mënyrë plotësuese nga bashkëbiseduesi i njëjtë, e as me deklaratat që janë marrë nga partitë politike që përmenden.

Poashtu, titulli flet për një amnesti të dakorduar, term që në drejtësi do të thotë: sjellje e ligjit me të cilin një numër i caktuar njerëzish lirohen nga ndjekja penale, në tërësi ose pjesërisht lirohen nga vujatja e dënimeve, u zëvendësohet me dënim me të butë, shqiptohet fshirje e dënimit ose hiqen pasojat juridike nga një vendim i tillë. Në qoftë se deklarata do të ishte e saktë se është bërë një marrëveshje e tillë, duhet të bëhet fjalë për abolicion, masë juridike që paraqet lirim nga ndjekja penale e personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale. Personi që është i përfshirë me abolicionin, nuk mund të ndiqet penalisht edhe atëherë kur ka bazë për ndjekjen e tij penale.

Branko i Ljupco si dogovorile amnestija 001Linku deri te arikulli origjinal: Brankoja dhe Ljubçoja janë marrë vesh për amnesti? 

Data dhe koha e recensionit: 24.09.2013, 23:26

Data e recensionit: 26.09.2013

Recensues: Sashe Dimovski

Vërtetësia: Nga informatat e ofruara, nuk mund të përcaktohet vërtetësia e thënieve të tekstit, për shkak se burimi kryesor, deklarata e transmetuar e bashkëbiseduesit, është dhënë si supozim, ndërsa gazetari me asgjë nuk e mbështet atë. Në mënyrë plotësuese, teksti na përcjell deklarata që e demantojnë supozimin me të cilin merret gazetari, e madje edhe vetë bashkëbiseduesi në deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë medie, siç thekson autori, “tërhiqet”. Në një situatë të atillë, kur të gjithë demantojnë, bile edhe vetë burimi që fillimisht e ka thënë supozimin, nuk mund të flitet për asnjë lloj të vërtete që do të mund të na e përafronte artikullin e analizuar.   

Burimet e informatave: Burimi i informatave, sipas relevancës së tij, nuk mund të vlerësohet si serioz, për shkak se edhe vetë thotë  në deklaratën e parë se “supozon”, e pastaj vetë tërhiqet nga deklarata e dhënë në fillim. Por, edhe përkundër burimit të këtillë të informatës, autori ndërton teza dhe nxjerr përfundime, të cilat janë absolutisht kontradiktore, me burimet që i konsulton më pas, gjoja të afërta me njërin ose opcionin tjetër politik, ndaj të cilit është orientuar akuza për arritje të marrëveshjes për amnesti (ose abolicion v.r.).

Përmbajtësia: Теksti ka shumë përmbajtje që nuk mund të verifikohet dhe të dëshmohet, për shkak se nuk bazohet në fakte dhe në argumente, por në supozime.

Anshmëria: Duke filluar nga vetë titulli, e deri te konteksti i gjithë tregimit, vërehet anshmëria që është e orientuar drejt dy personave, Branko Cërvenkovskit dge Ljubço Georgievskit, që përmenden në tekst, me një potencim të dukshëm se për amnestinë e pretenduar është marrë vesh ish-udhëheqësia e VMRO-DMNE-së. Qasjen e këtillë ndaj marrëveshjes së pretenduar e mohojnë të gjithë të pyeturit, që janë shfrytëzuar si burime në tekst, por autori nuk ka tentuar të sigurojë deklarata nga Cërvenkovski dhe Georgievski, dhe atyre ua ka përshkruar marrëveshjen pa kërkuar mendim prej tyre për këtë, ndërsa ngjarjen e bazon në burime anësore, relevanca e të cilëve është shumë e vogël për të dhënë informata të vërteta për periudhën për të cilën shkruhet.  

Komentimi: Тeksti fillon me pyetje, vazhdon me koment dhe përfundon me konstatim në pesë fjalitë e para, para se të na e ofrojë deklaratën të cilën e komenton, e më tej vazhdon me transmetimin e informatave, të cilat edhe pse nuk janë në favor të kontekstit të asaj që është shkruar, nuk i komenton, por përpiqet t’i minimalizojë. Për shkak se nuk bëhet fjalë për koment në gazetë, por tekst që duhet të informojë, qasja e këtillë nuk duhet të përdoret nga një gazetë e përditshme.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Sipas qasjes, teksti është origjinal, edhe pse ideja për një formë të këtillë të punës gazetareske është kopje që e praktikojnë gjithnjë e më shumë gazetarë dhe media, ku qëllimi kryesor është të sulmohet kundërshtari politik i pushtetit, e jo informimi.

Kualiteti i titullit: Titulli është pjesa më problematike e këtij artikulli, ku thuhet se Brankoja dhe Ljubçoja kanë arritur marrëveshje për amnesti, por në tekst nuk është ofruar asnjë argument për këtë thënie. Ky është një shembull klasik për spin, mungesë të normave kryesore gazetareske dhe përpjekje e dështuar për imponimin e një teme për debat në publik, duke u orientuar në ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur para pothuajse 20 vitesh, për të cilat nuk ofrohen argumente por supozime.  

Fotografia: Fotografia nga arkivi i dy politikanëve të përmendur korespondon me titullin, nëpërmjet të së cilës përforcohet spini për marrëveshjen e pretenduar, ku ata janë paraqitur duke ia dhënë dorën njëri tjetrit, që në shikim të parë lexuesit duhet t’i japë një pasqyrë se marrëveshja është përmbyllur edhe me dhënien e dorës.

Gjuha e urrejtjes: Në tekst mund të shihet gjuha e urrejtjes, për shkak se i gjithë konteksti është se dy liderët, dy opcionet politike, kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, se janë struktura kriminale dhe që të mbijetojnë në skenën politike kanë arritur një marrëveshje të këtillë, duke e shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Qasja e këtillë trgegon qartë se storja konkrete është large standardeve etike të gazetarisë. Porosia e fshehur dhe sulmi ndaj kundërshtarëve  të garniturës aktuale në pushtet janë sinjal i mjaftueshëm për hakmarrje politike që servohet nëpërmjet mediave. Teksti fillon me pyetje, përgjigje dhe konkluzione, para se të fillojë të ofrojë çfarëdo qoftë dëshmie për këtë pretendim.  

Përfundimi: Ky shembull i gazetarisë së “guximshme” hulumtuese për periudhën e tranzicionit të Maqedonisë, tregon se mediat shumë lehtë pranojnë informata pa ndonjë relevancë të madhe, të cilat pastaj i modelojnë dhe i përshtasin me momentin e dhënë politik, duke i paraqitur si të vërtetë absolute, të njohur vetëm për autorin e tekstit, e për këtë nuk ofrojnë asnjë argument nga i cili lexuesi do ta fitojë përshtypjen e njëjtë sikurse edhe autori.

Në këtë rast, autori do të duhej të merret së paku me elementet që janë pjesë përbërëse e dosjes “Themeli” dhe pastaj të përmendë se cilët njerëz dhe për cilat aktivitete kriminale nuk janë ndjekur, si mbështetje për pretendimet e tij që janë dhënë në tekst.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.